Ish-funksionarët e koruptuar të BDI-së bëjnë presion për që me çdo kusht të shkohet në koalicionim me VMRO-DPMNE-në. Kjo bëhet e ditur nga burime partiake pranë VMRO-DPMNE-së, siç thonë qëllimi është që të vazhdojë koalicionimi i përbashkët, pasi këtë e shofin si rrugëdalje të vetme për VMRO-në që nëpërmejt funksionarëve të kompromituar të BDI-së për të cilët në VMRO thonë se i “kanë në dorë” , sepse posedojnë dëshmi materiale për korupsionin dhe krimin e organizuar gjatë qeverisjes së përbashkët në të kaluarën.

Nga kjo parti kanë konfirmuar se janë në komunikime të rregullta me këto struktura të BDI-së por nuk japin detaje për kombinatorikat e mundshme të koalicionit me BDI-në. Nga ana tjetër, përfaqësues tjerë të lartë të BDI-së vlerësojnë se shkuarja në këtë moment me partinë e Gruevskit e cila ka gati njësoj mandate sa LSDM-ja, do të ishte vetëvrasje për BDI-në.

Ndërkohë në BDI këto lajme të lansuara i vlerësojnë si spekulime dhe nuk duan që ti komentojnë atë. Por siç mësohet kontaktet e tilla që kanë si temë koalicionimet po zhvillohen pa dijeninë e Ahmetit, ndërsa funksionarë të caktuar që po lobojnë në këtë drejtim, në rast të rezultatit do të shpërblehen me poste dhe benefite të mëdha. Deri tani nuk ka asnjë lëvizje zyrtare rreth bisedimeve për formimin e Qeverisë së re.