E dini që pas shumë sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, kancerit, goditjes në tru, diabetit apo sëmundjes së alcajmerit fshihet vetëm një shkaktar i vetëm: inflamacioni kronik?

 

 

inflamacion-kronik

Inflamacioni kronik ndodh kur qelizat e bardha të gjakut, që prodhohen nga trupi për të luftuar infeksionet, nuk e kryejnë funksionin e tyre.

Në vend të tyre ata sulmojnë indet dhe organet e shëndetshme. Kur fillon të sulmojë inflamacioni kronik, fillojnë e shfaqen probleme në pjesët që janë më të dobëta gjenetikisht. Për shembull, nëse sulmon arteriet, shfaqen probleme me zemrën; tek kyçet shfaqet artriti; në tru shfaqet sëmundja e alcajmerit etj.

Mënyra e vetme për të parandaluar zhvillimin e këtyre sëmundjeve është që të luftoni inflamacionin.

Edhe pse shumë mjekë rekomandojnë luftimin e inflamacionit me ilaçe si aspirina, ibuprofeni, studime të ndryshme kanë treguar se ato nuk janë efikase për parandalimin e sulmeve të para në zemër. Statina, nga ana tjetër, ul si inflamacionin ashtu edhe rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Nëse jeni mbipeshë, mund të ulni rrezikun e inflamacionit duke humbur disa kile. Një studim ka treguar se edhe një rënie sado e vogël në peshë mund të ulë inflamacionin. Njerëzit obezë të cilët humbin vetëm 3% të peshës së tyre kanë 10% më pak të proteinës MCP-1, e cila lidhet me inflamacionin.

Ndërsa digjni yndyrën e dëmshme në bark (me anë të ushtrimeve sigurisht), shtoni më shumë yndyra të shëndetshme në dietë. Peshku dhe vaji i ullirit sigurojnë acide yndyrore omega 3 de omega 9, të cilat pengojnë zshvillimin e inflamacionit.

Dieta mesdhetare i përfshin të dyja këto ushqime, si dhe karbohidrate të shëndetshme, perimet dhe drithërat.

Kufizimi i ushqimeve me shumë sheqer është një tjetër hap i rëndësishëm në luftën kundër inflamacionit.

Për të rregulluar shijen, zgjidhni fruta që përmbajnë antioksidues të quajtur polifenolë, që mund të ulin inflamacionin.

Luleshtrydhet, boronicat manaferrat, të gjithë këto fruta janë të pasura me polifenolë.

Kafja është gjithashtu një burim i mirë i polifenolëve.

Dhe mos harroni të lani dhëmbët. Ka një lidhje midis sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe problemeve të zemrës, artritit dhe impotencës seksuale.

 

Burimi: Men’s Health / https://manastirilajm.com