Ky grafikon tregon që edhe pse VMRO dhe BDI kanë numrin e mjaftueshëm prej 61 mandateve për të themeluar qeveri, këto dy parti kanë pësuar humbje të thellë nga opozita, nëse numërohen vetëm votat e qytetarëve. VMRO-BDI gjithsej kanë fituar 541 mijë vota, kurse partitë opozitare 612 mijë vota, që do të thotë se dallimi është 70 mijë vota në favor të opozitës.