Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social videon e fjalë së tij të mbajtur në 25 vjetorin e FRESSH, por shumë komentues e kanë pyetur kryeministrin në lidhje me incidentin e trenit në Kosovë dhe mundësinë se Serbia mund të sjellë ushtrinë atje. Rama i është përgjigjur njërit prej komentuesve, duke thënë se e shkuara e Serbomadhnisë ka marrë fund dhe do i ndjekë ata si një makth. Më tutje Rama i ka cilësuar si manovra politike dhe marrëzi, lojërat e Serbisë me trena e me aeroplana.

Komentuesi: Zoti rama mendon se ike kry tegjithat punt .jo i nderuar bashkoj forcat .ushtarake se serrbia oo futet prap ne ks. KUJDES

Rama: …po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova eshte shtet o mik, nuk eshte krahine e Jugosllavise e me Serbine e lidh vetem ndertimi i te ardhmes se fqinjesise mes dy shteteve, jo e shkuara rrenuese e serbomadhnise! Serbia do ta vuaje ate te shkuar si makth deri kur ta njohe Kosoven dhe vetem duke e njohur do te shpetoje nga ai makth (qe e shtyn hera – heres ne marrezira si kjo puna e trenit); ndersa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do te vijne nje dite po si zot te vendit s’vijne dot me kurren e kurres Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver

Komentuesi: Do te kisha qef te dije nqs Serbia fut forcat ushtarake ne kosove cili eshte qendrimi i qeverise shqiptare

Rama: Lexoni pergjigjen qe i kam dhene Enverit pak me lart dhe mos u shqetesoni me shume se ç’duhet nga lojrat politike me trena e me aeroplana

Capture-51