Veterani i tri luftërave, Asmir Salihu nga fshati Bilaç i Bujanocit, i përndjekur nga regjimi serb si pjesëtar i UÇPMB-së, po strehohet në një shtëpi pothuajse gërmadhë në Hajvali, thuhet në fillim te reportazhit te “Zërit” qe ka vizituar ketyre ditëve nëjrën nga familjet e nje ish-ushtarit të UCPMB-së

Në këtë shtëpi, pronë e minierës “Kishnica”, fëmijët e tij po “mbyten” nga lagështira dhe të ftohtit. Xhamat e dritareve të thyera janë mbyllur me jastëkë, në pamundësi për t’i vënë xhama të rinj. Në jorganët dhe çarçafët të prekur nga lagështira, pesë fëmijët e tij e bëjnë gjumin.
Liridona shtatë vjeçe, vajza më e vogël e familjes e ka më vështirë t’i mbijetojë të ftohtit dhe lagështirës. Të ftohtit ka depërtuar në trupin e njomë të saj dhe kolla po e mundon. Asmir Salihu thotë se ka punuar në shërbimin civil në komunën e Bujanocit, por është detyruar të lë punën dhe shtëpinë, e të ikë për në Kosovë për shkak të rrezikimit të jetës së familjes së tij nga xhandarmëria serbe.

”Xhandarmëria na hynte në shtëpi, na bastiste…, dhe që nga viti 2008 jam strehuar në Kosovë këtu në Hajvali. Fillimisht jam vendosur pranë kazermave të ish-TMK-së në Ferizaj, e pastaj erdhëm këtu në këtë shtëpi të braktisur vetëm për të mos paguar qira”, thotë ish-veterani që ishte në UÇPMB.Image

Ai tani nuk posedon as dokumente të Kosovës . “Me ligjet e Kosovës po duhet që dokumentin që e posedoj, të Serbisë, të ketë afat, e unë dhe familja nuk guxojmë të kthehemi atje për të marrë dokumente të reja, dhe kjo është hendikep që ne nuk marrim në Kosovë as ndihmë sociale sepse nuk kemi dokumente”, thotë Salihu, i cili ishte pjesë e UÇPMB-së që nga fillimi dhe pjesë e udhëheqjes së saj ku mbante pozitën, shef armatimi i kësaj ushtrie.
”Po të doja të përfitoja si disa për vete edhe unë do të mund të shëtisja me xhipa, sepse kisha në dorë paret e gjithë mërgimtarëve që i dërguan për armatim, por nuk do të mund t’i prekja ato të holla përpos për atë që ishin të dedikuar për armatim. Dhe sot aspak s’jam pishman që jam në këtë gjendje, por kam menduar se në Kosovën shtet, e për të cilën kam kontribuar nuk do të më vuanin për bukë fëmijët”.

Supën e përgatisin vetëm për festa

Ish-luftëtari që iu doli përballë serbëve pa iu dhimbsur jeta, e që në jetën e tij mban mend të ketë qarë vetëm për komb, tani të folurit i ndërpritet nga ngashërimi dhe lotët vërshojnë fytyrën e tij. “Është vështirë të dal dhe të kërkoj ndihmë, por ndodh që fëmijët shkojnë në shkollë pa bukë e kur vinë prapë nuk kemi çka t’iu kthejmë në sofër”, thotë ai, derisa rrëfen kushtet e rënda ku jeton, por që siç shprehet, nuk i bie në mend shtëpia kur nuk ka me çka t’i ushqejë fëmijët, ndonëse të ftohtit nuk “luftohet” nga vetëm një shporet në korridorin e shtëpisë, që të ngrohë edhe dy dhomat tjera, ku lagështira të mbytë frymën sapo shkel brenda në to, e të ftohtit të mpinë këmbët. “Sot në një shtet të pavarur të jetosh në këtë gjendje dhe mos të kesh bukë të hash, ja unë të vdes, ja të trenohem…”, thotë ish-Salihu. Image

Ai thotë se në familjen e tij kur ka supë për ushqim ajo ditë është “festë”. “Ndodh një herë në vend të tri herëve kemi bukë për të ngrënë, fëmijët shkojnë shkollë dhe zbathur me rroba të shqyera, e ndonjëherë shoqet e paguajnë ndonjë sandviç”, thotë ai duke shprehur dhimbjen e tij se si i shmanget katër vajzave të tij, që të katra shembullore në shkollë, kur nisën për në shkollë, se nuk ka as 50 centë t’ua japë për bukë. Ndërsa, për djalin e vetëm Salihun 20-vjeçar tregon se është ndalur nga shkolla në vitin e parë të Shkollës së Mesme, sepse nuk kishte kushte për të vazhduar mësimin.

Tani Salih Salihu, i biri, mbledh hekura nëpër mbeturina. Djali Salihu rrëfen se bën në ditë deri 5 kilometra në këmbë, duke kërkuar nëpër mbeturina hekura, prej të cilave fiton 50 centë në ditë. “Edhe në këtë ftohtë po dal sa për të siguruar bukën me 50 centë që të arrij të fitoj në ditë”, thotë Salihu. Ai ka ndërprerë mësimin në klasën e dhjetë të shkollës. “Kam qenë në shkollën e Bujqësisë në Fushë-Kosovë, por nuk mund të udhëtoja, nga Hajvalia duhej përditë të paguaja udhëtimin, dhe u detyrova ta ndërpres në klasën e dhjetë, e që atëherë mbledh hekura nëpër mbeturina”. Në këtë shtëpi nuk mungojnë vetëm drutë, por edhe energjia elektrike. Image

Asmir Salihu thotë se nuk ka që ta paguajë dhe punëtorët e KEDS-it ia këpusin. Në këtë shtëpi me të ftohtit dhe urinë nuk përballën vetëm pesë fëmijët. Bashkëshortja e Salihut, Hisnija, është e sëmurë nga veshkat. Që prej shtatë vjetëve ajo lëngon nga dhimbjet e veshkave.

“Kam qenë tek mjeku, më ka rekomanduar të shkoj dhe të shtrihem në dializë por nuk kam mundësi t’i lë fëmijët të përballen me urinë duke qarë, e vetë të shtrihem atje. Mbesim pa bukë deri sa dikush na bie diçka”, thotë ajo derisa rrëfen se dhimbjet që as natën e ditën nuk e lënë të qetë mundohet t’i pakësojë me brofen (hap kundër dhimbjes), por jo barëra për shërim, pasi nuk ka të tilla as të blejë as të shkojë në kontroll tek mjeku, siç shprehet, tash e shtatë vjet që vuan nga veshkat ajo më asnjëherë nuk ka shkuar në vizitë mjekësore. “Më kapin dhimbjet natën e ditën, më qesin hundët gjak, vallahi s’kam qenë tek mjeku prej shtatë vjetësh”, thotë ajo. Image

Hisnija por as Asmiri nuk kanë shkuar të vizitojnë familjet e tyre në Luginë që prej kanë ikur prej atje. Ata kanë mall dhe për vendlindjen. Hisnija është shtrirë në një krevat ku telat e tij nga vjetërsia janë kthyer në gjemba jo vetëm për trupin e saj të sëmurë por dhe të pesë fëmijëve. “Këto krevate në mbeturina i kemi gjetur që i ka hedhur dikush, bashkëshorti i ka marrë dhe i ka sjellë këtu”. Hisnija nuk ka as dollap për rroba ajo ka renditur rrobat në tokë dhe i ka mbështetur për muri, nuk ka as dollap për rroba, por është detyruar që ato t’i rendisë në tokë, duke i mbështetur pranë një muri.

Katër vajzat, shembullore në shkollë, të cilat nuk kanë as këpucë as çanta

Vajza e madhe e tyre 16-vjeçare, Anifja, thotë se ëndërron të ketë një dhomë sikurse gjithë shoqet e saj që kanë në shtëpitë e tyre, ku nuk hyn të ftohtit, ku nuk ka lagështirë dhe ku minjtë nuk ua grisin çantat. E trupi i njomë i vajzave në krevatet që nuk ju ka mbetur me sfungjerë, por vetëm tela, nuk ngrihet në mëngjes pa dhimbje”.Image

Dhe mezi shtrihen këto krevate”, tregon ajo. Vajzat fle dhe në rroba që i ka prekur lagështira. Anifja në klasën e nëntë dhe Medina në klasën e shtatë, i lajnë rrobat e familjes bashkë për ta ndihmuar nënën e sëmurë. “Na ngrihen duart nga të ftohtit në banjo se makina e rrobave ka qenë e vjetër dhe tani është prishur nuk bën më, njëra i fërkojmë dhe tjetra i shpërlajmë”, tregon Medina. Katër vajzat nuk kanë as pantofla ta mbijetojnë të ftohtit në dyshemenë prej çimentoje me tepih të vjetër dhe të shqyer. Fëmija tregon se dhe çantat e shkollës që ua kanë dhuruar shoqet, por dhe vendet ku minjtë ua kanë grisur çantat.Image

Dhe këpucët i kanë të dhuruara. Ato nuk kanë vënë në këmbë të tyre asnjëherë këpucë të reja. Nuk din as numrin e këmbës. Por vetëm ato që dikush ua ka falur, dhe kur numri bie më i vogël, ato dëshpërohen, por kur numri në këmbën e tyre bie me i madh, ato thonë se pavarësisht kësaj gëzohen sepse më të mëdha këmba hyn dhe mjafton të kenë me çfarë të ecin. Liridona shtatë vjet tregon librezën që e ka mbushur me të tëra pesa ndonëse me barkun bosh.

Për të interesuarit që duan të ndihmojnë, numri i kontaktit i kryefamiljarit Asmir Salihu 049 559 948

Ndërsa për veshmbathje për anëtarët e familjes mosha dhe numri i këpucëve është:

Asmir Salihu, mosha 45 vjeç, numri i këpucëve 44
Hisnije mosha 44 vjeçe, numri këpucëve 39
Salih Salihu 20 vjeç (ka ndërprerë shkollën për shkak kushteve), numri i këpucave 42
Anifeja mosha 16 vjeçe (klasa e nëntë), numri këpucëve 39
Medina 13 vjeçe (klasa e shtatë), numri i këpucëve 37
Feimja 10 vjeçe (klasa e katërt), numri i këpucëve 36
Liridona 7 vjeçe (klasa e parë), numri i këpucëve 28 / Nga Anita Kadriu (Zëri) 
ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage