Incident në sallën e Kuvendit në momentin kur në foltoren e Kuvendit ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas Ora News, ministri Beqaj doli në foltore për të replikuar ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Edhe deputeti i PD-së, Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën për procedurë dhe iu drejtua foltores.

 

Në një moment deputeti i PD-së, Edi Paloka iu afrua foltores dhe shtyu me dorë ministrin Beqajn duke kërkuar të largohet nga foltorja.

Menjëherë kanë ndërhyrë Garda për mos lejuar përshkallëzimin e situatës, ndërsa Valentina Leskaj, e cila drejtonte seancën, dha 5 minuta pushim.