Shumë nga njerëzit dëshirojnë të fillojnë mëngjesin me një dush, por sipas një studimi të ri nuk ka nevojë që njeriu të ndjehet keq nëse anashkalon dushin.

Padyshim se njeriu fillon të ndihet i ndotur nëse një ditë nuk bën dush, por kjo nuk rezulton në faktin se ju duhet të bëni më shpesh dush,sepse nuk është e përshtatshme.

Sipas Qendrës së Shkencës Gjenetike në Universitetin Utah, theksohet se pastrimi i shpeshtë shkakton vdekjen e baktereve dhe mikrobeve të tjera që jetojnë në trupin tonë.

Sipas hulumtimeve të fundit, këto janë thelbësorë për shëndetin tonë dhe sugjerohet se “shkatërrimi i gjithë këtyre ekosistemeve të mikrobeve mund të shkaktojë sëmundje”.

Si rezultat i kësaj sistemi imuniteti i juaj dhe madje edhe zemra mund të jenë shumë keq.

Sipas një studimi në Amazon është zbuluar se njerëzit që jetojnë në një fshat ‘Yanomami’ kishin një komunitet shumë më të pasur të mikrobeve në lëkëurën e tyre dhe diversitet më të lartë të baktereve dhe funksioneve gjenetike të raportuara ndonjëherë tek një njeri.

Ata madje kanë ushqyer baktieriet me rezistencë ndaj antibiotikëve.Ndërsa në përfundim të hulumtimit është bërë e ditur se nuk duhet të bëhet dush aq shpesh sa bëjnë shumicë e njerëzve.

Gjithashtu redaktori i ‘The Atlantic’ kishte nisur një udhëtim për pastrimin e gjithë trupit të tij nga larja e përditshme në qershorin e 2016-tës.

“Në fillim isha i tëri si vaj, kafshë me erë të keqe. Por kjo nuk ishte gjatë para se trupi të filloj të mësohet dhe rregullohet. Pas një kohe ekosistemi i juaj arrin të jetë i qëndrueshëm, dhe ju ndaloni të mbani erë të keqe. Nuk do të keni erë si trëndafil, ose ‘Axe Body Spray’, por sigurisht do të keni erë pastërtie të njeriut”, ka thënë Hambli.