Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri sot ka zgjedhur që të uroj miqtë dhe fansat e tij në rrjetet sociale për vitin e ri 2017.

Ai në rrjetin social Facebook ka thurur keto fjalë me të cilat uron nga zemra këtë vit të ri, shkruan gazetaBlic

LEXO të plotë shkrimin e tij:

Të dashur miq!

Uroj, që viti 2017, të jetë vit i sukseseve të reja për shqiptarët!Në secilin prej nesh të mbizotërojë dashuria e madhe për njerëzit, dëshira e madhe për të rëndësishmen, për të ardhmen, për të vërtetën! Të mposhtet injoranca, e cila përpiqet t’i fikë qirinjtë e vërtetë të këtij vendi.Energji të reja, inteligjencë, për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë, për të gjithë.Nga zemra uroj, që Viti i Ri 2017, t’ju sjell gëzim, shëndet, paqe, punë dhe mirëqenie për të gjithë ju, që zëmra u ndjenë dhe u dëshiron mirësi!

Ilir SHAQIRI