Elseid Hysajt i është realizuar dëshira.

Mbrojtësi i Napolit gjatë një interviste për ‘KissKiss’, ka deklaruar se ka preferuar Real Madridin në shortin e Ligës së Kampionëve.

Ai po ashtu ka folur edhe për përballjen që e pret me Cristiano Ronaldon, me të cilin së fundi janë përballur në kualifikueset për Kampionatin Evropian, në ndeshjet Shqipëri – Portugali.

“Unë isha duke shpresuar që do të përballeshim me ata në kohën e tërheqjes së shortit, dikush si unë i pëlqen këto ndeshje”, u përgjigj fillimisht Hysaj.

“Unë tashmë kam markuar Cristiano Ronaldon në kualifikueset për Kampionatin Evropian, ishte një ëndërr e bërë realitet, por tani unë jam edhe më i fortë në vetëdijen time”.

“Jam i sigurt që për mua dhe për Napolin do të jetë një vit i madh. Jemi të fokusuar dhe ndjehemi mirë, duam që të fitojmë në ndonjërin kompeticion”, ka shtuar mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare.