Sadije Berisha, ish­-gruaja e Shkëlzen Berishës i cili është djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, në profilin e saj në Facebook ka publikuar foto nga martesa e saj e parë, kur ishte vetëm 20 vjeçe.

“Nëna ime vetëm më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë… Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, “me shkuesi” (myslimano­shqiptare). Isha 20 vjeç, e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kanë arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare.. Është fotoja e parë që kushëriri im Fadil Berisha më sh krepi.”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shruar se ”Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Buzëqeshja në martesën tënde nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?”, shkruan Sadija në këtë status.

Kujtojmë që Sadija dhe Shkelzeni janë të ndarë që prej kohësh.