Në seancën konstitutive, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqiirja Ibrahimi në fjalimin e tij deklaroi se në radhë të parë ka hasur në vërejtje që një pjesë e materialeve nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, që hedh poshtë deklaratat e deritanishme të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare,.

Ai poashtu ka kërkuar që të mos i verifikohet, mandati Johan Tarçullovskit, i cili nga Gjykata e Hagës ishte i dënuar për krime lufte, ndaj shqiptare të Maqedonisë, të kryera në Luboten.

Megjithatë, udhëheqësi i seancës tha se ata veprojnë në bazë të rregullores së Kuvendit nuk mund të kërkohet mos verifikimi i mandatit, pasi Kuvendi punon në bazë të rregullores dhe ligjeve.