Në Vinçë (afër Beogradit) kurrë nuk është krijuar bomba bërthamore edhe pse kreu politik i ish-RSFJ-së në krye me Titon, tri herë nga shkencëtarët kishte kërkuar që energjia bërthamore të përdorej për qëllime ushtarake, transmeton Koha.net.
Ky është përfundimi i hulumtimeve shumëvjeçare të dr Dragomir Bonxhiq, bashkëpunëtor i Institutit për histori bashkëkohore. Ai, siç njofton sot novostionline i Beogradit, është historiani i parë që ka hulumtuar lëndën arkivore në politikën bërthamore të pasluftës në ish- Jugosllavi, ka ndërfutur në të shkrimet kujtesë, ka thyer mitet dhe këto i ka publikuar në librin “Ndërmjet ambicieve dhe iluzioneve. Politika bërthamore e Jugosllavisë 1945-1990″.
Bonxhiq ka theksuar se tri herë ishte bërë përpjekje që Jugosllavia të pajisej me bombë bërthamore.

Hera e parë kishte ndodhur disa muaj pas formimit të Institutit për hulumtime bërthamore në Vinçë në vitin 1948. Instituti themelua në janar kur Pavle Saviq, drejtori i parë u kthye nga Rusia ku kishte qenë me urdhër të Titos për të shqyrtuar mundësitë e hulumtimeve bërthamore. Gjatë kthimit ndodhi prishja me prishja me Bashkimin Sovjetik e në fund të vitit Aleksandar Rankoviq (antishqiptar i përbetuar) Milovan Gjilas dhe Edvard Kardel i dërguan kërkesë Vinçës me arsyetimin se duhet krijuar armën me të cilën do t’i kundërvihej Rusisë. Tito ishte njoftuar me gjithë këtë projekt.

Përpjekja e dytë ndodhi në fillim të viteve të ‘60’ta. Në vitin 1955 u themelua Komisioni federativ në krye të të cilit ishte Aleksandar Rankoviq. Në vitin 1965 ishin ndarë shumë mjete për pasurimin e uranit por projekti kishte dështuar.

Përpjekja, që vlerësohet si e tretë, kishte vazhduar deri në vitin 1971. Në këtë vit ishte suspenduar vit Komisioni Federativ bërthamor.

Portali veçernjenovosti nuk zbulon aktivitetet bërthamore që janë zhvilluar nga viti 1971 deri në vitin 1990.