Mate 9 është një telefon i ndërtuar nga metali dhe posedon ekran 5.9 inç, rezolucion 1080p, procesor të ri Kirin 960 me tetë bërthama, 4GB RAM, dy kamera prapa, njëra 20 megpaiksel me hapje f/2.2 dhe tjetra 12 megapiksel me hapje f/2.2.

Dy kamerat prapa përmirësojnë dukshëm kualitetin e fotove dhe janë shumë stabile. Kamerat, që sigurisht do të rivalizojnë ato të telefonit Apple iPhone 7 Plus, përdorin  teknologjinë e re hibride 4 në 1 për auto fokus që përfshinë laser, detektim të fytyrës, prapavijë me mjegull dhe kontrast.

Telefoni i ri nga Huawei ofron gjithashtu 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, dy hapësira për SIM kartela, rrjet LTE dhe bateri 4000 mAh që mbështet aftësinë për mbushje të shpejtë me karikues 5A.

Mate 9 përdor platformën e fundit Android 7.0 Nougat dhe vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme.

Huawei do të lansojë fabletën e re fillimisht në Kinë, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Kuvajt, Malajzi, Poloni, Arabi Saudite, Spanjë, Tajlandë dhe në Shtetet e Bashkuara Arabe.

Çmimi i pajisjes për tregun evropian është 699 euro.

gsmarena_001