Drejtuesit e rinj të Interit, kinezët e Suning Group, si duket nuk kanë limite.

Sipas gaztës spanjolle, Mundo Deportivo, Interi janë duke përgatitur një ofertë sensacionale për transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Klubi nga San Siro dëshiron të bëj çmendurinë për pesë herë fituesin e Topit të Artë’, duke tentuar joshjen e tij, pasi argjentinasi po vazhdon të ngecë në një zgjatje të kontratës me skuadrën nga Camp Nou.

Messi është i lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2018 dhe pritet të qëndrojë në klub edhe pas skadimit të kontratës së tij, edhe pse spekulimet rreth të ardhmes së sulmuesit vazhdojnë të diskutohen nga të gjithë.

Ndryshe, ‘Pleshti magjik’ ka deklaruar simpatinë e tij për skuadrën italiane, kur është pyetur para disa viteve.