Riparimi i disa kamerave që gjendjen në pjesën jugore të lumit Ibër ka ngjallur reagimin e serbëve në pjesën veriore të Kosovës. Ata ka më shumë se dy orë qëkur kanë dalë në atë pjesë dhe po protestojnë si shenjë revolte.

Ekipet e mirëmbajtjes së Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit me një kamionetë i kanë riparuar kamerat e sigurisë. Proces ky i zakonshëm për Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Policia nuk ka instaluar asnjë kamerë, por  në orët e paradites njësia përkatëse e teknologjisë  informative që monitoron kamerat, ka rregulluar disa nga kamerat për shkaqe të kushteve atmosferike kanë qenë jashtë funksionit, pra nuk ka instalime të reja. Zyrtarët e jugut pra mirëmbajtësit e Policisë gjatë mëngjesit të sotëm i kanë riparuar kamerat. Nuk ka tjetër të re”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë që mediat serbe raportojnë se në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka instaluar kamera të sigurisë për mbikëqyrje në afërsi të urës, ndërsa në anën veriore është një pikë statike e pjesëtarëve të KFOR-it italian.

Intervenimi i policisë, ja si serbët po e ruajnë murin

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur matanë urës së Ibrit në Mitrovicën veriore.

Askush nuk di të thotë nëse ata kanë dalë në protestë apo jo,  por ka disa orë që të ndarë në grupe po qëndrojnë aty.

Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se qytetarët janë mbledhur pasi që kanë dëgjuar se autoritetet e Prishtinës do ta rrënojnë me forcë murin që sipas autoriteteve në Prishtinë është i jashtëligjshëm.

Ndryshe për në orën 17:00 në Rashkë është paralajmëruar për një takim të kryeministrit Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit serbë të Kosovës ku pritet që temë e diskutimeve të jetë edhe muri.