Për prezantimin e premierës edhe regjisori Izer Aliu, i cili ka thënë se pas prezantimit të premierës në Norvegji, ky film do të prezantohet edhe në Maqedoni.

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Hunting Flies”, me regji të Izer Aliut do të ketë premierën më 21 prill në Norvegji, përkatësisht në Oslo. Për prezantimin e premierës, për KultPlus ka njoftuar edhe regjisori Izer Aliu, i cili ka thënë se pas prezantimit të premierës në Norvegji, ky film do të prezantohet edhe në Maqedoni.

Aliu ka njoftuar se filmi përpos premierës në kinema, do të ketë së shpejti edhe dy prezantime në dy festivale në atë të: Tromsö Film Festival dhe në Gothenburg Film Festival. Me rolet e tyre në këtë film luajnë aktorët: : Burhan Amiti, Jasin Mustafa, Besar Guta, Behar Djemali,Hadis Aliu, Suad Jakupi, Regaib Arifi./KultPlus.com