Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka folur pas fitores ndaj Sassuolos me rezultat 0-2.

Argjentinasi është i lumtur me formacionin e ri pasi kjo po i shkakton probleme më shumë kundërshtarëve.

“Jam i lumtur për ndeshjen e sotme, edhe një herë trajneri ka luajtur me këtë formacion (4-2-3-1) dhe kemi treguar forcë”.

“Kështu po vrapojmë të gjithë dhe është shumë e vështirë për kundërshtarët. Gjatë gjithë karrierës sime kam luajtur me këtë formacion. Kur transferohesh të një skuadër duhet të ambientohesh dhe unë jam i lumtur që kjo ka ndodhur te Juve”.

“Po ndihem mirë, ishte një fitore e rëndësishme”, ka thënë Higuain.