Zëvendësministri në largim i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, dhe atë të Norvegjisë, Per Strand Sjaastand.
Në takimin me Markusz është biseduar për zhvillimet politike në vend dhe thellimin e bashkëpunimit shtetëror mes të dyja vendeve.

Zëvendësministri shprehu mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen që ka dhënë Hungaria për Kosovën.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Markusz, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha projektet me interes për institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe tha se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Hungarisë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, në takimin e Gecajt me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Shkëlqesinë e tij, Per Strand Sjaastand, u vlerësua lart bashkëpunimi midis dy vendeve, si dhe u diskutua për format e reja të bashkëpunimit lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Gecaj dhe Sjaastand shprehen gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Norvegjisë.