Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar. Në vitin 1946, Shqipëria e Jugosllavia ishin shtete mike. Por, në këtë miqësi problem ishin shqiptarët e Kosovës që vuanin persekutimet e komunistëve jugosllavë. Thuhet se Fadil Hoxha – lideri komunist i Kosovës – shkoi të ankohej tek Enver Hoxha, për mizoritë që i vuante populli i tij. Por, u spiunua tek famëkeqi Aleksandar Rankoviq, përmes vllahut Koçi Xoxe – atëherë ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Kështu, Kosova ishte e vetme dhe e pashpresë!

Viti 1946 ishte viti i krijimit formal të bashkëpunimit Jugosllavi-Shqipëri, pasi u nënshkrua Traktati për Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat 20-vjeçar. Këto dy shtete gjatë këtij viti do të lidhin 21 marrëveshje. Madje, planifikohej që Shqipëria të ishte republika e shtatë e Jugosllavisë, bashkë me Kosovën. Edhe sot ka dilema se a do të ishte më mirë të realizohej ky plan, pra për shqiptarët unikë si republikë e shtatë jugosllave. Një pjesë thonë do të ishte shumë më mirë, një pjesë është neutrale, e një tjetër mendojnë se do të ishte më keq pasi kështu do të zvogëloheshin ndjenjat kombëtare shqiptare. Sidoqoftë, plani dështoi, meqë thuhet se bashkimi i tillë do t’i bënte shqiptarët element të fuqishëm në Jugosllavi. Pra, ide e keqe nuk ishte bash krejt, apo jo?

vojo-kushi80 vite më vonë, vazhdon në një mënyrë tjetër miqësia komuniste shqiptaro-jugosllave e vitit 1946. Më 2016 në Prishtinë i hiqet një rruge emri Radovan Zogoviq – emri i burrit që iu përkushtua lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Ndërkaq, në Ulpianë qëndron “krenare” rruga me emrin e Vojo Kushit, i cili me grupin komunist të Shkodrës, më 23 nëntor vrau të birin e Isa Boletinit, nënkolonelin Adem Boletini.

Në fakt, Kushi ishte malazez, por pushteti i Zogut ua kishte hequr serbëve e malazezëve prapashtesën “viq” e “iq” nga mbiemrat. Ai i takonte grupit komunist të Shkodrës, si Vasil Shanto dhe Branko Kadija. Nga ky grup Jordan Misja ishte serb, ndërkaq shqiptar “i madh” ishte veç Qemal Stafa. Grupet komuniste shqiptare do të bashkohen më 8 nëntor 1941, po ashtu nën udhëheqjen e një malazezi tjetër, Milladin Popoviqit. Enver Hoxha atëherë zgjidhet kryetar. Ndërkaq, më 2016 do të dalin në pah dokumentet që thonë Nexhmija, gruaja e Enverit, ishte fashiste e se fashistë të tjerë pas lufte do të transformohen në komunistët më mizorë.

nexhmije-hoxha

Derisa më 1946 lulëzonte miqësia Shqipëri-Jugosllavi, në Kosovë vazhdonin përndjekjet e shqiptarëve të Kosovës. Më 29 qershor, në Prizren, para të ashtuquajturit “Gjyqi i Popullit”, në bankën e zezë u ulën 27 shqiptarë të akuzuar – në mesin e të cilëve shumë të rinj – për gjoja veprimtari kundër Jugosllavisë. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut – shkodranes që e donte Kosovës e që do të dënohet me vdekje – se qe sa kohë ka filluar të merrej me politikë, ajo iu kishte përgjigjur: “Që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për Atdheun – përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë”.

marie-shllaku-e1482805589650

Por, kush ishte Marie Shllaku?

Fillimisht ishte sekretare e ministrit të Punëve Botore, shqiptarit nga Kosova, Iliaz Agushit, që vritet më 1943 nga komunistët në Tiranë. Por, ishte e lidhur me grupet që luftonin për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ajo propagandoi që shqiptarët nuk duhet t’i përgjigjen thirrjes për të shkuar në Armatën jugosllave, por të dalin në mal për të zhvilluar luftë kundër partizanëve. Më 1944 ka marrë pjesë në Kuvendin e Drenicës, së bashku me Ymer Berishën, Mehmet Gradicën, Ahmet Shalën, Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën etj. Pasi u shua rezistenca në Drenicë, merr pjesë në Kuvendin e Dobërdolit, të gushtit të vitit 1945, ku u vendos që Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik e Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i luftëtarëve të rezistencës në Kosovë… Dhe, kjo 23-vjeçare, që fliste shumë gjuhë e që për shkaqe ekonomike kishte ndërprerë studimet e Filozofisë në Romë, u dënua me vdekje nga shqiptari faqezi, Ali Shukriu, bashkë me patriotët tjerë nga Shkodra: At Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini. Më 24 nëntor 1946, jetët e tyre do të shuhen në Prizren. Bashkëpunëtorë të tjerë të tyre, në mesin e të cilëve ishte edhe shkrimtari Ramiz Kelmendi e piktori Engjëll Berisha, u dënuan me 1-12 vjet burg.

ymer-berishaPara ekzekutimit të tyre, më 11 korrik 1946 në Hereç të Gjakovës do të tradhtohet dhe vritet nga shqiptari edhe patrioti Ymer Berisha, pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit (16-20 shtator 1943) që u organizua nga Xhafer Deva – nismë kjo që angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Këtë vit do të vdes në vetmi një ndër personat dikur më të pasur në Shqipëri: Shëfqet Vërlaci, kryeministër i Shqipërisë më 1924 dhe gjatë pushtimit fashist më 1939-1941.

shefqet_verlaci-e1482805909692Më 1946, Asambleja Kushtetuese shpall Republikën Popullore të Shqipërisë. Arsimi, shkenca dhe arti i nënshtrohen doktrinës dogmatike të realizimit socialist. Ndërkaq, më 26 tetor ndodh incidenti i Korfuzit, kur dy anije britanike shkatërrohen nga minat e vendosur në ujërat shqiptare. Në këtë vit Enver Hoxha shpall veten për kryeministër, post të cilin do ta mbajë deri më 1954. Në nëntor, si i “madh” që ishte, i prish marrëdhëniet me SHBA-të.

E, Kosova, si njësi politike, përmendet për herë të parë pas vitit 1912. Ajo quhet Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë, brenda territorit të Serbisë. Por, Kosova do të ketë një pjesë të vogël të territorit që quhej Vilajeti i Kosovës para pushtimeve serbe të vitit 1912.

serreci-e1482806047605

Në vitin 1946, kryetar i Ferizajt ishte Abdullah Musliu (Petrovci), një personazh shumë interesant. Ai ishte ndër komunistët e parë në Kosovë, madje njeri i rusëve. Fliste shqip, italisht, turqisht, gjermanisht e serbisht. Ishte komunist idealist, më vonë i zhgënjyer për shkak të politikave antishqiptare të regjimit të ish-Jugosllavisë. Për këtë, dhe mos gjunjëzimit të tij ndaj padrejtësive, do të vuajë shumë vite burg. Prokuror edhe i rastit të tij ishte Ali Shukriu.

ali-shukriu

Musliu gjatë jetës ishte arrestuar 33 herë, ndërkaq nga Kominterni sovjet kishte detyrë të vriste Adolf Hitlerin në Stamboll. Sipas historianit Ramadan Haziri, në Stamboll shkoi Joseph Goebbels (sipas gazetave, më 13 prill 1939). Musliu dhe një shqiptar nga Kumanova, hedhin bombën tek eskorta e shefit të propagandës naziste. Disa persona vriten, disa të tjerë e pësojnë nga hakmarrja turke.

Musliu më vonë do të bëhet bashkëpunëtor i Gjon Serreçit të NDSH-së (Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare), i cili do të ekzekutohet më 31 gusht të vitit 1947 bashkë me Ajet Gurgurin, Ukë Sadikun dhe Osman Bunjakun, në “Strelishtë” të Taukbashqes në Prishtinë! Serreçi do të “tradhtohet” nga shoqëruesi (truproja, që nga 25 korriku 1946), Osman Abaz Gagica, i cili nuk mundi të përballonte torturat në hetuesi.

Te “Strelishta” u ekzekutuan qindra shqiptarë tjerë. Në mesin e tyre është edhe Stak Mark Mirdita. Nga kjo familje janë vrarë gjashtë persona. Stak Marku ishte njeriu që kishte ndërtuar kishën e Shën Ndout në Prishtinë më 1927 e që rrënohet më 1957 nga komunistët.

Në këtë vit lindin aktorët Diane Keaton, Alan Rickman, Liza Minnelli dhe Sylvester Stallone; këngëtaret Dolly Parton dhe Cher; kitaristi David Gilmour; regjisori Oliver Stone; dhe, tre presidentë amerikanë: Bill Clinton, George W. Bush dhe Donald Trump. Nga këta presidentë amerikanë, i pari kontribuoi në çlirimin e Kosovës, i dyti në shpalljen e pavarësisë së saj, ndërkaq për të tretin… shqiptarët po shpresojnë!

Po më 1946, arrestohet shkrimtarja e parë shqiptare, intelektualja Musine Kokalari, e shkolluar në Romë të Italisë. Pasi ia vranë dy vëllezërit, në gjyq ajo tha: “Nuk më duhet të jem një komuniste që ta dua vendin tim. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani që ju jeni fitues, doni të shfarosni ata që ju i mendoni si kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më ndëshkoni mua për idealet e mia”!

musine

Në vitin 1964, pasi i kaloi 18 vite në burgun famëkeq të Burrelit, 19 vitet tjera të jetës i kaloi në internim, në Rrëshen, ku ishte e detyruar të punonte si fshesare rrugësh. Kokolari kurrë nuk u lejua të rifillonte të shkruante letërsi. Ajo vdes nga kanceri – e vetmuar e pa kujdes – më 14 gusht 1983. Pas rënies së komunizmit, eshtrat e saj u zhvarrosën që ajo të mund të prehej së bashku me nënën e saj. Atëherë zbulohet edhe një gjë tjetër e ligë: torturuesit komunistë e kishin varrosur me duar të lidhura me tela me gjemba.

burimi: TELEGRAFI