Instagram tashmë përdoret nga 600 milionë njerëz, dhe është vetë rrjeti social i fotove që bën të ditur lajmin.

 Vetëm në gjashtë muajt e fundit, sipas kompanisë Instagramit i janë bashkuar 100 milionë vetë.

“Sot jemi krenar tu bëjmë të ditur se komuniteti ynë është rritur me më shumë se 600 milionë përdorues. 100 milionë prej jush na janë bashkuar vetëm në 6 muajt e fundit. Shumë gjëra kanë ndryshuar këtë vit, por komuniteti i Instagram dhe diversiteti i shprehjes që sigurojmë na bën të jemi konsistent. Tashmë ju keni më shumë mënyra për të postuar se më parë, me Instagram Stories, live video dhe fotot dhe videot që zhduken në Direct”, thuhet në njoftimin e Instagram.

Kompania premton se do të punojë më shumë për sigurinë dhe privatësinë. “Për më tepër, me përditësimin e mjeteve të sigurisë që ju jep më shumë kontroll mbi komentet, ne po punojmë që ta bëjmë Instagramin më të sigurt se kurrë për lidhjen dhe vetëshprehjen”, vijon njoftimi.