Historiani nga Shqipëria që jeton një kohë të gjatë në Tetovë i ka replikuar Zijadin Selës në Facebook ku i ka thënë se nuk do të arrini asgjë. Sela mbrëmë pas takimit me Ali Ahmetin shpërndau një status ku tregonte numra dhe llogaritje që sipas tij ajo që ka bërë është më e drejtë.
Por shumica e njerëzve u dëshpëruan kur panë se Sela i cili këkroi votat si opozitar u bë bashkë me pozitën. Ndër to edhe Arben Llalla i bën me dije Selës se matematika e tij është gabim dhe nuk mund të arrij asgjë.

“Me 70 deputet nuk arrin asgjë. Gjuha shqipe zgjidhet me këmbëngulje, por mos tju gënjej mendja se do ta zgjidhni sepse gjuha shqipe do quhet zyrtare 1. Kur në monedhën Dinar do jetë edhe në gjuhën shqipe, 2.Kur certifikata familjare do jepet edhe në gjuhën shqipe, 3.Kur shkresat bankare, gjyqësore, presidenciale do jenë në gjuhën shqipe. Këtë nuk do e realizojë kjo gjeneratë e politikanëve, por do realizohet kur nuk do ulen politikanën në prehërin e Sashenkos dhe deputetët dhe ministrat shqiptar nuk do jenë nga familje tradicionale që njihen si bashkëpuntor të serbit që në kohën e Krealit. Për emra mos më kërkoni tju them sepse i dini më mirë se unë ARDHACAKU” është replika e historianit Llalla.