Ligji i Dekriminalizimit ka shkaktuar frikë dhe panik tek disa deputetëtë të Kuvendit të Shqipërisë, pasi sipas të dhënave nga KQZ, 5 kryebashkiakë dhe 7 deputetë kanë kërkuar të ndryshojnë apo plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, të njohura ndryshe si formularët e dekriminalizimit, duke argumentuar se nuk e kishin kuptuar ligjin.

BIRN mori të 12 kërkesat për ndryshime në formularët e vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një Kërkese për të Drejtë Informimi.

Në një deklaratë për shtyp në 19 Shkurt, KQZ-së u shpreh se këto kërkesa janë depozituar dhe pranuar nga Komisioni përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016. KQZ tha se pranimi i kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit është bazuar në kodin e procedurës administrative dhe shtoi se plotësimi i të dhënave pas afatit ligjor të vendosur nga ligji i shërben transparencë, shkruan Dita.

Një prej deputetëve që ka kërkuar të plotësojë me të dhëna shtesë formularin e vetëdeklarimit është ish kryeministri Sali Berisha.

Berisha dorëzoi me 26 Maj 2016 në KQZ një kërkesë për ndryshimin e të dhënave personale, me argumentimin se “nuk e kishte kuptuar ligjin”, pavarësisht se ai ka qenë një nga deputetët që e votoi ligjin në Kuvendin e Shqipërisë dhjetorin e vitit 2015.

Kërkesa që Berisha dorëzoi me 26 Maj 2016 në KQZ për ndryshimin e të dhënave personale

“Për shkak të paqartësive të shumta që ka sjellë ligji, dhe për të bërë transparencë më të madhe kërkoj të plotësoj formularin e vetëdeklarimit duke shtuar edhe informacion sipas regjistrit të gjendjes civile,” shkruan Berisha në kërkesën e tij për KQZ, duke raportuar se në rubrikën “Gjeneralitete të Mëparshme” duhet të shënohet se në lindje ka pasur emrin Salih dhe datëlindje më 1.07.1944.

Në formularin fillestar, Berisha ka deklaruar për ditë lindje 15 tetorin e vitit 1944 dhe emrin aktual të përdorur “Sali”.

Në vendimin e Kuvendit nr. 17/2016 për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet se formulari i vetëdeklarimit përbën dokument zyrtar dhe pasqyrimi i të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale dhe dënohet me burgim, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik – thotë ligji.

E nëse formularët e Ligjit të Dekriminalizimit do përfshinin edhe bashkëshortet, Berishës veç ditëlindjes do t’i dilte edhe një problem tjetër.

Është folur gjatë për origjinën serbo-malazeze të gruas së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ka me dhjetëra aludime që i gjen tashmë në faqe të ndryshme informative në internet se emri i saj i parë ka qenë Sllobodanka, që në shqip përkthehet Liri.

Më pas doli në pah se nënën e saj e quanin Milica.

Ky është një fakt i konfirmuar: e ëma e znj. Berisha quhet pikërisht Milica, edhe pse përpara disa vitesh, zonja Liri Berisha duket se e ka modifikuar emrin e nënës së saj duke e bërë… Milika.

Diferenca dhe dallimi bie menjëherë në sy kur krahason gjeneralitetet e Liri Berishës me të të vëllait të saj, shtetasin Agim Ramaj në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile.

Z.Ramaj e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milica”, ndërsa zonja Berisha e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milika”.

Mendohet se ndryshimi dhe modifikimi i emrit në regjistrin e gjendjes civile është bërë pas viteve 90’.

Regjistri i gjendjes civile ku “DITA” konstatoi këtë ndryshim të emrit të nënës së zonjës Berisha është rifreskuar për herë të fundit në vitin 2008.

Liri Berisha është e bija e Rexhepit dhe Milicës. Rexhep Ramaj është një shqiptar i Malit të Zi dhe është martuar hershëm me shtetasen “Milica”, mbiemri i vajzërisë të së cilës është ende i pakonfirmuar tërësisht.Albeu

Mbiemri nga nëna i zonjës Berisha mund të jetë Bulatoviç. Me këtë mbiemër rezultojnë të paktën tre figura shtetërore të rëndësishme të Malit të Zi dhe Serbisë.

Politikani më i lartë që ka mbajtur mbiemrin Bulatoviç është Momir Bulatoviç. Ai ka qenë edhe President i Republikës Federale të Malit të Zi, por edhe kryeministër i Jugosllavisë në vitet 90’.

Është pikërisht zyrtari që erdhi në Shqipëri në vitin 1994, u takua me Berishën dhe i kërkoi thyerjen e embargos për furnizimin me naftë të Ish-Jugosllavisë, kërkesë që u vu në zbatim.

Një tjetër Bulatoviç (Pavle) ka shërbyer në vitet 90’ si Ministër i Mbrojtjes së Ish-Jugosllavisë dhe konsiderohej si një ndër besnikët më të mëdhenj të Ish-Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

I treti në listë nga Bulatoviçët e rëndësishëm është Predrag Bulatoviç. Ai ka qenë drejtues i Partisë Popullore Socialiste malazeze dhe një kundërshtar i egër i pavarësisë së Malit të Zi.

Afiniteti i Berishajve me politikanë, biznesmenë apo me “frymën” serbe në moment të caktuara, duket i shumëpërsëritur në vite.

Në vitin 1998, Nexhmije Hoxha në një intervistë për revistën “KLAN”, tha se kur u propozua emri Berishës për të qenë doktor i Enver Hoxhës, ajo i kërkoi shërbimit sekret dosjen e tij.

Hoxha u shpreh se zbulimi shqiptar kishte të dhëna se të afërmit me origjinë serbe të zonjës Berisha ishin të lidhur me shërbimet jugosllave, ndaj dhe ky element e pengoi asokohe Berishën për të qenë doktor i Hoxhës.

Akuzat për mbajtjen e Shqipërisë në konflikt të përhershëm politik dhe prishja e rendit në vend sa herë në Kosovë kishte trazira janë akuza të shpeshta për Berishën

Nëse të gjitha sëbashku janë thjesht rastësi, atëherë Berisha është… atdhetari më i pafat në rruzull.