Impotenca – Llojet, Shkaqet dhe mënyrat më efektive të trajtimit natyral

 

Impotenca, e njohur edhe si mosfunksionim i erekcionit apo ngrehjes, apo paaftësia seksuale, është një gjendje në të cilën burri nuk është në gjendje për të arritur apo për të pasur një erekcion.

Edhe pse impotenca është parë shpesh si një pasojë e natyrshme e plakjes, ky nuk është realitet. Në fakt, shumë tradita shëruese, të tilla si mjekësia Arabe, sistemi i shërimit i Indisë, dhe mjekësia tradicionale kineze, e konsiderojnë impotencën si një shenjë se shëndeti i përgjithshëm i burrit është në rënie.

Kujdes! Impotenca, sidomos te meshkujt 60 vjeç dhe më të rinj, nganjëherë mund të jetë një tregues i sëmundjeve të padiagnostikuara të zemrës. Në qoftë se ju vuani nga impotenca dhe nuk jani të sigurt pse, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Si rezultat i numrit të personave të prekur nga kjo gjendje, droga të tilla si Viagra®, Cialis®, Levitra®, dhe droga të tjera ED, janë tepër të njohura dhe fitimprurëse. Këto barna janë përdorur pa pushim nga njerëzit dhe ata gjenerojnë miliarda dollarë në fitime për prodhuesit e tyre. Megjithatë, këto barna kanë efekte të mëdha negative anësore dhe kanë treguar të shkaktojnë goditje, sulm-atak në zemër, artrit, diabet, depresion, stres, ankth, dhe verbim. Shumë sëmundje të tjera të rënda janë të lidhura me këto ilaçe toksike dhe të rrezikshme. Nëse ju jeni një burrë, i cili ka një formë të disfunksionit erektil, për këtë ekziston gjithnjë një kurë. Së pari, pyesni veten pse nuk jeni në gjendje për të pasur erekcion?

Përgjigja është se ka shumë shkaqe të mundshme..

Llojet e impotencës

Ka dy lloje të impotencës –impotencë primare dhe impotencë sekondare. Impotenca primare është e rrallë dhe është pothuajse gjithmonë psikologjike në natyrë, duke i lënë njerëzit të paaftë të angazhohen në marrëdhëniet seksuale.

Impotenca sekondare, e cila gjithashtu mund të jetë psikologjike në natyrë, ka tendencë të jetë rrethanore, që do të thotë se burrat që vuajnë prej saj mund të angazhohen në marrëdhënie seksuale në disa raste, por jo gjithmonë, në varësi të faktorëve të ndryshëm, të tilla si koha, vendi, dhe ndjenjat e tyre drejt partnerit të tyre seksual.

Shkaqet

Shkaqet e impotencës janë të ndarë në dy klasifikime: fizike dhe psikologjike.

Shkaqet fizike

Shkaqet kryesore fizike të impotencës janë stresi kronik, mungesa e ushtrimit fizik, mosbalancimet hormonale, mangësitë ushqyese, dhe dieta e varfër. Pirja e duhanit mund të jetë gjithashtu një faktor për shkak të asaj se si nikotina mund të zvogëlojë qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, duke rezultuar në rrjedhjen e zvogëluar të gjakut në penis. Ndotësit e mjedisit, veçanërisht metalet e rënda, gjithashtu mund të luajnë një rol.

Shumë ilaçe farmaceutike gjithashtu mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në impotencë. Këtu përfshihen ilaçet e tilla si: Anafranil – kapsula, Lupron depo, Lupron- injeksion, Normodyne-injeksion dhe tableta, paxil, Pepcid AC, Proscar, Prozac, RoferonA- injeksion, Tagament, Ëellbutrin, Xanax, dhe Zantac. Antacidet, antihistamines, medikamentet për presionin e gjakut, ilaçet kundër depresionit, diuretike, nikotina, dhe ilaçetpsikotrope, janë të gjithë të lidhur me impotencën, si dhe shumica e ilaçeve të ftohjes dhe gripit.

Impotenca mund të jetë gjithashtu për shkak të kushteve të tjera shëndetësore, duke përfshirë alkooli dhe / ose varësinë ndaj drogës, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe / ose nivelet e ngritura të kolesterolit, hipotiroidizmit, funksionin e ulët hipofizës, si dhe kushtet neurologjike, të tilla si skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.

Shkaqet psikologjike

Shkaqet psikologjike të impotencës përfshijnë ankthin, depresionin, frika e intimitetit dhe / ose seksit, dhe ndjenjat ekstreme të fajit apo turpit. Mërzitja në marrëdhëniet e dikujt mund të jetë gjithashtu një faktor, sepse mund të ulë vetë-respektin dhe të rrisë ankthin e performancës (frikën se ju nuk do të jeni në gjendje për të kënaqur partnerin tuaj).
Për të përcaktuar nëse impotenca është kryesisht e shkaktuar nga faktorë psikologjikë, mjekët shpesh do të kryejnë atë që quhet një “Stamp test”; Kjo përfshin vendosjen e një unaze letër rreth penisit para se të shkoni në shtrat. Gjatë lëvizjes së shpejtë të syve (REM) në gjumë, apo gjatë ëndërrimit, burrat e shëndetshëm zakonisht përjetojnë një shkallë të ereksionit. Nëse kjo ndodh gjatë testit të stampës, unaza e letrës do të zhvendoset, duke treguar se faktorët psikologjikë kanë më shumë gjasa të jenë shkaku i problemeve të dobësisë seksuale apo impotencës.

Shënim! Dështimi për të arritur një erekcion gjatë gjumit mund të jetë një shenjë e një problemi më të thellë shëndetësor dhe mund të kërkojnë kujdes mjekësor.

 

TRAJTIMI I IMPOTENCËS NË MËNYRË NATYRALE

Ushqimi

– Shmangni ushqime që janë të larta në yndyrna të ngopura, të pashëndetshme dhe të ulëta në fibra.
– Shmangni alkoolin dhe kafeinën.
– Shmangni ushqimet që janë tepër djegëse.
– Eliminoni karbohidratet e thjeshta, sheqernat e rafinuar dhe produktet e sheqerit.
– Eliminoni yndyrnat e hidrogjenizuara dhe pjesërisht të hidrogjenizuara, vajrat, margarinën, dhe të gjitha ushqimet e përpunuara dhe komerciale.
– Hani një dietë ushqimore të tërë organike, me shumë fruta dhe perime të freskëta.
– Konsumoni dhe shijoni drithërat, arrat dhe farat, sidomos kungulli dhe fara luledielli.
– Minimizni futjen e mishit të kuq, por sigurohuni të konsumoni sasi të mjaftueshme të mishit organik të pulave të fushës, gjelit të detit dhe peshkut të egër.
– Pini shumë ujë të pastër, të filtruar gjatë gjithë ditës.
– Pini lëng pjepri / shalqini, ose hani frutin.

Aromaterapia – Terapia Aromatike

Vajrat esenciale të mëposhtme mund të ndihmojnë për të zvogëluar simptomet e dobësisë, duke i përdorur për nuhatje ose për masazh:
– Vaj Sandalwood – një tonik për organet riprodhuese.
– Vaj Jasmine – një stimulues sensual që rrit besimin dhe vetë-vlerësimin, si dhe çrregullimet e sistemit riprodhues.
– Vaj Clary Sage – i mirë për ankthin, shpërndarjen emocionale negative dhe ndihmon për të rregulluar bilancin hormonal. Mund të jetë një ndihmë për; amenorrhea, dhembjet, dysmenorrhea, leukorrhea, ftohtësi seksuale, impotencën.
– Vaj Ylang ylang (Cananga odorata – bimë Indoneziane) – rrit epshin dhe trajton ndjenjat e paaftësisë seksuale.

Arti i të jetuarit

Është e rëndësishme të ushtroheni rregullisht. Ecja, ushtrimi dhe kërcimi në një trampolinë mini janë të gjitha të rëndësishme. Nëse jeni mbipeshë, kjo ndikon në gjendjen tuaj.

Terapia me esencë lulesh

Për impotencë të shkaktuar nga mungesa e besimit apo ankthit të performancës, Larshi shpesh është i dobishmëm.

Lulet e mollës së egër dhe të pishës mund të jenë të dobishme për njerëzit që e lidhin seksin me sjellje të turpshme dhe / ose mendojnë se është një mëkat.

Ndërsa lulet e ullirit mund të ndihmojë njerëzit të shërohen nga impotenca e shkaktuar nga lodhja fizike.

Terapia me lëngje

– Pini lëng të freskët shege.
– Kombino lakër të kuqe + selino + lëng marule, dhe pini 250ml dy herë në ditë.