Nga Kol  Marku 

Ismail Qemali nje burre i madh shteti me nje vizion te gjere botkuptimor  !

Tashme te gjithe e dime se Ismail Qemali ( Ismail bej Vlora), eshte ai burre i cili ka mbetur ne kujtesen kolektive te kombit si protogonisti kryesore qe beri te gjithe perpjekjet kryesore politike dhe dipllomatike neper Europe per te siguruar mbeshtetjen e shpalljes se pavarsise se Shqiperise qe e proklamoj me 28 nentore te vitit 1912, date kjo e cila perkonte me date ne te cilen dhe Skenderbeu ngriti flamurin ne Kruje. Kjo date historike na kujton dy nentore  ate te parin qe percaktoj fillimin e rezistences Shqiptare

per bashkim kombetare te Shqiptareve ne luften titanike kunder perandorise me te madhe te kohes, asaj Turke e cila ishte ne fuqizim dhe rritje te vazhdushem me synime qe jo vetem te nenshtronte Ballkanin por te gjithe Europen, ndersanentori i dyte na deshmon pikerisht ate faze te pavarsise se Shqiperise nga perandorija Turke e cila ishte drejt shperberjes se plote. ( Fig,Nr-1, Portreti i Ismail Qemalit)

Ne kete faze situata ishte shume kritike per Shqiperine dhe Shqiptaret te cilet jo vetem qe rrezikoheshin nga coptimi teritorjal qe ishte projektuar nga “konferenca e fshehte e Londres”, dhe nga “Traktati i Berlinit” por rrezikohej plotsisht vete ekzistenca dhe mbijetesa etinike e kombit ne tersi nga nje asimilim total, qe mund ti vinte se shpejti, nga fuqite agresive ballkanike te mbushura me urrejte nacionale dhe te urdhehequra nga nje politike agresive asimiluse kulturore qe nuk e kishte njohur koha me pare.

Keshtu e pare ne kete kenveshtrim nese Skenderbeu eshte figura e pare qe arriti te bashkoje kombin dhe qe i vuri fre per rreth nje çerek  shekulli perandorise se ethshme dhe gjaksore Turke qe kerkonte per te nenshtruar gjithe Europen, Ismail Qemali se bashku me patriotet qe e mbeshteten ne qellimet e tij kombetare, me aktin e faktit te kryer te shpalljes se pavarsise se Shqiperise dhe krijimin e shtetit te pare unitare Shqiptare, ngjalli shpresat e popullit  ne tersi ne te gjitha trojet etnike dhe ne diasopore se ne ate vend doli nje burre i afte, i mençur dhe i guximeshem qe mori ne dore  fatet   e kombit te rrezikuar nga coptimi dhe zhdukja. Pra e pare ne kete kenveshtrim figura e Ismail Qemalit mendoj se duhet vlersuar si burri me i madh dhe i shquar i kombit Shqiptar pas Skenderbeut.

Ai eshte ati i themelimit shtetit te pare unik Shqiptare. Eshte pikerisht ai qe ne vazhden e perpjekjeve per pavarsi, te shqiptareve ishte projektuesi dhe realizuesi i shpalljes se pamvarsise se Shqiperise, nga perandorija Turke, pas nje pushtumi shume shekullore. Per çeshtjen e pavarsise  dhe  me pare ishin bere tentativa per nje kerkese te tille siç ishte ajo e perkujdesjes se patrioteve Shkodrane me ne krye Pjeter Gurakuqin, ne vitin 1878 qe ju ishin drejtuar kancelarive Europiane, por qe kishin rene ne vesh te shurdher.

Ai i paisur me nje kulture dhe vizion te gjere te kohes kur jetoj,  ishte personi i duhur dhe i pa zevendesushem i paisur me te gjitha aftesite intelektuale, politike dhe diplomatike per ta perfaqesuar shtetin e pare te pavarur Shqiptare ne te gjitha kancelarite perendimore te cilat shfaqeshin me interesa pro Shqiptare, si dhe per te ju kundervene atyre qe kerkonin coptimin e ketij vendi te sterlashte, duke penguar me te gjitha mundesite projektet madhore te Ismail Qemalit dhe te patrioteve te tjere Shqiptare.

Duke qene se Ismail Qemali ishte jo vetem politikani qe mori mbi shpatulla pamvarsimin e Shqiperise, por dhe dipllomati me i afte per te ju kundervene interesave imperjaliste coptuese dhe asimiluese (ndaj popullsise dhe teritoreve Shqiptare), qe buronje nga traktati i “fshehte i Londres”, vendimet e te cilit ndanin Shqiperine midis Malit te zi, Serbise, Greqise dhe Italise; ai luajti nje rol te madh se bashku me patriotet e tjere shqiptare ne kundershtimin e ketyre planeve.

Ai me shume dhe me mire se kushdo tjeter, ne kundershtim dhe me idete dhe veprimet e eksponenteve te ndryshem Shqiptare te kohes, qe shfaqin perputhje interesash me fuqite e kohes, te mbartura me ide coptuese, duke u nisur nga parimi se per te shpetuar pjesen me te madhe mund te sakrifikojme ate te voglen; jo vetem se i kundershtoj ato ide, por arriti qe tua prishe planet kolaboracoiniste me ato shtete te cilat i mbeshtetnin dhe favorizinin ne nje qellim te tille.

Ai ishte i bindur ne qellimet e tij politike dhe patriotike se per Shqiperine nuk do te pranohet ” asnje te keqe sado e vogel apo e madhe qofte ”. Ai ishte i vendosur ne mendimin se Shqiptaret duhet te bashkoheshin “ne nje trup te vetem etnik” dhe te siguronin mbijetesen duke i bere balle ketij coptimi te tmerrshem qe se shpejti do te qonte ne humbjen definitive te kombit Shqiptare.

Dhe ai per keto ide dhe veprime te tij; – perballe intrigave te fshehta dhe fallsiteteve te hapura te fuqive imperjaliste dhe atyre ballkanike te cilat dolen ne agresivitet te hapur duke u perfshire ne luftra barbare per te coptuar teritoret ballkanike te banuara nga Shqiptare pas renjes se perendorise Turke;- sigurisht qe do te paguante dhe çmimin kapital e duke sakrifikuar jeten e tij.

Vdekja e tij sido qe te kete ndodhur ( pesa i perket rrethanave) u be ne nje moment shume delikat per fatet e Shqiptareve, ne vigjilje te dites e konferences se paqes ne Paris, ku do te vendosej perfundimisht dhe fati i Shqiperise dhe Shqiptareve ne tersi. Ai iku nga jeta ne momentet me delikate, kur i duhej popullit Shqiptare me shume se kurre.

Po ç’te besh, ky ka qene fati i Shqiperise dhe Shqiptareve ne shekuj !  Nje popull fisnik i cili per hire te bashkjeteses asnjehere nuk ka perbere rrezik per te tjeret por gjithnje i eshte rrezikuar ekzistenca dhe mbijetesa nga agresiviteti i popujve te tjere perreth tij.

Megjithate ky popull, ka ditur qe te ringrihet, te riorganizohet te frymzohet, dhe te rimarre forcat per te mbijeturar, pamvarsisht se pjese te kurmit te tij eshte plagosur apo ne shume raste gjymtuar, si ky i Traktatit te fshehte te Londres, apo kongresi i Berlinit. Me vepren e tij te shejte atdhetare, Ati i shtetit te pare etnik kombetare Shqiptare, na la mesazhin e bashkimit kombetare si kushtin kryesore per ti mbijetuar asimilimit kulturore dhe etnik.

Por le ti zgjerojme  me tej njohurite tona, per te mesuar me shume per  kete perjudhe qe po mbushen 100 vjet nga shpallja e pavarsise se Shqiperise nga ky burre shume i afte dhe i madh shteti ose siç njihet ndryshe nga populli i thjeshte “ Plaku i urte i Vlores”.   Ai jo vetem qe na kujton urtesine dhe mençurine Shqiptareve ne shekuj, por ne kujton dhe vete qytetin e Vlores qe e lindi dhe e rriti.

Gjithashtu dhe ne se e shohim te lidhur simbolikisht emri i qytetit te vendlinjes se tij Vlora, verejme se ajo eshte i perjetsuar ne mbiemrin e tij dhe te famijes se madhe Vlora te lidhur njekohesisht  dhe me “ofiqin” e tij. Ai njihej dhe si “Ismail bej Vlora”.

Pra mbiemri i tij Vlora,  na flet shume per vendlindjen e tij, per qytetin por dhe per familjen e tij patriotike. “ Familja Vlora” eshte ajo familje e madhe qe ne breznite e saj  te mesme dhe te aferta i ka dhene shume pushtetare Shqiperise dhe perandorise Turke, por njekohesisht i ka dhene shume martire qe kane sakrifikuar jo vetem pasurine por jeten per te miren e Shqiperise dhe te popullit Shqiptare.

Por per tu njohur me nga afer le te hyme me ne detaje te historise se ketij dipllomati, patrioti e burri te madh shteti, qe nuk e ka pare me vendi pas vdekjes se tij.

1.Pema gjenologjike e familjes Vlora ( sipas zv/ konsullit Austriak te Vlores Dr. Ranzi !

Nga “familja Vlora”* njihen në historinë zyrtare të Shqipërisë më shumë si politikanë dhe drejtues të administratës së shtetit shqiptar dhe atij turk. Është nga familja e vezirëve të Kasabasë së Vlorës të Shqipërisë.

Por përpos formimit dhe edukimit në shkolla të huaja dhe trashëgimisë kulturore familja Vlora nga qyteti me të njëjtin emër, njihet edhe si zotëruese e pronave të tëra në zonën bregdetare. Vetë në kujtimet e tij, Eqerem bej Vlora, ka përshkruar detaje nga pronat që zotëronin pjesëtarë të familjes së tij.

a. Gjenealogjia*

Shtatë vite para se bashkëkombësi i shumënjohur, emrin e të cilit jemi mësuar ta shkruajmë e themi në formën Ismail Qemali të bëhej kryetari i shtetit të parë shqiptar dhe për pasojë një person mjaft i rëndësishëm pushteti, zëvendëskonsulli austriak në Vlorë, Dr. Ranzi, ka hartuar Pemën Gjenealogjike të familjes Vlora.

Kjo ka ndodhur në 18 prill 1905. Fakti që është hartuar nga një i huaj dhe para se vetë kryeministri të hipte në një poltron ndikimi, e bën këtë skemë lidhjeje gjinore shumë më të besueshme.

Ky dokument u gjet sëfundi në Arkivin e Vienës dhe zbulimin e bukur e ka kryer studiuesi nga Kosova por banues në Austri, prof.dr. Eqrem Zenelaj. Ai tashmë e ka përfshirë në faqen 381 të librit të botuar e promovuar këtë vjeshtë në Prishtinë “Çështja shqiptare nga kendvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë, 1699-1918”.

Siç mund ta shihni të publikuar edhe në shoqërim të këtij shkrimi pemën gjenealogjike të familjes Vlora dr. Ranzi e ka ndërtuar nga paraardhësi i parë, themeluesi i kësaj dinastie, Sinan Pasha, deri tek brezi i Ismail Qemalit.

Gjeneratën e mëpasshme e ka regjistruar shkurt, vetëm me numrin e fëmijëve. Për tetë breza (Sinan Pasha, Sulejman Pasha, Jusuf Pasha, Ali Pasha, Jusuf Pasha, Ali Pasha, Sulejman Pasha-Selim-Ali, Kapllan Pasha) edhe pse niveli i hierarkisë në Perandorinë Osmane dëshmon kuotë të lartë, deri tani nuk ka të dhëna. Protagonizmi i spikatur i kësaj famileje jep më në fund informacion në gjeneratën e njëmbëdhjetë.

a/1. Ibrahim Pashë Vlora

Kështu Ibrahim Pashë Vlora nga viti 1787 deri më 1810 ka qenë sanxhakbej i qytetit të Vlorës. Për të kanë dëshmuar pozitivisht në libra e dokumente konsullorë Pouqueville, Alexandre Dumas (babai) si edhe Sami Frashëri. Ky shkruan se “Eshtë nga familja e vezirëve të Kasabasë së Vlorës të Shqipërisë..” Më tej e vlerëson si “personalitet shumë të çiltër, të ndershëm e të moralshëm”. Saktëson se dy nga vajzat e tij u martuan me dy djemtë e Ali Pashë Tepelenës, Myftarin dhe Veliun.

a/2. Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit)

Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit) në 7 nëntor 1828 ka qenë në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Beratit. Sipas studiuesit Dritan Egro (“Rrënjët e nacionalizmit shqiptar”) “Në një letër të datës 29 nëntor 1828, drejtuar pjesëtarëve të elitës shqiptare të kohës, Ismail bej Vlora i drejtohet Sulejman bej Konicës, Tahir aga Abazit (një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ali Pashës), Veli bej Grebenesë dhe krerëve të tjerë Shqiptarë të viseve të jugut të Shqipërisë dhe u propozon që ata të mos merren me shtypjen e kryengritjes Greke, siç ishin urdhëruar nga Porta e Lartë, por u kërkon që të takohen në qytetin e Beratit “për të diskutuar për avenirin e Shqipërisë me kushtin që atje të bisedojmë si bij të denjë të këtij vendi”. Ismail bej Vlora (gjyshi i I.Q) u vra pabesisht nga një hierark dhe i dërguar i lartë i Perandorisë në 5 janar 1829, në Janinë.*

a/3. Selim Pashë Vlora

Selim Pashë Vlora po ashtu ka spikatur si një ndër krerët kryesorë të kësaj kryengritjeje. Edhe ai u internua në Thesali.

a/4. Mustafa Pashë Vlora

Nuk mungon me veprimtarinë e tij kombëtare as Mustafa Pashë Vlora, një nga eksponentët kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, anëtar i Komitetit të Fshehtë të Janinës dhe i Komitetit Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare (i njohur me emrin “Komiteti i Stambolli”).

Ka qenë po ashtu anëtar i delegacionit që do të paraqiste dhe mbronte përpara Portës së Lartë rezolutën e nënshkruar nga Kuvendi i Dibrës (1 nëntor 1878), e cila përmbante po ato kërkesa që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit. Mustafa Pashë Vlora ka vepruar për Lidhjen e Prizrenit edhe si kryetar i degës saj në Vlorë. Pas shtypjes se Lidhjes u arrestua dhe u internua ne Çarmakkala, ku u mbajt në një kështjellë për tre vjet i mbyllur.

a/5. Syrja bej Vlora

Janë shumë të dukshme kontributet për çështjen kombëtare dhe pavarësimin e Shqipërisë edhe nga Syrja bej Vlora dhe i biri i tij, i dituri Eqrem bej Vlora.

a/6. Ferid Pashë Vlora

Një pjesëtar tjetër i familjes Vlora, Ferid Pashë Vlora, në vitet 1903-1908 ka qenë Vezir i Madh i Perandorisë Osmane. Ndërkohë njëkohësisht edhe anëtar i Shoqërisë i të Shtypurit të Shkronjave Shqip.

a/7. Nuredin bej Vlora !

Nuredin bej Vlora, patriot i shquar edhe ky, ka vepruar si kryetar i bashkisë së Vlorës në 1920. Duke i qendruar në krah babait të tyre për të gjithë periudhën më intensive në dobi të çështjes shqiptare (1900-1919) nuk mund të veçohen nga prestigji i lartë kombëtar edhe dy djemtë e Ismail Qemalit, Et’hem dhe Qazim bej Vlora. Edhe më pas atdhetarët e kësaj familjeje nuk mungojnë. Vijnë të plotë e të pajisur me këtë dinjitet të paktën dyqindvjeçar edhe ata që jetojnë sot. Kurrkush prej tyre nuk i ka thyer shpinën atdheut të vet.*

a/8. Muhamet Bej Vlora (babai i I.Qemali .)

Muhamet Bej Vlora(babai i I.Q.) ka qenë një ndër krerët kryesorë të kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit. Pas shtypjes së saj u arrestua dhe u internua në Konia të Azisë së Vogël. Ndërkaq familja e tij bashkë me Ismail Qemalin u internua në Selanik.

2. Prejardhja e Ismail Qemalit (Ismail Bej Vlores [1844-1919] )

Ismail Qemali lindi më 24 janar 1844 në qytetin e Vlorës në një familje të pasur dhe me tradita patriotike, ishte i biri i Mahmud Vlores (Mahmud Bej Vlores) (1822-1866) -Një ndër personalitetet e shquara të familjes Vlora, Udhëheqës i Kryengritjes popullore antiosmane, njohur me emrin kryengritja popullore kundër reformave të Tanzimatit (1847). Ndërsa nëna e tij ishte Hedie hanëmi, vajzë e Tahir bej Libohovës, nga familja e njohur Arsllan-Pashali, Vezir të Janinës.*****

“Themeluesi i familjes Vlora, nga e cila rrjedh unë, -kujton Ismail Qemali, -ka qenë Sinan Pasha, i cili, pasi kishte qenë Vezir i Madh, erdhi në Vlorë, në kohën e Sulejman Madhështorit, në cilësinë e Kapudan Pashait, ose Admiralit të Madh të Flotës. Ai u vendos përfundimisht aty, deri sa vdiq”. Që nga ajo kohë, për gati 5 shekuj, “gjejmë pothuaj pa ndërprerje 18 anëtarë të kësaj shtëpie në ofiqin e mëkëmbësit të Sulltanit në Vlorë (shpeshherë edhe të bashkuar me atë të Elbasanit dhe Delvinës). Edhe kur ky post nuk mbahej nga ndonjëri prej anëtarëve të kësaj familje, në kështjellën e Kaninës do ishte gjithmonë një i tillë si zëvendës (myteselim) i sanxhakbeut në fuqi..”*****

Më 1847, Porta e Lartë vendosi të zbatojë në Shqipëri ligjin themelor, njohur me emrin Tanzimat, të cilin Sami Frashëri e kishte quajtur “robërim të dytë të Shqipërisë”. Ky ligj, midis të tjerave, impononte taksa direkte dhe shërbimin e detyruar ushtarak, gjë që ra ndesh me interesat e fisnikëve, por edhe të mbarë popullsisë shqiptare. Për rrjedhim shpërtheu kryengritja e përgjithshme, e njohur në historinë tonë si “kryengritja popullore kundër reformave të Tanzimatit”.*****

Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (epopeja e Rrapo Hekalit dhe Zenel Gjolekes-1847)* Pas luftimesh të gjata forcat perandorake arritën ta shtypin kryengritjen dhe për pasojë “të gjithë krerët e aristokracisë, si dhe paria që kishin marrë pjesë në kryengritje, u arrestuan dhe u internuan në Konia të Azisë së Vogël, ose u burgosën në Stamboll.*****Keshtu qe Muhamet bej Vlora si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua 1848 ndërsa nga familja e tij, mashkujt u internua në Konie, ndërsa gratë në Selanik ( kur Ismail beu ishte katër vjeç)*dhe ne lokalitete të ndryshme të Maqedonisë”…Vete Mahmud bej Vlora, së bashku me kushëririn e tij, Selim Pasha Vlora, pasi “u arrestuan dhe u dërguan në Manastir, ku ishte qendra e përgjithshme ushtarake e korparmatës së Rumelisë”*****

Pas arrestimit të Mahmud beut ( I Jati i Ismailit ), familja e tij u urdhërua të largohej nga Vlora dhe të vendosej në Selanik. Në këtë qytet ata gjetën mbështetjen e madhe të konsullit francez, Grasset i cili kishte patur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë.***** “Kur mori vesh që po arrinim, -kujton Ismail Qemali, -na doli përpara me një karrocë e na çoi në shtëpinë që kishte përgatitur për ne… Gjatë mërgimit tonë trevjeçar, në Selanik, jetuam nën mbrojtjen direkte të këtij konsulli kaq fisnik…”***** Më 1851, Mahmud bej Vlora u fal dhe, së bashku me familjen, u kthye në Vlorë, ku mori sërish në dorë administrimin e vendit.* Ky pas internimit dërgon të birin( Ismailin) pranë të ungjit Mustafa Pashës në Janinë. Mustafa Pasha ish në at kohë “Myslimme Kalemi” Mydiri, pranë të kushuririt (Ismail Pash Tepelenës) që ish bërë ndërkohë Valí.*

Gjatë luftës ruso-turke, të vitit 1854, andartët grekë kërkuan të përfitojnë nga rrethanat dhe nisën pushtimin e Thesalisë dhe Epirit. Në krye të trupave perandorake, për të zbrapsur grekët nga territoret e pushtuara, u caktua Fuad Pasha. Grekët, të drejtuar nga gjenerali Theodoros Grivas (1797-1862), ishin fortifikuar në Meçovë, por të sulmuar nga forcat e Mahmud bej Vlorës ( I Jati i Ismailit), u detyruan të “tërhiqeshin, nga ai vend që konsiderohej i pakapshëm, dhe i gjithë rajoni u çlirua dhe u vendos rendi.*****

Për këtë aksion Fuad Pasha e dekoroi, Mahmud beun, me një gradë të lartë dhe një shpatë nderi, duke ruajtur gjithmonë një dashamirësi të veçantë për të.Ishin pikërisht Fuad Pasha, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane, dhe Ismail Pasha Plasa, që i propozuan atij të dërgonte të birin në kryeqytet, duke i ofruar edhe mbështetjen e tyre të plotë. *****

Mahmut beu, me pas, nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuar shpenzimet (Ylefet) e vullnetarvet që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u detyrua të shesi pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifliqet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj, Picar) dhe shkoi në Stamboll për të siguruar këthimin e të hollave që kish marre. Por nuk bëri dot gjë. Me pas shkoi në Athinë. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866. ( Letërkëmbim i Eqerem bej Vlores me Mustafa Krijen. (Ku isha në vigjilje të pavarësisë 27.IV.1955)*

3.Ismail Qemali kreu shkollen fillore ne Selanik ndersa shkollen e mesme ne Janine !

Në këtë qytet, – siç do shkruante me pas vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», – familja gjeti mbeshtetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun* Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore.

Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» ─ siç e quan Eqerem bej Vloren e regjistroi të birin në gjimnazin «Zosimea» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në Janine më 1855, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në perandorine Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar Europian.* Ky ishte një hap i guximshëm, meritë e madhe e familjes së tij, e cila zgjodhi për çunakun një vatër kulturore përparimtare pa marrë parasysh përkatësitë fetare të arsimtarëve”*****

Megjithatë kjo nuk ishte një rastësi. Mahmud bej Vlora ( I Jati i Ismailit) si “fisnik dhe idealist”, -siç e quan Eqrem bej Vlora,- “kishte marrë edukatë europiane, gjë e rrallë për atë kohë, lexonte e shkruante Turqisht, Italisht e Greqisht dhe kuptonte Frengjisht.***** Veç kësaj ai ishte shumë i njohur me letërsinë e vendeve perëndimore, me qytetarët e të cilëve kishte marrëdhënie të shpeshta”,ndërsa, Hedie hanëmi, fliste dhe shkruante mjaft mirë greqisht. Për këtë fakt, “dukuri tepër e rrallë në familjet e tjera aristokratike të Shqipërisë”, Mahmud beu dhe Hedie hanëmi, u përpoqën që t’i ushqenin të birit “dëshirën dhe shijen për kulturën europiane”, por pa harruar që t’i jepnin dhe një edukatë tipike shqiptare, që të bëhej kështu “një Shqiptar i vërtetë”*****

Në «Zosimea» Ismail Qemali* ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frengjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas rregjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në Janine me mesues privat, mësoi Arabishten dhe Persishten*

Më 1859, ndërsa përgatitej për provimet e fundit, i jati Mahmud beu ( I Jati i Ismailit)vendosi që ta dërgonte të birin në Stamboll.***** Keshtu më 15 korrik 1859, përpara kohe, Ismail Qemali dha provimet e vitit të fundit në “Zosimea” dhe, përveç diplomës shkollore, u pais edhe me një “dëshmi të veçantë për sjellje të mira”*****

Në maj të vitit 1860 (Ismail Qemali) u vendos në Stamboll, kryeqyteti i famshëm i Perandorisë Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Meqënëse Ismail Pasha Plasa kishte vdekur, pikërisht në fillim të po atij viti, Ismail Qemali u prit nga ish-Veziri i Madh, Mustafa Pasha Gjiriti, i cili ishte fis i nënës së tij. Po atë vit, me propozim të Fuad Pashës, filloi punë në zyrën e përkthimeve, pranë Ministrisë së Jashtme, njohur si djepi i burrave të shtetit turq.*****

4. Krijimi i familjes nga Ismail Qemali dhe treshegimtaret e tij !

Më 1864, siç shkruan edhe vete , Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën ( gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95).*

Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhëshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi «kontratën e martesës» sipas të cilës, nga pikpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë. «Martesa ime,- shkruan Ismail Qemali,- me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi».* I pari që e uroi për këtë martesë ishte vetë Mit’hat Pasha, i cili nuk u zëmërua aspak edhe pse, pak përpara, Ismail Qemalit i ishte propozuar që të martohej pikërisht me vajzën e tij.*****

Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et’hem bej Vlora (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953),Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedeten (1873-1954), Alijen (?-1955), Ylvijen (?-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.* Per historine e djemeve dhe vajzave te Ismail Qemalit,tregohen histori te dhimshme te cilat i shoqeruan ne jeten e tyre,ku nuk munguan keqtrajtimet dhe persekutimet gjate perjudhes se diktatures.Por per disa nga keto pasardhes te tije do te shkruajme me hollsisht ne vijim te ketij shkrimi.

5 .Detyrat shtetrore te Ismail  Qemalit ne perandorine Turke!

Në moshën 16 vjeçare ishte përkthyes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ismail beu ( Qemali) **pasi mbaroi mësimet në “Zosimea” edhe shkoi me të ungjin, Mustafa Pashën, në Rusçuk (Bullgarië), ku Mustafa Pasha ish emëruar Mytesarrif. Ndoqi studimet në jurisprudencë. Në vitin 1862 Ismail Qemali ishte bere zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Më 1870 ishte guvernator i Varnës dhe i Danubit të Poshtëm. Mustafa Pasha ia paraqiti në at’kohë (1867) komisarit të lartë për reformat në Bullgarië, Midhat Pashës. Kur u bë Mithat Pasha “Sadrazam”, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat.**

Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Në perandorine Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale.** Më 1869, në moshën 25-vjeçar (duke refuzuar titullin Pasha), Ismail Qemali u emërua guvernator në Varna (Bullgari).*****

Më pas guvernator në Tulçea (Bullgari); Guvernator i Përgjithshëm i krahinës së Danubit të Poshtëm; Kryetar i Komisionit Europian të Danubit; Guvernator nëBolu dhe në Galipoli(Turqi); Governator i Përgjithshëm në Bejrut (Liban); Guvernator (ad interim) i Sirisë; Anëtar i Këshillit të Shtetit, etj., ku nxorri gjithmonë në pah dëshirën për t’i shërbyer përparimit të Perandorisë Osmane, ku bënte pjesë edhe atdheu i tij.*****

Që në moshë të re ai bashkëpunoi ngushtë me reformatorin e madh Mit’hat Pashën dhe mori pjesë në hartimin e Kushtetutës së parë osmane, shpallur më 1876. Artikulli 108 i kësaj Kushtetute pranonte që “Administrata e krahinave do të kishte si themel parimin e decentralizimit”*****

Një nga idetë e Mit’hat Pashës, emëruar për të dytën herë Vezir i Madh, më 1876, ishte krijimi i një Vilajeti Shqiptar. Fatkeqësisht, pak muaj pas emërimit, reformatori i madh turk u arrestua, u dëbua nga Turqia dhe, më vonë u vra. Kushtetuta, e cila kishte për qëllim forcimin e Perandorisë, mbeti e pazbatuar deri më 1908. Për idetë e tij liberale dhe bashkëpunimin me Mit’hat Pashën, që binin ndesh me regjimin absolutist të Abdul Hamid-it IItë, Ismail Qemali vuajti 7 vite internim (1877-1884) *****

Ismail Qemali qe kishte marre pjese në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, … Me renjen e burgosjen e Mithat Pashes dhe dergimin “…në Taif, kjo ngjarje bëri një përshtypje shume dëmprurëse për karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës ( se vitit 1876) nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mithat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkepunetor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884…”**

Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shum i çmuar nga qarqet qeveritare, u emrua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotsie e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe në Bejrut. Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishtervet dhe të pjesës përparimtare të popullit. Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrdhënieve të tija të ngushta me Mithat Pashën.**

Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua “Shuraj – devlet Azasi” në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ish vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehët. Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Tarabullus (Libi). **

6. Perpjekjet e Ismail Qemalit per te reformuar perandorine Turke te kohes ! 

a. I. Qemali i drejton nje promemorje Sulltanit.

Më 1897 ai i paraqiti një “Promemorie” Sulltanit, Abdyl Hamiti: ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave.* Ai i sugjeronte që të ndërmerrte reforma të menjëhershme për të shpëtuar Perandorinë nga “fundi shumë tragjik”. Për të vënë në jetë këto reforma Ismail Qemali e këshillonte Abdul Hamid-in që të vinte në zbatim, pa asnjë vonesë, Kushtetutën e vitit 1876.*****Ai gjithashtu i propozonte që të zbatoheshin me ngutësi keto reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, dhe t’u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit.*Duke u përpjekur për forcimin e Perandorisë, ai mbronte edhe tërësinë territoriale të atdheut të tij. “Promemoria” iu dërgua fshehtas shtypit europian, nga vetë Ismail Qemali*****

Në promemorje kërkohej që jo vetem të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876 ( ku kishte qene pikerisht ai nje nga hartuseit e saje) , por qe duhej t’i bëheshin ndryshime e përmirësime që t’u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltaneve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes.* “Promemoria” iu dërgua fshehtas shtypit europian, nga vetë Ismail Qemali. “Le Temps”, e Parisit, duke e krahasuar këtë “Promemorie” me raportin e famshëm, që Necker-i, ministri i financave francez, i drejtoi Luigj-it XVI, më 1782, e publikoi të plotë, më 8 prill 1897, ndërsa “The Times” i Londrës, në të njëjtën ditë, publikoi një përmbledhje të gjatë të saj(20). *****

Mehmed Said Pasha*, ish-kryeministër i Turqisë, shkruante në kujtimet e tij (më 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t’u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise*.

b. Ismail Qemali  krahasuar me te tjeret, duket sikur është shumë aktiv vetem në  Rilindjen Kombëtarë sidomos në vitet që paraprijnë Revolucionin e Xhonturqve. Si mund të shpjegohet kjo “vonesë” ?

Duket sikur është aktiv në lëvizjen kombëtare më tepër në prag të Revolucionit, por nuk është ashtu. Gjithë veprimtaria e Ismail Qemalit është e lidhur ngushtë me origjinën e tij, me atdhedashurinë, me historinë e vendit dhe familjes së tij. Ishin këto faktorë që, bashkë me inteligjencën dhe përgatitjen e tij të rrallë, krijuan burrin e shtetit liberal i cili, ashtu siç e ka deklaruar gjithmonë, kërkonte që nëpërmjet forcimit të Perandorisë t’i shërbente gjithë kombësive që bënin pjesë në të, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, pra ai dilte përtej përmasave kombëtare. Por, nëse kemi një “ritardo/vonese” të tij në lëvizjen kombëtare shqiptare të para 1900-ës nuk duhet të harrojmë edhe faktin se ai ishte i internuar për 7 vjet rresht (1877-1884) dhe më pas, ashtu siç ka qenë edhe mendimi i historianëve si Luarasi, Xoxi, Naska, etj, ai u mbajt nga Sulltani qëllimisht larg Stambollit, pikërisht për të qenë larg veprimtarive kombëtare.°°°

c. A kane vend mendimet/ kritikat se Ismail Qemali i sherbeu perendorise Turke ?

Gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore Ismail Qemali u shqua si njeri me ide liberale dhe reformatore. Ai hyri në administratë në moshën 16-vjeçare, kur kjo drejtohej nga burra të shquar e përparimtar si Mit’hat Pasha, Fuad Pasha e Ali Pasha. Megjithatë veprimtaria e tij duhet parë gjithmonë paralet dhe e lidhur ngushtë me përpjekjet e tij në dobi të Shqipërisë. Që në vitin 1864 atë e gjejmë në mbledhjet e organizuara në Stamboll për të formuar një shoqëri kulturore kombëtare për hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare.

Si njeri largpamës Ismail Qemali, gjë që e ka deklaruar gjithmonë, ishte i bindur se me forcimin e Perandorisë i shërbente edhe vendit të tij. Ai bashkëpunoi me Mit’hat Pashën në hartimin e Kushtetutës së parë osmane, shpallur më 1876. Artikulli 108 i saj pranonte që «administrata e krahinave do të kishte si themel parimin e decentralizimit». Një nga idetë e Mit’hat Pashës, sigurisht me sugjerim të Ismail Qemalit, ishte krijimi i një Vilajeti shqiptar. Dhe, siç shihet, jemi dy vjet përpara Lidhjes së Prizrenit dhe gati 40 vjet përpara Pavarësisë. Fatkeqësisht Mit’hat Pasha u arrestua; Kushtetuta mbeti e pazbatuar deri më 1908 dhe vetë Ismail Qemali u internua. Pasi u lejua të kthehej në Stamboll, duke parë qëndrimin e pandryshuar të Sulltanit, Ismail Qemali vendosi të largohej përfundimisht nga Turqia, veprim që e kreu më 1900, duke iu kushtuar më pas tërrësisht çështjes kombëtare shqiptare.°°°

Pra mendoj se ai nuk mund te gjykohet sepse i ra qe te jetonte dhe ta lartesonte figuren e tij politike dhe dipllomatike ne kohen kur perandoria Turke ishte akoma ne kembe dhe Shpiperia ishte akoma pjese e kesaj perandorie. Ai mund te fajsohet ,nese do te behej pengese qe Shqiperia te fitonte pavarsine ne momentet kur po shperbehej perandorija. Por ne kete rast  duhet te pohojme  me bindje se ai ishte protogonisti kryesore  dhe  se bashku me patriotet e tjere, luftoj dhe e realizoj pavarsimin e Shqiperise, 12 vite pas braktisjes se perandorise Turke.

7. Ismail Qemali braktis perandorine Turke ne 28 prill te 1900 !

a. Arratiset nga perandoria

Idetë liberale dhe këmbëngulja e vazhdueshme për zbatimin e reformave, që do ndihmonin në përparimin e Perandorisë Osmane, mbështetur në një politikë të hapur me vendet e zhvilluara europiane dhe sidomos me Anglinë, të cilën e shihte si një fuqi që kërkonte ta ndihmonte miqësisht Perandorinë, gjatë periudhës së vështirë që po kalonte, solli si pasojë acarimin e marrëdhënieve të tij me sulltan Abdul Hamid-in II-të, i cili gjatë gjithë jetës e çmoi por edhe ia pati frikën burrit të ardhshëm të shtetit shqiptar. ***** Në prill të vitit 1900 Abdul Hamid-i e emëroi Guvernator të Përgjithshëm në Tripoli.

Duke dyshuar në një internim ose eleminim të mundshëm, gjë që kishte ndodhur me shumë elementë përparimtarë në Perandori, dhe sidomos pak vite më parë me bashkëpunëtorin dhe mikun e tij Mit’hat Pashën, Ismail Qemali***** Disa ditë pas takimit që pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia.** Kërkoi strehim politik në një luftanije angleze,*****së bashku me tre djemtë e tij të vegjël.** dhe ne  ” në letrën që i drejtonte Sulltanit, nga bordi i anijes angleze që do ta nxirrte në Europë shkruante: «Krimi im ndaj atdheut është dashuria ndaj tij».°°°

b. Shkon si refugjat politik ne Europe !

Në fillim shkoi në Athinë, në Misir, pastaj në Napoli, në Romë, në Lozanë, në Paris, ne Bruksel dhe u vendos në Londër, ku qendroi për një kohë me të gjatë. Në Athinë dhe në ndonjë vend tjetër Ismail Qemali pati takime edhe me personalitete politike e shtetërore të kohës. Përveç të tjerëve u prit edhe nga mbreti i Greqisë, Gjergji I, që tregoi interes të veçantë për të duke qenë se respektin që gëzonte e kishte në Greqi e kishte nga i ati. Arratisja e Ismail Qemalit bëri përshtypje të madhe në Turqi e në Europë, prandaj sulltani qysh ne ditët e para të largimit të tij bëri disa përçapje për ta tërhequr në Stamboll duke i premtuar poste të ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi**

c. Bashkpunoj ne Turqit e ri ( Xhonturqit) me tendenca decentralizuese ne Emigrim ! 

Merr pjese ne levizjen e “turqeve te rinje”: Në emigrim iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike në dobi të Levizjes Kombëtare Shqiptare. Krahas me këtë Ismail Qemali, si dhe mjaft Shqiptarë të tjerë, mori pjesë në “levizjen e Turqve te Rinj”**, ku u bashkua me perkrahësit e rrymës së decentralizimit që kërkonin zbatimin e disa reformave, nga të cilat mund të përfitonin edhe kombësitë e Perandorisë. Por me to u prishën marrdhënjet më 1903, pas mbledhjes së mbajtur në Paris ku idetë e tij binin kundër “Osmanllillekut”.**

b. I.Qemali riintegrohet ne perandorine Turke !

Politika e jashme e ndjekur nga I.Qemali ( minister i jashtem ) ne qeverine e Qamil Pashes !

Më 10 janar 1909, Qamil Pasha, emëruar për të tretën herë Vezir i Madh/ kryeminister , “për të forcuar pozitat e Qeverisë së tij” i ofroi postin e Ministrit të Jashtëm, post që e mbuloi deri në rrëzimin e Qamil Pashës, më 14 shkurt 1909. *****

Politika e jashtme që donte të ndiqte Ismail Qemali u duk qartë në relacionin që Veziri i Madh paraqiti në Parlament, më 13 janar 1909. Ky relacion, përpiluar nga Ismail Qemali dhe deputeti Armen Zohrab Effendi, u prit me brohoritje nga parlamentarët dhe pati jehonë të madhe në shtypin europian. Mjaft pozitiv për interesat dhe forcimin e Perandorisë Osmane ishte edhe akordi austro-turk që Ismail Qemali përpiloi në janar 1909, në bashkëpunim me ambasadorin austro-hungarez Johan von Pallavicini dhe ambasadorin gjerman Adolf Marschall von Bieberstein. Për të forcuar pozitat e tyre, më 14 shkurt 1909, xhonturqit rrëzuan qeverinë e Qamil Pashës, në mënyrë antikushtetuese. *****

Si rezultat i pakënaqësisë së krijuar në popull, më 13 prill 1909, shpërtheu kundër-revolucioni, ku Ismail Qemali do luante një rol mjaft të rëndësishëm, në atë “ditë të paharruar”, siç do ta quante ai vetë. Me të gjitha forcat ai u përpoq të shmangte gjakderdhjen dhe në seancën parlamentare të mbledhur urgjentisht, rreth 100 deputetë e zgjodhën njëzëri Kryetar të Parlamentit. Të nesërmen, Abdul Hamid-i dhe Veziri i Madh/kryeministri Ahmed Tefik Pasha, i ofruan postin e Ministrit të Brendshëm ose të Drejtësisë, por Ismail Qemali i refuzoi duke u shprehur se kërkonte të bënte thjesht detyrën si përfaqësues i vendit të tij.*****

b/2. I. Qemali behet kryetare i opozites Turke !

U vu në krye të opozitës dhe, në janar 1910, u zgjodh Kryetar i Partisë Liberale. Në krye të deputetëve përparimtar Shqiptar bëri të gjitha përpjekjet që populli i tij mos ngelej mbrapa vendeve të tjera të Perandorisë Osmane. Përpjekjet gjatë periudhës 1908-1912, si deputet në Parlamentin Osman dhe përkrah kryengritjeve të armatosura, për autonominë e Shqipërisë, ku të përfshiheshin të katër vilajetet me popullsi shqiptare, ashtu siç kish qenë ëndrra e rilindasve të mëdhenj, e çuan gjithmonë në një konflikt të hapur me xhonturqit të cilët, me politikën e tyre ultra-nacionaliste, përshpejtuan shkatërrimin e Perandorisë Osmane. *****

8. A ekzistone nje baze e “levizjes kombetare Shqiptare” para shpalljes se pavarsise ne Shqiperi ?

Aktiviteti politike dhe diplomatik qe kishte ushtruar Ismail Qemali ne te mire te çeshtjes kombetare Shpiptare ne tersi qe kur ishte i ngarkuar me detyra madhore brenda perandorise Turke ashtu dhe me pas kur ai u largua nga kjo perandori dhe vepoj ne mergim neper Europe, ishte ai tergues i padiskutushem se tek ndergjegja e tij çeshtja kombetare Shqiptare kishte zene nje vend te veçante. E pare ne kete kenveshtgrim ne duhet te mendojme se ai, ne krye te shume patrioteve  Shqiptare nder te cilet dallohej  Luigj Gurakuqi,  kishin arritur  ne mendimin  per nje  pavarsi te plote te Shqiptareve ne kushtet e reja te krijuara kur perandorija Turke po shperbehej dhe se vendi po rrezikohej nga coptimi si rrezultat i merrveshjens se fshehte te Londres. Por me te drejte lind pyetja ! A kishte pasur nje levizje per pavarsi me pare nga Shqiptaret ?

Por po  ta thellojme mendimin me tej ne mund te  kuptojme  se ne truallin Shqiptare kishin ekzistuar dhe me pare levizje patriotike per shkeputje nga perandorija Turke ne shperberje e siper dhe sidomos kishte patur nje intensifikim te levizjes kombetare Shqiptare sidomos kur dolen ne drite planet e fshehta te fuqive Europjane per te sakrifikuar Shqiperine, duke bere kurban teritoret dhe popullsine e saj per te kenaqur orekset e fuqive ballkanike me qellim qe te ruanin ekujilibrin   gjeo-pilitik  Europin  ne tersi dhe ate  Ballkanik  ne veçanti.

a. Problemi i pavarsise ka qene nje problem i shtrur  qe me pare,  qe ne vitin 1978 !

Me te drejta lind pyetja, nese Ismail Qemali a kishte gjetur ne shqiperi nje shtrat ku bazohej nje levizje kombetare per pavarsi me e hershme qe dale nga dale qoj ne ate te pavarsise se 28 nentorit 1012, Apo çdo gje lindi “si nje rrufe ne qiellin pa re qe nuk eshte e mundur qe te ndodhe” ? Pergjigjen e kesaj pytje mund te na e jape ne nje shkrim te tij Prof. Gazmend Shpuza. Ai nder te tjera thote:

“…Në rrethanat e krijuara me Krizën Lindore të viteve ’70 të shek. XIX, kur u vu në pikëpyetje sundimi Osman në Ballkan dhe bashkë me të dhe vetë fati i trojeve të shqiptarëve dhe e ardhmja e tyre politike vërehet një hop i madh në zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në mendimin politik shqiptar, vërehet kalimi nga nacionalizmi kulturor në nacionalizmin politik.*******

Në kushtet e zbatimit të kriterit mesjetar bizantin të identifikimit të fesë me kombësinë në Evropë dhe posaçërisht në Ballkan si dhe zbatimit të sistemit të mileteve në Perandorinë Osmane për kombin shqiptar të ngritur pa paragjykime mbi tre besime, zhvillimi, le të shprehemi me terminologjinë moderne të sotshme, i nacionalizmit u bë shumë më i ndërlikuar dhe për rrjedhim dhe tejet më i vështirë, e, pse jo, dhe i rrezikuar deri në asgjësim. (…)

Përkujtesa e qytetarëve shkodranë drejtuar më 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild dëshmon bindshëm që Pavarësia e Shqipërisë ka qenë synim i hershëm strategjik i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe nuk ra si rrufe në qiell të pastër në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor të vitit 1912. Për shkak të vendimeve të Kongresit të Berlinit për përgjysmimin e trojeve shqiptare në dobi të shteteve fqinje, ajo mbeti detyrë programatike për shqiptarët dhe pas kësaj date. (…)

Memorandumi apo Përkujtesa e përfaqësuesve të qytetarëve shkodranë e hartuar nga Pjetër Gurakuqi, Myderriz Daut Boriçi e të tjerë, drejtuar ministrit të punëve të jashtme të Anglisë, lordit Bikonsfild, më 13 qershor 1878 dallon jo vetëm për paraqitjen e shkëlqyer të kauzës shqiptare përpara Fuqive të Mëdha, mbi bazën e një analize të mprehtë të rrethanave ndërkombëtare të kohës në shkallë evropiane dhe ballkanike” … por….”Çka ka shumë më tepër rëndësi, në te parashtrohet për herë të parë në kontekstin politik dhe diplomatik të atëhershëm synimi strategjik i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare antiosmane. Ky monument madhor i mendimit politik shqiptar qe injoruar dhe mohuar me këmbëngulje e deri në ditët tona.” (…)

Muaji qershor i vitit 1878 shënon një kufi të qartë në ecurinë e këtij shndërrimi cilësor me Përkujtesën e Shkodrës të 13 qershorit 1878 dhe vendimin e 15 qershorit të Kuvendit themelues të Lidhjes së Prizrenit, pas dy ditësh. Çka ka shumë më tepër rëndësi, në te parashtrohet për herë të parë në kontekstin politik dhe diplomatik të atëhershëm synimi strategjik i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare antiosmane. Ky monument madhor i mendimit politik shqiptar qe injoruar dhe mohuar me këmbëngulje e deri në ditët tona.(…)

Në Përkujtesën e paraqitur Forijn Ofisit autorët dhe nënshkruesit e saj kërkuan haptazi dhe me këmbëngulje që autonomitë lokale të ruajtura deri më atëherë me aq xhelozi të kurorëzoheshin me një administratë të pavarur në shkallë kombëtare. U formulua dhe u shpall botërisht për herë të parë, me sa dimë deri më tash, synimi strategjik i Rilindjes sonë Kombëtare për krijimin e shtetit modern të njësuar.*******

b. Europianet ne kongresin e Berlinit percaktuan nje perjudhe kalimtare prej 30 vitesh qe te zgjatej sundimi Osnman ne Ballkan !

Kongresi i Berlinit, siç e bëri të qartë, pa kaluar shumë ditë, kryetari i tij, lordi Bikonsfild nuk u mblodh për t’i dhënë fund sundimit osman në Ballkan. Diplomacia europiane u muarr vesh mes vedit për 30 e sa vjet për t’i zgjatur jetën këtij sundimi.*******

c. Modifikimi i kerkesave nga pamvarsi ne Autonomi !

Kërkesa programore e rilindasve shkodranë për pavarësi u formulua dhe u parashtrua për zgjidhje prej tyre qysh në vitin 1878. Nacionalizmi politik shqiptar, siç dëshmon ky dokument, ecte pothuajse në një hap me nacionalizmat Ballkanas. Në rast pamundësie për t’i njohur Shqipërisë pavarësinë kombëtare, në të u parashtrua me realizëm dhe largpamësi nga autorët dhe varianti alternativ i krijimit të një shteti shqiptar autonom.*******

« Distancimi » i atdhetarëve shkodranë nga kërkesa e porsa parashtruar prej vetë atyre për pavarësi nuk shpreh lëkundjet e tyre apo dobësinë e LKSH, por realizmin dhe largpamësinë e autorëve të Manifestit të tyre politik. Këtu duhet kërkuar shkaku që kjo kërkesë nuk pati kohë të siguronte mbështetje më të gjerë përveçse në Kalabri dhe në Trieste. Ndërsa varianti alternativ i programit të parashtruar më 13 qershor nga Shkodra, u shndërrua menjëherë, pas dy ditësh, në flamur të luftës afro katërvjeçare të udhëhequr nga Lidhja e Prizrenit në mbrojtje të tërësisë së trojeve amtare dhe për sigurimin e autonomisë. Pavarësisht nga këto rrethana Përkujtesën e Shkodrës mund ta quajmë pa ngurruar Program të LKSH.******* (LKSH = levizjes kombetare Shqiptare-imi K.M)

ç. Kerkesa per pavarsi ishte ide e brendshme e Shqiptareve !

Kërkesa për pavarësi e datës 13 qershor 1878, u formulua dhe u parashtrua brenda trevave shqiptare. Ajo nuk u importua dhe aq më pak u imponua prej së jashtmi, pavarësisht nga konsultimet e autorëve të saj me përfaqësues të kolonisë shkodrane në Trieshte dhe me kolonitë arbëreshe në Itali. Që kjo kërkesë ishte pjellë e truallit shqiptar nuk vihet në dyshim as nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e ndonjë përfaqësuesi të këtyre kolonive, si Pjetër Kjara në hartimin e tij i frymëzuar në këtë veprim nga Jeronim de Rada. Paria e Shkodrës në bashkëpunim me koloninë shkodrane të Trieshtës dhe me arbëreshët e Italisë, Memorandumin drejtuar lordit Bikonsfild e botoi, në formë broshure, në gjuhën italiane, duke ia bërë të ditur dhe opinionit publik Evropian. Çuditërisht kjo broshurë e vogël nuk gjendet nëpër bibliotekat tona. Djepi i formulimit dhe i parashtrimit të programit kombëtar të lëvizjes së shqiptarëve për çlirim kombëtar u bë pikërisht qyteti i Shkodrës, përfaqësuesit e të cilit e mbështetën, mund të thuhet, masivisht.*******

Pra ne Shqiperi sigurisht qe ka ekzistuar nje shtrat i gjere i levizjes kombetare shqiptare per pavarsi siç ishte ai i kryesuar nga patriotet shkodrane dhe nuk eshte rastesi se bashkpuntori me i ngushte i Ismail Qemalit ishte shkodreni Luigj Gurakuqi. Shkodranet kishin siguruar Mbeshtetjen e Trieshit ( triestes) dhe te Arbresheve te Italise.  Keshtu qe Ismail Qemali duke patur mbeshtetjen e Gurakuqit ai kishte siguruar njekohesishte dhe mbeshtetjen e Shkodres si dhe te diaspores ne Itali.

Por duhet te permendim dhe nje mbeshtetje tjeter Shkodrane siç ishte ajo e kishes katolike me Dom Nikoll Kaçorrin qe e priti ne Durres diten qe Ismail Qemalin u kthye ne atdhe,njekosisht ai ishte antari i qeverise se pare  te Vlores. Ne lidhje me kete kontribut  At zef Pellumbi   pas nje takimi qe kishte pas me Ismail Qemalin, ai ne nje interviste qe ka dhene ne nje nga televizjonet tona shume kohe me pare na jep nje detaj shume interesant kur flet per nje kujtim te tij ne lidhje me Ismail Qemalin i cili i kishte thene ne ate kohe, per nje moment dipllomatik ku vihej ne dukje mbeshtetja Austriake.

Sipas Pellumbit ne takimin e Ismaili kishte pasur me zyrtarin e larte Austriak te ministrise se Jashtme,  ai  i kishte bere pyetjen e mençur diplomatike  me nenkuptim “se mir flamurin e kemi por nuk kemi shtize per ta ngritur”  dhe nga bashkebiseduesi Austriak kishte marre menjehere pergjigjen;  “ju keni bajoneten Austriake” qe nenkuptunte mbeshtetjen ushtarake te Austrise.

Pra keshtu mund te thuhet se Shkodra kishte qene nje djep i kultures dhe njeri nga vilajetet Shqiptare nen perandorine Turke me te organizuar dhe me hapsira, rruge tregtare e  komunikimi jo vetem ne Europen Jugore por dhe me gjere. Por nuk duhen harruar dhe levzjet kombetare per mbrojtjen e territoreve Shqiptare, siç ishte Lidhja e Prizrenit nje lidhje mbare kombtare Shpiptare ne mbrojtje te teresise territorjale. Pra keshtu ekzistonte infrasstruktura socilale-kulturore politike dhe ushtarake, per shkuarjen drejt pavarsise se plote. Dhe  ne kete plan Ismail Qemali kishte nje baze reale te mbeshtetseve te tij qe e inkurajuan ne planet dhe qellimet e tij  per pavarsi, ashtu siç pati dhe shume pengesa qe i dolen para ne rrugen e tij te shejte, per ti bere shqiptaret te lire dhe te pavarur. Megjithate pavarsisht nga veshtesite e krijura,  ai nuk u dekurajua dhe nuk terhoq kurre deri ne fundin e jetes se tij. Pra ai ju perkushtua me mish e me shpirt  zgjidhjes  se çeshtjes kombetare Shqiptare.

9. Ismail Qemali ne emigrim ne Europe i kushtohet tersishte çeshtjes Shqiptare !

Siç thame me lart I.Qemali ne 28 prill 1900 pas takimit me sulltanin dhe emerimit te tij si guvernator ne Tripoli ( Libi) duke ju friksuar ndonje atentati, ai u largua nga perandoria Turke. Pas largimit ai duke shkuar ne perendim, hodhi poshte te gjitha kerkesat e sulltanit per ta kthyer dhe angazhuar me detyra te ndryshme perandorake. Ai per nje perjudhe gati 8 vjeçare qendroj ne perendim ku u angazhua tersisht me çeshtjen kombetare Shqiptare.

Keshtu  duke patur te qarte programin politik per nje levizje te tille kombetare shtriu urat e bashkpunimit ne mes shoqerive te ndryshme Shqiptare ne mergim, per te bere te mundur aktualizimin e programit te tij politik kombetare, qe pefshine pamvarsimin e Shqiperise dhe mbrojtjen e teritoreve dhe popullsise Shqiptare qe ishin ndare padrejtesisht nga “Konferenca e fshehte e londres”.

Ne shtatote te vitit 1908 kthehet ne Shqiperi (Vlore) dhe  pak me pas me marrjen e mandatit te trete Qamil Pashes 1909 si kryeminster ai riintegrohet ne qeverine e tij ne detyren e ministrit te jashtem, per rreth nje muaj deri sa ate e permbysen nga pushteti Xhonturqit, çka beri qe te rikthehej  perfunimisht ne Shqiperi. Me pas shkon Europe duke kryer nje fushate diplomatike per te pergatitur pavarsine e Shqiperise te cilen e shpalli me 28 nentore te vitit 1912 ne Vlore. Por pas nje perjudhe qeversije  siç dihet ai detyrua qe te jape dorheqjen nga kryeminister i qeverise se Vlores dhe u largua ne perseri perendim.

Ai i zgjedhur nga komuniteti i Shqiptareve te Amerikes beri perpjekje qe te merrte pjese konferencen e paqes qe do te behej ne Paris. Por per shume arsye, ai nuk arriti qe te shkonte atje pasi i ndodhur ne rrethana te pa parashikuar duke rene viktime e intrigave Euro-ballkanike, ai humbi jeten pa ju mundesuar arritja qellimeve te tij politike, per mbrojtej e Shqiperise  nga coptimi.

c. Programi politik i Ismail Qemalit per levizjen kombetare.

c/1. Shpalosja e programit politik.

Programin e vet politik per Levizjen Kombetare Shqiptare** Ismail Qemali per here te pare e shfaqi publikisht ne intervisten qe i dha gazetes se njohur italiane “Tribuna”, me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor te po atij viti ai botoi ne revisten “Albania” thirrjen (Vëllezërve shqiptarë!) drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën paraqiti edhe njëherë pikëpamjet e veta për lëvizjen Shqiptare.

Behet aktivist i shquar i levizjes kombtare Shqiptare : Në Bruksel bashkëpunoi me Faik Konicen duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, “Albania” (1897-1909). Më pas nxori këtu gazetën e vet “Le salut d’Albanie” (Shëndeti-lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë).**

c/2. Ismail Qemali kishte synim qe te bashkonte Shqiptaret te ndare ne disa vilajete ne nje shtet te vetem !

Në të dyja këto dokumente ( Tribuna dhe Albania) Ismail Qemali**, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t’u bashkuar me vëllezërit e tij Shqiptarë dhe për t’u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak të rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht në Shkoder në Kosove,ne Manastir dhe ne Janine e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane.

Ne ndertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare. “Ne,- shkruante ai,- “…duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne…”**

c/3.Ismail Qemali e shikonte te ardhmen e shqiptareve ne Europe dhe punoj nga ana dipllomatike per kete qellim.

Ismail Qemali e shihte te ardhmen e shqiptareve, te cilet,- siç shprehej ai,- “…në gjak kanë mbetur gjithmonë evropianë, vetëm po te futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian…”**

Ai zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin Europian. Shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart.*

10. Kthimi  i Ismail Qemalit ne Shqiperi nga mergimi Europian dhe veprimtaria e tij politike!

a. Pritja e popullit kur u kthye ne Shqiperi

Ismail Qemali kishte lindur në Vlorë ku familja e tij drejtonte Sanxhakun e vlorës që nga viti 1480. Pavarësisht se ai ishte larguar i ri nga Vlora asnjëherë nuk i kishte ndërprerë lidhjet me vendlindjen. Të gjithë shqiptarët që shkonin në Stamboll gjenin gjithmonë mbështetjen e tij. Ai konsiderohej si përfaqësuesi më i shquar i familjes Vlora.°°°  Pas fitores së Revolucionit të xhonturqve (korrik 1908) u kthye në Shqipëri.****  Menjëherë pas shpalljes së kushtetutës populli i Vlorës, me anë të një telegrami, iu lut të kthehej në vendlindje. Një delegacion prej 39 vetave kishin shkuar ta prisnin në Korfuz.°°°  Pritja që i bëri populli i Vlorës, ditën që u kthye në atdhe, më 18 shtator 1908, mori pamjen e një manifestimi patriotik madhështor. Me mijëra njerëz ishin mbledhur në Skelë për të pritur bashkëatdhetarin e shquar. **** U mbajtën fjalime të ndryshme patriotike në nderim të tij; u zbrazën të shtëna topo, si në skelë ashtu edhe në qytet.°°° Për të treguar dashurinë dhe respektin e madh, që populli ushqente për birin e tij, karrocës së Ismail Qemalit i hoqën kuajt dhe e morën në krahë përgjatë gjithë rrugës, prej afro 2 km, deri në qendër të qytetit*****,°°° ( Ne fig.Nr-2, me siper shikoni nje  fotgrafi e kohes qe pasqyron  pritjen qe i ben populli i Vlores kthimit te Ismail Qemalit ne Vlore )

b. Zgjidhet si deputet ne parlamentin Turk.

Pas ardhjes ne Shqiperi ne zgjedhjet parlamentare u zgjodh deputet i Sanxhakut të Beratit, në Parlamentin Osman.*****Më 10 janar 1909, Qamil Pasha, emëruar për të tretën herë Vezir i Madh, “për të forcuar pozitat e Qeverisë së tij” i ofroi postin e Ministrit të Jashtëm, post që e mbuloi deri në rrëzimin e Qamil Pashës, më 14 shkurt 1909.*****

Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit, në parlamentin Osman. Në këto kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë.***

b. Eshte frymzuesi dhe organizzatori i kryengritjes antosmane.

U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912) Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Gerçes të qershorit 1911. megjithëse nuk ishte i pranishëm ne momentin e shpalljes pasi i ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë Osmane t’u jepte Shqiptarëve autonominë.

11. Aktiviteti i tij politik dhe patriotik per shpelljen e pavarsise me fillimin luftes se pare Ballkanike !

a. Shkon ne Bukuresht te Rumanise

Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Ne zhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të “Aleancës ballkanike” e që kishin për qëllim copëtimin e tokave Shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit.

Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti Rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia).

U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.

Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin “Kontinental” të Bukureshtit, u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli. Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim. Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit Rumun Taqe Junesku.

b. Shkon ne Vjene !

Me (6-7 nëntor 1912 ) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Por kur Ismail Qemali me delegacioni shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me diplomatë Austro-hungarez. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish-nënsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë z.Graf von Berthold, njërin nga njerëzit më të fuqishëm të diplomacisë europiane.

Në këto takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handike siguroi z.Qemali se qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë Italiane e Gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.

12. Situata politiko ushtarake ne Ballkan ne prag te shpalljes se Pavarsise !

a.Turqit ishin thyer dhe “alanca ballkanike” kishte pushtuar Shqiperine !

Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake Serbe, Malazeze dhe Greke që përbënin “aleancën ballkanike”, përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin hyrë thellë në tokën Shqiptare.

b.Ismail Qemali kerkon te shpalle pavarsine ne Durres ose Vlore !

Me 13 nëntor nis një telegram nga Viena sa vijon: “Përpara së Premtes jemi në Durrës. Të mbledhurit e Delegatëve në Durrës ose Vlorë është krejt i nevojshëm. I ftoni të gjithë, deri sa të vijë unë mbani qetësinë dhe bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua fare” Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët Austro-Hungarez delegacionit shqiptar i premtuan një vapor për të zbarkuar në Durrës.

Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”, i deklaroi, se: “…Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t’i paraqesim Europës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje…

Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak “Baron Bruck” nga Trieste niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri më 24 nëntor, ne oran 04:00. Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç’pritej.

Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t’i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat Serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të (Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës) më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.***

c. Nisja e delegacionit nga Durresi per ne Vlore !

Delegacioni në krye me Ismail Qemalin niset më 25 nga Durrësi, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë. Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut.

Një natë e kalon në Fier tek Omer Pasha. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca dhe pas shumë peripecive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë.*

ç. Situata politike dhe ushtarake ne Vlore !

Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim” Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë…, u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës (në selamllek – oda e burrave), kushëri i Ismail Qemalit.*

Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë.*

d. Shpallja e pavarsise se Shqiperise nga I. Qemali ne Vlore !

a. Mbajtja e kuvendit  kombetare te pavarsise dhe pjesmarresit ne kuvend !

Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashëri, Mehmet Dëralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprëncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vërlaci etj. °°°°°

Nga udhëheqësit,kosovarë erdhi nje dite me vonese Isa Boletini ,ndersa te tjeteret “…për shkak të rrethanave të luftës, nuk mundën të merrnin pjesë si; Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., që ndodheshin në burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonëse u nis për në Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë rrugës. °°°°°

Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishte njëherazi shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare.°°°°°

Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia” Propozimi i kryetarit u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë, ku thuhej: “… Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”. Pastaj u ngrit madhërisht flamuri kombëtar i Shqipërisë përpara mijëra njerëzve që ishin mbledhur jashtë selisë së Kuvendit e që e pritën këtë ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndërsa populli përshkonte duke kënduar rrugët e qytetit, oratorët atdhetarë, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftërat e popullit shqiptar për liri.°°°°°(Figura Nr 2/1 flamuri me yllin me 6 cepa ) °°°°°

a/1Fjala e Ismail Qemalit Diten e ngritjes se Flamuirit !

Nga Fjalimi i Ismail Qemal bej Vlorës, më 28 Nëntor 1912, 99 vjet më parë, përpara popullit shqiptar të mbledhur në Vlorë:

«Vëllezër shqipëtarë: … Ja, pra, ky është FLAMURI YNE! i kuq e me shqiponjë dykrenore në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta mburuar, për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math, që bashkë me bekimet e Tij, që i lyp të na japë, për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i Atdheut, ashtu si pata nderin e fatin që të jem i pari të puth e të bëj të valvitet i lirë Flamuri i ynë në Atdheun tonë të Lirë. Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipëria»

b. Qeveria e  Ismail Qemalit qe doli nga kuvendi kombetare !

Nga Kuvendi i Vlorës doli gjithashtu qeveria e përkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.°°°°

Anëtarët e Kabinetit Qeveritar

Ismail Qemali- Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm

Dom Nikoll Kaçorri- Zv.Kryeministër

Myfit bej Libohova– Ministër i Brendshëm

Gjeneral Mehmet Pashë Deralla– Ministër i Luftës

Abdi bej Toptani– Ministër i Financave

Dr. Petro Poga- Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor

Dr. Luigj Gurakuqi– Ministër i Arsimit

Mit’hat Bej Frashëri– Ministër i Punëve Publike

Pandeli Cale– Ministër i Agrikulturës

Lef Nosi– Ministër i Post-Telegrafit

c. Mbeshtetja kryesore nga partiotet dhe forcat e brendshme !

I përkushtuar tërësisht në çështjen kombëtare, gjatë muajve tetor-nëntor 1912, në një nga periudhat më delikate që po kalonte Shqipëria, pasindërmorri një turne në kryeqytetet europiane dhe siguroi mbështetjen e duhur nga Fuqitë e Mëdha, thirri Kuvendin Kombëtar në Vlorë***** Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë*,më 28 nëntor 1912,… duke kurorëzuar përpjekjet dhe aspiratat shekullore të popullit shqiptar. Pame me lart se  “…nga Kuvendi i Vlorës u zgjodh njëzëri Kryetar i Qeverisë së parë shqiptare.*****.Ne kuvendin kombetare moren pjese dhe Isa Boletini e Mehmet pashe Derralla ( nje dite me vone ) dhe Sali Butka (që thuhet të ketë marrë në mbrojtje Vlorën). * Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit.°°°°°

Me lart po shikoni ne Figuren Nr-3, shtepine dhe ballkonin ku u shpall pavarsia e Shqiperise, ndresa ne figuren Nr-4, po shikoni fotografine e ardhjes se Isa Boletinit ne Vlore gjate shpalljes se pavarsise. Ndersa figura Nr-5,eshte fotigrafia e Mehmet Pashe Derralles,ndersa  me rastin e   e 99 vjetorit te pavarsise se Shqiperise ne Gradec te Maqedonise nga ai ishte, u vedos dhe busti i tij. Mehemet Pash Derralla ishte ministri i pare i mbrojtjes se Qeverise se Ismail Qemalit ne Vlore.Figura Nr,5/a eshte ajo ne te djathte e Dom Nikoll  Kaçorrit i cili ishte dhe zevendes kryeministri i qeverise se pare Shqipatare te Vlores.  (Shenim: mund te klikoni siper fotografise se tij, per te degjuar kengen e krijuar rishtas per te me teks te Kjok Becit dhe muzike e interpretim te Mark Gjokes )

Ndersa  per mbrojtjen e qeverise se Vlores dha nje  kontribut te pashoq dhe Sali Butka, qe ne atë kohë ai organizoi mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga sulmet e ushtrisë greke dhe lëvizja e andartëve grekë që vepronin në jug të vëndit, si dhe me pas u caktua per te mbrojtur Vloren dhe nga sulmet e mundeshme Turke.   Lidhur me këtë, në atë kohë gazeta “Liri e Shqipërisë”, midis të tjerash shkruante: “Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftra të rrepta. Ai po lufton me grekët nga ana e Naselishtës dhe nga an’ e Korçës dhe po tregon trimërinë e tij si në kohë të Skënderbeut“. Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e krahinave të Jugut, Kryeministri Ismail Qemali e thërriti Sali Butkën në Vlorë dhe e priti atë përzemërsisht. Qeveria e Vlorës e ngarkoi atë që të mbronte Vlorën nga forcat Turke të Xhavit Pashës.* (Ne figuren Nr- 6, eshte Sali  Butka me çeten e tij.)

d. Deklarata e  pavarsise  se  28 nentorit te vitit 1912 ne Vlore  ! 

Ja se si shprehen disa nga firmetaret e aktit te pavarsise ! 

Dhimitër Zografi, një ndër delegatët e Kuvendit të Vlorës, i cili e shoqëroi Ismail Qemalin nga Trieste deri në Vlorë dhe, bashkë me delegatët e tjerë nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, shkruan: “Ç’ka bërë Ismail Qemali për Shqipërinë, ç’nder i do bërë dhe ku duhet ngritur emri i tij, atë mund ta gjykojë vetëm ai njeri që di dhe pa veprat e tij”.°°°

Qazim Kokoshi, një tjetër firmë në Aktin e Pavarësisë, më 12 shkurt 1919, përpara trupit pa jetë të Ismail Qemalit, Babait të Kombit, siç e quante ai, do i drejtohej popullit të pranishëm: “Juve që qetë në vitin 1912, o atdhetarë të dashur, juve jini edhe sot, më 28 të vjeshtës së tretë t’atij viti patë, bëtë dhe gëzuatë, patë luftën ballkanike me rrezik për ju, bëtë përpjekje të shpëtoni tokën t’uaj dhe u gëzuatë me fitimin e plotësimin e idealit. Ju, pra, jeni një histori e gjallë e Shqipërisë së re, por krijonjësi dhe heroji i parë i kësaj historie është Ismail Qemali”.°°°

Ferit Vokopola, një tjetër firmë në Aktin e Pavarësisë do shkruante në 100 vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit: “Ismail Qemali, si biri i vetëm i Shqipërisë, rrëmbeu Flamurin, dolli në ballkon dhe e ngriti me dorën e vet, duke iu drejtuar popullit me fjalën e madhe patriotike, me të cilën i bëri të dijtur Shqipërisë dhe Botës mbarë se në këtë çast vendimtar, nën rradhët e Mbretërive të Mëdha e të vogla shtohej dhe një shtet i ri, që populli i vetë ishte një nga trashëgimtarët më të vjetër të Ballkanit. Atë unë e njoha dhe e pashë nër këto çaste vendimtare shumë më të ndryshuar se herë të tjera… Ishte më parë një Yll e tani një Diell i botës shqiptare; ishte më parë një Luftëtar i Lirisë, një shërbëtor besnik i Kombit e tani një shpëtimtarë i Popullit”.°°°

13. Platforma politikes e brendshme dhe te jashtme e qeverise se ismail Qemalit !

a.  Ne politiken e brendshme te qeverise !

Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti përplasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij.*

Nga studjuesit encikolpedike thuhet se “…Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912, ku dhe batalionet e Vardarit të mundura nga trupat serbo-bullgare qe ishin shtrehuar në fshatrat e Myzeqesë kishin shprehur gadishmërinë për mbrojtjen e territorit të shteti shqiptar në qoftë se do të cënohej. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë territor, Llogara-Mifol…”*

Por me duhet te pohoj se keto nuk e perfaqesonin te gjithe ushtrine Turke por ishin segmente te kesaj ushtrije  kryesisht te drejtuar nga oficere me origjine  Shqiptare te cilet kerkuan te bashkpunojne me qeverine e perkoshme te Ismail Qemalit, me qellimin qe te krijoheshin kushtet kasaj qeverije per te kryer detyren ne nje teritor te kufizuar.  Por keto forca ashtu dhe si te tjerat  e kishin te pamnundur qe te thyenin sulmet e forcave ballkanike. Biles Ismail  Qemali duke patur friken e ndonje sulmi te ushtrise Turke mor masa duke thirrur Sali Butken me  forcat e tij. Keshtu  nese kane vepruar segmente te shkeputura te kesaj ushtrije ne perkrahje te qeverise se Vlores natyrisht qe  ato mund te kene luajtur ndonje rol ndihmues e te perkohshem, por jo kryesore. Megjithate dhe per aq sa mund te kete ndodhur duhet te merret ne konsiderte dhe duhen  vlersuar.

b. Politika e jashtme

Ishte krijuar komisioni Nderkomtare i Kontrollit i cili menagjonte dhe situaten ne Shqiperi. Ismail Qemali ne planin e politike se jashtme mbrojti pranë KNT ( Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit) me degen ne Shqiperi dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit Shqiptar, dhe te ruajtjes se tërësinë territoriale të vendit.*

c. Kronikat e kohes ne Itali per Ismail Qemalin  pas shpalljese se pavarsise !

Ka artikuj të shumtë të shkruar në vite të ndryshme. Për shembull, menjëherë pas pavarësisë së Shqipërisë, e përditshmja “La Stampa” në faqe të dytë shkruan kështu:

“Në pritje të ngjarjeve që pashmangshmërisht do të ndjekin shpalljen e pavarësisë shqiptare, kurioziteti përqendrohet tek njeriu që është vënë në krye të lëvizjes që arriti qëllimin e saj, Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemalin. Ismail Qemali nuk është i panjohur në Europë e sidomos në Itali. Dashurinë për vendlindjen e tij e pagoi me persekutimet nga ana e Abdul Hamitit dhe më pas me internimin. Revolucioni i Xhonturqve e nxorri nga vendqëndrimi i tij në Paris. Ai besoi në një shndërrim të Turqisë në një Konfederatë kombësish me të drejta të barabarta si Zvicra apo Austria.

Historia e tre viteve te fundit, i dha te drejtë Ismail Qemalit. Por, para se vërehej shpërbërja e Turqisë, duke parashikuar fatin e rrezikuar të vendit të tij, vrapoi ne Romë e Vienë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, më pas shkoi në Durrës e Vlorë, ku Kuvendi i shqiptarëve e zgjodhi Kryetar të Qeverisë së Përkohshme. Ismail Qemali është një plak simpatik, i gjatë, i kuq në fytyrë, me sy të çelët e të gjallë e me mjekër të bardhë. Figurë e shquar, vishet alla europiançe, kryesisht me një “redingote” të pakapshme. Mendje e ndritur, flet rrjedhshëm 5 gjuhë, kupton italisht por e flet me pak vështirësi. Është i informuar për çështjet ndërkombëtare dhe njeh personalisht politikanët europianë kryesore”.°°°

Në 2 prill 1913, në një artikull të gjatë në faqe të parë të prestigjozes «Il giornale d’Italia», gazetari italian Benedetti shkruan: “Kauza e paqes i detyrohet shumë këtij njeriu që pati detyrën historike më të vështirë në betejat diplomatike më të cilën iu desh të përballej. Do kish qenë më e lehtë për të, të zhbënte Europën”. °°°

ç. A mund te konsiderohet pavarsia e Shqiptareve si nje “dhurate” Europiane apo sakrifice e patroteve Shqiptare me ne krye Ismail Qemalin dhe e luftrave te vazhdushme te popullit  shqiptare per liri ?

28 nëntori 1912 ishte kurorëzimi i luftrave shekullore të popullit tonë. Ata që hera herës e paraqesin Pavarësinë si një «dhuratë» të politikës europiane apo një zgjidhje të saj, nuk bëjnë gjë tjetër veçse denigrojne veprën dhe sakrificat e patriotëve tanë dhe përpjekjet shekullore të shqiptarëve për pavarësi. Sigurisht gjatë Luftës I-rë Ballkanike, kur shqiptarët Shpallën Pavarësinë, ekzistonin kontradikta midis Fuqive të Mëdha të kohës të cilat, për të ruajtur ekuilibrin e tyre menduan jo të krijojnë por të mbështesin Pavarësinë e Shqipërisë. Pra këtu është një diferencë e madhe.°°°

14. Turqit e rinje kerkojne te ruajne influencen ne territoriet Ballkanike !

a.Nepermjet pretendime te fronit Shqiptare !

a/1. Izet Pasha.

Në morinë e pretendetëve për fronin e Shqipërisë renditeshin fisnikë të ndryshëm, e një ndër këto ishte Izet Pasha, një ushtarak me origjinë shqiptare i vene ne levizje ne nga Turqit e Rinj.

a/2. Beqir Grebeja.

Me prirjet e dëshpëruara që të shpëtonin territoret e Perandorisë në Ballkan, dërguan në mision majorin në karrierë Beqir Grebenene me mbi 400 trupa në vaporët e linjës austriake “Lloyd” që shkonte deri në Trieste. Majori zbarkon m’anë të një varke në Vlorë me pak oficerë për t’iu parashtruar planin qeverisë së përkohshme te Ismail Qemalit.

a/3. Kush ishte Beqir Grebeneja dhe cili ishte roli i tij ?

Beqir Grebeneja* lindi në Grebene. Mbaroi shkëlqyeshëm shkollën e lartë ushtarake; u ngjit deri në gradën “Jarbaj” (n/kolonel) dhe në detyrën komandant “Allaji” (regjimenti).

Përkrahu kryengritjen e vitit 1908 për rrëzimin e sulltan Abdul-Hamidit, vendosjen e një rendi kushtetues për sulltanatin dhe të drejta të veçanta për kombin shqiptar dhe Shqipërinë.

Lidhur me këtë të vërtetë, në kujtimet e veta shkruan: “…Po kuptohej haptazi se për të vazhduar jetesën e saj në Rumeli, kombësia turke ka nevojë për Shqipërinë e pavarur”…” Gjatë Luftës Ballkanike me regjimentin e tij luftoi në frontin lindore për mbrojtjen e Janinës. Kur ushtria greke mundi të zinte Grebenenë, në krye të regjimentit të vet njësinë e atjeshme Greke e goditi befas aq rreptësisht, sa ajo ia theri vrapit nga sytë, këmbët.

Dhe, kur u dha urdhri për dorëzimin e Janinës, B.G. po në krye të regjimentit të vet, i pasuar edhe nga një shumicë ushtarësh, n/oficerësh dhe oficerësh shqiptarë prej regjimenteve të tjerë që s’pranuan të dorëzoheshin –kryesisht çamër- çau nëpër ushtrinë greke dhe doli në Konicë, ku qëndronte ende shtabi madhori i armatës Osmane të perëndimit, me ne krye Halil pash Kolonjen.

Në maj 1913B.G u dëbua prej Shqipërie nga qeveritë evropiane,( per tu rikthyer perseri ne mision ne 25 dhjetore ne Vlore), duke i lënë kështu shesh të lirë ushtrisë Greke të zinte Beratin dhe t’u afrohej Elbasanit e Vlorës.*

a/4. Beqir Grebeneja rikthehet me misjon ne Shqiperi per tu takuar me Ismail Qemalin dhe atje kapet dhe denohet me vdekje nga KNT !

Në krye të një grupi oficerësh dhe ushtarësh shqiptarë ne Perandorine Osmane në dhjetor 1913 nga Stambolli arriti në Shkodër; ditët e pastajme zbriti në Durrës dhe më 25 dhjetor në Vlorë.

Sipas porosisë së kryeministrit turk, Qamil Pashait, B.G. u takua me Ismail Qemalin dhe i parashtroi atij çka ishte parashikuar:

1.Heqja dorë prej pavarësisë së shtetit shqiptar.

2.Krijimi i një njësie shtetërore tërë shqiptare brenda sulltanatit osman.

3.Krijimi i një “lidhjeje ushtarake” ndërmjet Bullgarisë, Sulltanatit Osman dhe Shqipërisë.

4.“Lidhja ushtarake” në fjalë do të godiste ushtritë pushtuese Greke, Malëzeze e Serbe dhe do t’i përzinte nga tërë vendet e pushtuara që s’ishin të tyret.*

a/5. Serbet, ndoshta ne bashkpunim “me te tjere” njoftojne KNK takimin e Beqir Grebenese me Ismail Qemalin !

Mjerisht këto përgatitje u nuhatën nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në Shqipëri; rrjedhimisht me urdhër të tij më 9 janar 1914 Beqir Grebeneja dhe tërë shoqëruesit e tij u arrestuan.(Burimi: N.P.Alpan. “Basiret”, Ankara).

Lind pyetja: kush kallëzoi për këtë plan të fshehtë?Kjo ka mbetur ende e panjohur, plotsisht po doemos që një dorë fuqie kundërshtare e nxori  në shesh… keshtu misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me Ismail Qemalin dështoi, pasi -siç thuhet- konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja.* Në letrën me dt. 26.12.13 dërguar nga Vlora dhe botuar në “Liri e Shqipërisë” nr. 91, Sofì, dt. 31.I(13.I).1914 ku flitet mbi këtë çështje, ndër të tjera thuhet: ”Lajmi që erdhi nga Stambolli tek Kontrollorët thosh se; “…këtej u nisën me vapor austriak nja 150 vetë…”*

Ne figuren e mesiperme Nr-8, ju po shikoni  nje pjese te antareve te Komisionit te Kontrollit Nderkombtare ( KNK). Oficerë Gjermane me anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Nga e majta në të djathën: 1. August Ritter von Kral (Austro-Hungari), 2. Sër Harry Harling Lamb (Britania e Madhe), 3. Leoni (Itali), 4. Gjenerali De Veer, 5. ?, 6. Petraev (Rusi), 7. Koloneli Thomson, 8. Von Winckel (Gjermani), 9. Myfid bej Libohova-Arslanpashali (Shqipëri), 10. Mbase Filip Noga (1868-1917), i cili nga 3 maj 1914 ishte ministri i financave. Foto 1913-1914.°°°°

a/6. Gjyqi kunder oficereve misionare Turq !

Më 18/31.I.1914 gjyqi ushtarak i kryesuar nga gjenerali Hollandez, Dever e dënoi me vdekje dhe, në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar mbi ushtarakët, kërkoi varjen e tij. Gjyqi në fjalë 9 nga oficerët shoqërues të B. G. i dënoi me nga 15 vjet burg secilin, 6 me nga 5 vjet, 4 me nga 3 vjet, një 4 muaj dhe 4 i liroi. Ndërkaq la në burg edhe 13 ushtarë. Vendimi mbi B.G. nuk u zbatua, sepse K.N.K. vendimin përfundimtar u la të jepej nga princ Vidi që pritej të vinte së shpejti mbret në Shqipëri (“L. e SH.” nr 91, S., dt. 31.I(13.2).1914). e fali, po qeveria e tij e komanduar nga K.N.K. e dëboi. U kthye në Turqi dhe po atë vit u vra në Anadollin Lindor gjatë luftimeve kundër ushtrisë mësyese ruse.*

15. Dorheqja nga qeveria dhe largimi i Ismail Qemalit !

a. Pas 14 muajsh qeverisje u detyrua qe te jepe dorheqjen

Në kushte mjaft të vështira politiko-ekonomike, drejtoi për 14 muaj Qeverinë e Vlorës, e cila kreu “në mënyrë të shkëlqyer detyrat më të rëndësishme historike: siguroi ekzistencën e Shqipërisë së Pavarur; ngriti shtetin e ri shqiptar; përcaktoi qysh në lindje të Shqipërisë një politikë të jashtme të paqes, neutralitetit dhe ekuilibrave në Ballkan; hodhi themelet e arsimit shqiptar; u bë shprehësja e aspiratave të thella të popullit tonë për zhvillime europiane perëndimore”*****

Pas të ashtuquajturit komplot të “Beqir Grebenesë” qe vlersohet si nje nga shkaqet kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen më 22 janar 1914, dhe më pas të largohej nga Shqipëria*, për t’i dhënë fund përçarjes brenda vendit, … duke kryer një akt tejet demokratik, dhe u largua përkohësisht nga Shqipëria, por pa pushuar për asnjë moment përpjekjet në mbrojtje të të drejtave të popullit të tij.*****

b. A pati gabime Ismail Qemali apo ishte viktime e intrigave te kombinuara Shqiptaro-Nderkombetare ?

Ne shkrime te ndryshme na thuhet se: “…Ismail Qemali braktiset nga shumë njerëz ndërsa do i bëhet presion deri me ndihmën sociale, që merr jashtë vendit. Biografët e tij kanë mënjanuar shumë gjëra dhe sidomos ato që kanë lidhje me gabimet e tij… Askush nuk mund të dijë reagimin njerëzor të Ismail Qemalit më 24 janar të vitit 1914, kur e detyruan të japë dorëheqjen.****** Vendi administrohet nga dy qeveri në Durrës dhe në Vlorë, ndërsa të dyja bëjnë presion të madh kundra njëra-tjetrës.

Biografët e tij, bukur të shumtë, heshtin për këtë, ndërsa pak burime, mundohen t’i sfumojnë shumë gjëra. Bashkëkohësit, qoftë nga nderimi për figurën e tij, por nga ana tjetër edhe për shkak të respektit ndaj traditës të mosfoljes për të vdekurin, kanë lënë pa përmendur gjëra esenciale.******

c. Ismail Qemali ndjehet i braktisur dhe i kundershtuar nga protogonistet e shtetit Shqiptare dhe disa prinjes Lokale !

Pakkush mund të dijë hidhërimin e tij, kur disa nga ata që do jenë protagonistë të shtetit shqiptar i kthejnë krahët. Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Abdyl Ypi, Dervish Hima etj., jo vetëm do ta mohojnë, por edhe do e pengojnë në çdo hap. Esat Pashë Toptani, kuptohet se do t’ia bëjë rrugën edhe më të vështirë, sa është gjallë. ******

Që në ditët e para të qeverisë i duhet të luftojë me prijës lokalë, që nga Cakrani deri në Elbasan, të cilët mezi i mund, falë entuziazmit të shqiptarëve për kauzën e tij. Ismail Qemalin e tradhtojnë deri te korrierët, si ai që në vend t’i çojë një letër konfidenciale Cecil Bornes, kryetarit të komisionit ndëraleat, pasi e hap, ia jep austriakëve në Shkodër. ****** Në fakt, shtuar dhe me bisedimet e fshehta që ai bëri me Grebenenë, tashmë ishte e fiksuar edhe fundi i tij institucional. Ismail Qemali e kish kuptuar me kohë konfuzionin shqiptar dhe se gjërat nuk do zgjidheshin në vend por jashtë tij. ******

Pushtetin ia “dorëzoi” Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t’u larguar sërish në Itali. Humbi kështu rasti i fundit që Shqipëria të mos mbetej e tëra, po e bërë nga ndërkombëtarët thela-thela, të përjetonte zgjedhën dhe skllavërinë greko-serbo-malaziase. *****

ç. Ismail Qemalit i behet thirrje qe te kthehet ne Atdhe !

Zhgënjimi është i thellë dhe kur Preng Pasha dhe Bajram Curri do t’i luten pak javë pasi ka ikur në Francë se duhet të rikthehet. Përgjigja është patetike: Ju dua por nuk mundem. E ka të qartë se nuk vazhdohet. Pak para se të vdesë do të lerë si epigram shprehjen e famshme “Shpresa ime e vetme janë zotërinjtë e opingës”… ******

d. Nje refleksion mbi te ashtuquajturat gabime te Ismail Qemailit !

Mendoj se ato qe nga disa studjues trajtohen si gabime te Ismail Qemalit duhen pare ne nje kontekst shume te gjere dhe me shume realizem. Duhet te marrim ne konsiderate gjithnje intrigat Euro-ballkanike te cilat ne bashkpunim me kundershtaret i tij politike te brendshem duke shfrytzuar dhe influencen e tyre jo vetem qe e penguan Ismail Qemalin ne arritjen e qellimeve te tij, por keto nderhyrje dhe pengesa bene te mundur qe ai te jepte dorheqjen dhe keshtu me aktin e tij te dorheqjes natyrisht qe kundershtareve t e tij politik ju krijua mundesia qe te veprojne te lire siç ishte rasti i Qeverise se Durresit te kryesuar nga Esat Toptani, i cili kishte mbeshtetjen e Francezeve dhe te Italjaneve qe kerkonin qe te kishin dore te lire ne Shqiperi.

Kjo u duk ne oferten Franceze qe i bene Ismail Qemalit te cilen ai e kundershtoj. Ai shihej hapur si pro Austriak  dhe si perfaques i interesave Austriake ne Ballkan qe natyrisht binin ne kundershtim me ato Franceze dhe sidomos me ato Italjane. Ai patjeter qe e kishte kuptuar se reagimet e brendeshme nuk ishin te rastesishme por ishin rezultat i makinacioneve dhe planeve te fuqive Europiane dhe Ballkanike qe kishin vendosur per ta coptuar Shqiperine.

Pra ai nuk ishte i vetem qe po luftonte me te gjitha forcat kunder te keqes qe ishte kurdisur vendit te tij  te dashur. Ai kishte me vete popullin dhe patriotet e vertete Shqiptare  por nje pjese e madhe e eksponenteve politik ne vend dhe e prijseve lokale nen influencen e tyre, i krijuan veshtersi ne shtrirjen e pushtetit te tij ne te gjithe Shqiperine.

Gjithashtu intrigat nderkombetare dhe planet e fshehta diplomatike dhe agjenturore e ben punen e vet, nepermjet ndikimit te tyre tek eksopnentet politike me peshe ne vend jo vetem qe krijuan kushte per bllokimin e qeverisjes se Ismail Qemalit, por krijuan qeverine paralele te Durresit me Esat Pashen ne krye cila perveç mbeshtetjes Franceze dhe Italjane kishte mbeshtetjen e fuqise kryesore ballkanike asaj Serbo-Malazeze, qe kishte interes qe te merrte Shqiperine Veriore. Perveçse I.Qemali u izolua ne Shqiperi ne qeverisjen e tij, atij ja kishin friken dhe kerkuan qe ta izolojne dhe ne Europe pas dorheqjes ne menyre qe te mos krijonte lidhje me diasporen siç eshte rasti i Zvicrres qe nuk e lane qe te shkonte atje pasi diaspora Shqiptare atje ishte pro Austriake.

dh. Cilat ishin pikpamjet e I. Qemalit per mbajtjen e pushtetit ?

Pak vite para vdekjes, teksa linte “Kujtimet” e tij, gazetari anglez Sommerville Story do ta pyeste se përse u largua nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me çdo kusht e me forcë, siç do të kishin bërë shumë të tjerë në pozitat e tij. Përgjigja, që Ismail Qemali do t’i jepte Story-t, është pikërisht filozofia e tij e jetës, ajo çka e udhëhoqi gjatë gjithë karrierës së gjatë në administratën e Perandorisë Osmane dhe në shërbim të Atdheut të tij: “Veprime të tilla nuk mund t’i bënte një njeri që kishte luftuar për Liberalizëm në një vend të prapambetur”.*****

Mendoj se kjo eshte filozofia qe e ka udhehequr Ismail Qemalin gjate gjithe jetes se tij. Ai ishte nje burre shteti me koncepte liberalizuese perendimore dhe kjo perben vleren kryesore te tij. Qellimi i tij ishte qe ti sherbente ardheut dhe popullit te vet dhe jo postit personal. Kjo eshte nje prove qe hedh poshte dhe nje here shpifjet dhe akuzat qe i benin per egoizen dhe qellime personale.

16. Aktiviteti diplomatik ne Europe pengesat qe has dhe vdekja e Ismail Qemalit !

a. Ismaili  hedh poshte oferten Frenge !

Thame se pas dorheqjes Ismail Qemail shkoj per here te pare ne France: “Megjithatë, kur më prill të vitit 1915, do jetë në Francë, Ismal Qemali është gati ‘i njollosur’ me nam të keq para autoriteteve Frënge. Ka ende një mënyrë për ta rregulluar, por Shqipëria duhet kthyer në qendër për operacionet Frënge në Ballkan në këmbim të ndihmës së tij personale ekonomike. Kete oferte I.Qemali “…e hedh poshtë, ndërsa kryeministri frëng Briand do e cilësojë me ironi si një“pensionist të padobishëm të Francës”…Situata e tij komplikohet dhe më shumë dhe bëhet i pahonepsshëm sidomos për Frëngët.*****

b. I. Qemali pengohet qe te shkoje ne Zvicerr !

Në këtë vazhdë nuk e lënë as të shkojë në Zvicër ngaqë frikësohen se inkurajon shqiptarët atje, që njihen si proaustriakë. Mbetet aktiv dhe në kohën e emigracionit, Ismail Qemali, i jep një ndihmë morale Markezit Auletta Kastrioti, që kërkon një vend si monark i Shqipërisë, një fakt që sërish do ia përflasin.****** Më 28 shtator 1916, delegati i policisë B. Spetia në shërbim të konsullatës së Marsejës dhe në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet sekrete frënge, i dërgon homologut të tij italian, një lajmërim të tillë: “…Duke e ndalur Ismail Qemalin të shkojë në Zvicër dhe duke u ndodhur ai dhe familja e tij në varfëri të plotë, nuk më duket se është fjala për një kundërshtarin tonë, e nuk është as humane e as e urtë të lihet të vdesë nga uria”…******

c.Ismail Qemali gjate luftes se pare botrore ndodhej ne mergim !

Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, më 11 nëntor 1918, Ismail Qemali**** ndodhej jashtë Shqipërisë. Ai ishte larguar nga atdheu fill pasi më 22 janar 1913 dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë së përkohshme shqiptare të krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912. ****

Ai qëndroi në mërgim edhe gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, për arsye se Shqipëria qe pushtuar prej fuqive ndërluftuese. Në mërgim ai qëndroi në vendet perëndimore. Gjatë luftës mbajti anën e Antantës. Megjithatë, në mbarim të luftës, ai u zemërua nga fuqitë e Antantës. Kjo, për arsye se më 1918-n, pa mbaruar ende lufta, u mor vesh se anëtaret e saj – Anglia, Franca, Rusia dhe Italia – kishin nënshkruar më 26 prill 1915 “Traktatin e fshehtë të Londrës”.(..)

ç. Sipas Traktatit te fshehte te Londres Shqiperia qendrore do te mbetej nje Principate e vogel Myslimane nen protektoratin Italjan !

Dihet se me këtë traktat ato merrnin përsipër se po ta fitonin luftën do ta copëtonin Shqipërinë duke e kënaqur Serbinë dhe Malin e Zi me një pjesë të viseve veriore, Greqinë me një pjesë të viseve jugore dhe juglindore, Italinë me qytetin e Vlorës së bashku me rrethinën e saj. Me pjesën që do të mbetej në Shqipërinë Qendrore do të formohej një (principatë e vogël myslimane) nën protektoratin e Italisë. Vetëkuptohet se me zbatimin e këtij traktati, vepra kryesore e Ismail Qemalit, Shqipëria e Pavarur, fshihej nga historia.****

Nga fuqitë që fituan luftën, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kishin nënshkruar Traktatin e Londrës, pra nuk ishin të detyruara për zbatimin e tij. Veç kësaj, nga nënshkruesit e traktatit Rusia, tani pas fitores së Revolucionit të Tetorit, kishte hequr dorë nga Traktati i Londrës. Kështu, çështja Shqiptare tani varej kryesisht nga vullneti i Anglisë, Francës, Italisë, sidomos nga kjo e fundit, e cila përfitonte prej tij.****

d.Qendrimet e Romes pas Traktatit te Londres !

Në kohën kur Traktati i Londrës mbahej ende i fshehtë, Roma, me oreksin e saj për ta gllabëruar krejt Shqipërinë, kishte shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917 një proklamatë me të cilën deklaronte se ajo do ta ruante “pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë”, por nën protektoratin e Italisë. Me këtë projekt, Roma shpresonte të gjente mbështetjen e shqiptarëve, të cilët, sipas saj, përballë copëtimit të thellë të Atdheut, copëtim i barabartë me zhdukjen, do të mbështetnin protektoratin e Italisë.****

dh. I. Qemali ne Spanje ! 

Sapo në verën e vitit 1918 ranë në dijeni të Traktatit të fshehtë të Londrës, qarqet patriotike Shqiptare u vunë në lëvizje.****Rrethanat e sjellin që në maj 1918 të përfundojë në Spanje ******Aty kishte zënë miqësi të ngushtë me ambasadorin e ShBA-së. Në themel të miqësisë ishte simpatia që po tregonte ambasadori amerikan në Madrid për çështjen Shqiptare.**** Kur në momentet e fundit i këmbejnë pasaportat italiane me atë frënge. Ajo që kupton është se sërish gjendet në grackë. Barcelona, ku ndodhet, jo vetëm është larg, e prej andej e ka të pamundur të angazhohet më për punët e tij. Përpiqet të kthehet në Itali dhe studiuesit e tij venë në dukje konfuzitetin e diplomacisë italiane, që nuk dinë të bashkëpunojnë…******

e. Dergimi i delegacioneve ne Paris ne konferencen e paqes !

Meqenëse qarqet politike shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë po përgatiteshin të dërgonin delegacione në Paris, ku do të mblidhej Konferenca e Paqes**** edhe Ismail Qemali u vu në lëvizje. Për të siguruar një mandat përfaqësimi, Ismail Qemali u lidh me shoqërinë patriotike “Partia politike” e emigrantëve shqiptarë, e cila vepronte në ShBA, me qendër në Worcester, Massachussets dhe kishte për kryetar Kristo Dakon. ****

Ajo nxirrte organin periodik “Koha”, me drejtor Mihal Gramenon. “Partia politike” kishte ngritur një organizëm të veçantë me emrin “Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë”. Komiteti kryesohej nga Sevasti Qiriaz Dako, themeluesja e Shkollës Shqipe të vashave në Korçë, më 1892. Ajo ishte një intelektuale e rrallë nga radhët e gruas shqiptare, publiciste dhe aktiviste e palodhur e çështjes kombëtare. Gjatë luftës ajo drejtonte revistën patriotike kulturore “Ylli i mëngjesit”****. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të saj për në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920.*

ë. I.Qemali zgjidhet delegat i “Partse politike ” te Shqiptareve te Amerikes per ti perfaqesuar ne konferencen e paqes ne Paris !

Në nëntor 1917, një vit para mbarimit të Luftës së I-rë Botërore, “Partia Politike e Shqiptarëve të Amerikës” e zgjodhi përfaqësues të saj në Europë, me mandatin “për të siguruar e garantuar pavarësinë e plotë politike dhe ekonomike të Shqipërisë” dhe “për të realizuar ndryshimet e nevojshme të kufijve të Shqipërisë, ku të përfshiheshin të gjitha tokat dhe krahinat e banuara kryesisht me shqiptarë, që Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, më 1912-13, me mospërfillje dhe padrejtësisht, ia kishte kaluar Greqisë, Serbisë e Malit të Zi”(27).**** ( Figura Nr,8/1 ,Harta e coptimit te shqiperisenga fuqite e madha )

f. Francezet dhe ambasadori amerikan ne Paris pengojne Ismail Qemalin !

Sapo u nënshkrua, më 11 nëntor 1918, armëpushimi, Ismail Qemali u nis për në Paris, ku do të mblidhej së afërmi Konferenca e Paqes. Por, qeveria franceze****, e cila në atë kohë përkrahte qeverinë fantazmë të Esat Pashë Toptanit, përveçse e pengoi Ismail Qemalin të zhvillonte korrespondencë me “Partinë politike” në Amerikë, e detyroi atë të largohej nga Franca.****

Për më tepër, edhe ambasadori i ShBA-së në Paris nuk pranoi që korrespondencën midis tij dhe Sevasti Dakos në ShBA ta kalonte nëpërmjet postës së ambasadës amerikane. Atëherë, Ismail Qemali vrapoi në Madrid. Atje, korrespondenca midis Ismail Qemalit dhe Sevasti Dakos u zhvillua nëpërmjet mikut të tij, ambasadorit të ShBA-së. Midis akteve që Plaku i Vlorës i drejtoi zonjës Dako është dhe programi që Ismail Qemali do të mbronte në Konferencën e Paqes, në favor të çështjes shqiptare.****

g. Qellimet e Ismail Qemalit bijen ndesh me qeverine e Romes !

g/1. Kishte  shpresa tek Italia por zhgenjehet !

Ismail Qemali udhëtonte shpesh në Itali, shpeshherë duke qëndruar gjatë nëpër qytetet italiane si Roma, Milano, Napoli, San Remo, etj. dhe kishte krijuar lidhje personale me mjaft personalitete italiane të kohës, midis të cilëve Markezin San Giuliano i cili më pas, pikërisht në prag dhe gjatë viteve të para të pavarësisë, ishte Ministër i Jashtëm i Italisë. Idetë e Ismail Qemalit, si në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë si në lidhje me raportet italo-shqiptare, dalin qartë në intervista të ndryshme që ai ka lëshuar në shtypin italian, shumë herë publikuar nga periodikë prestigjoz dhe në faqet e para të tyre. Pavarësisht se lidhjet dhe miqësitë më të forta ai i kishte me burrat e shtetit anglez, përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë ai kërkoi që të gjente mbështetjen kryesore tek Italia. Deri në fund të jetës Ismail Qemali shpresoj tek ndihma e sinqertë italiane dhe bëri të pamundurën që të tërhiqte vëmendjen si të qeverisë ashtu edhe të industrialistëve italianë për të bashkëpunuar me Shqipërinë.°°°

g/2. Pavarsia e plote ( sipas I.Qemalit) bije ndesh me synimet e Romes !

Thelbi i saj parashihte pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Synimi për pavarësinë e plotë të Shqipërisë binte në kundërshtim të plotë me programin që kishte përpunuar qeveria italiane, e cila sikurse u tha, përmbajtjen e Traktatit të Londrës përpiqej ta zëvendësonte me formulën e shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917. ****

g/3. I. Qemali udhton nga Spanja per ne Rome !

Ndërsa ndodhej në Spanjë, u ftua nga Qeveria italiane, për të arritur një bashkëpunim rreth çështjes Shqiptare. *****Me pëlqimin e “Partisë politike”( si perfaqesues i Shqiptareve te Amarikes) Ismail Qemali**** vendosi të ndërmerrte udhëtimin për në Romë. ****Pa nguruar u nis për Itali, i shoqëruar nga dy djem të tij: Et’hemi dhe Qazimi. I biri tjetër Qamili ka mbetur në Spanjë,******

Më 9 dhjetor 1918 arriti në Genova dhe më 20 dhjetor, përgjatë rrugës për Romë, u ndalua në Perugia, ku qeveria italiane i kish “caktuar” rezidencën, në Hotel “Brufani”, me preteksin se “ata që e kishin ftuar nuk ndodheshin në kryeqytet”.***** Kurse pjesa tjetër e familjes po bën udhën nga Brindizi në drejtim të Vlorës, ku të gjitha bëhen me shpenzimet e Italisë.****** Këta të fundit luajnë rol dyfish dhe i vënë shumë shkopinj mbi rrota: ku kryesorja është kushtëzimi të qëndrojë vetëm në hotel, sepse vetëm aty mund ta ndihmojnë, ndërsa nëse do mund të lëvizë duhet të paguajë vetë.******

Qëllimin e udhëtimit**** na e thotë shkoqur drejtori i gazetës “Koha”, Mihal Grameno, i cili shkruante më 12 dhjetor 1918: udhëtimi i Ismail Qemalit në Romë na gëzon shumë, pasi atje ai do të ketë mundësi t‘i parashtrojë qeverisë italiane dëshirat e kombit shqiptar dhe ta largojë synimin e Romës për një protektorat italian mbi Shqipërinë dhe ta bindë që Italia të përkrahë të drejtat e shqiptarëve duke e siguruar atë se kombi shqiptar do t‘i jetë asaj mirënjohës përjetë.****

Sikurse del nga përmbajtja e artikullit, luftëtari rilindës Mihal Grameno kishte besim vetëm tek Ismail Qemali, tek aftësitë e tij diplomatike, mbasi nga të tjerët, theksonte ai, deri atëherë kishin dëgjuar vetëm gjepura (Artikulli “Ç‘thotë Plaku i Shqipërisë”, në “Koha”, Boston, Mass., 12 dhjetor 1918).****

g/4. Roma e shmangu takimin me Ismail Qemalin !

Në Romë****, Ismail Qemali nuk arriti kurrë. Kur hyri në Itali, Roma e njoftoi të qëndronte në qytetin Perugia e të priste atje përgjigjen e kërkesës së tij. Ai bujti/fjeti në hotelin “Brufani”. Ndërsa priste përgjigjen nga Roma, kundërshtarët e platformës së Ismail Qemalit, pra përkrahësit shqiptarë të “platformës së Romës”, e kritikuan ashpër misionin e tij.**** Figura qe shikoni eshte nje fotografi e kohes se Hotel Bufani ne Perugia ( Umbio ) Itali qe sherbeu si rezidence e Ismail Qemalit, kur ai po priste qe te takohej me kryeministrin Italjane Orlandi. ( Ne figuren Nr-9, shikoni nje fotografi te asaj kohe ku na pasqyrohet hotel Brufani  /Perugia Itali / )

Me këtë rast, Mihal Grameno njoftonte, më 15 janar 1919, se Ismail Qemali në një letër që u kishte drejtuar krerëve të “Partisë politike”, u thoshte ndër të tjera: “…Lërini të tjerët me ëndrrat e tyre që të punojnë ashtu siç u pëlqen, për mbrojtjen e Shqipërisë dhe patriotët e vërtetë duhet sot që të mos humbasin asnjë sekondë për shpëtimin e së dashurës Shqipëri se koha është shumë kritike…” (“Koha”, Boston, Mass., 15 janar 1919). Qartësia diplomatike e Ismail Qemalit detyroi krerët e federatës “Vatra” të hiqnin dorë nga kritikat e ashpra që kishin zhvilluar deri atëherë kundër Plakut të Vlorës dhe të pranonin se vetëm ai po ua “rrokulliste planet e bukura” miqve të Italisë.****

g/5. Zyrtari Italjan (ministri i jashem) Sonnino e akuzon Ismail Qemalin per qellime personale intrigante dhe egoiste !

“Një vështrim interesant jepet nga Sonnino, një nga zyrtarët e lartë italianë të kohës, kur pasi hidhet poshtë ideja se I. Qemali mund të bënte spiunazh për Austrinë, telegrami shkruar nga ai pohon: se ishte kërkuar “vigjilencë” për shkak të karakterit të tij (I.Q.) intrigant dhe armiqësisë me Esat Pashën, kryetar i qeverisë së Durrësit, për të shfrytëzuar situata të vështira, në të cilat ndodhej Shqipëria, për qëllime egoiste e interesa personale, prandaj duhet të kontrolloheshin lëvizjet e tij dhe marrëdhëniet që mbante me persona të tretë, me qëllimin të ndalohej që ai gjatë qëndrimit të tij në Itali të bënte intriga e manovrime në kundërshtim me veprimtarinë tonë në Shqipëri”.******

g/6. Roma kishte siguruar perkrahjen e disa eksponenteve Shqiptare me influence !

Qeveria e Romës kishte siguruar përkrahjen në favor të platformës së shpallur në Gjirokastër, të disa personaliteteve shqiptare, si Mehmet Konica, Myfit Libohova, Medi Frashëri, Feizi Alizoti, Mustafa Kruja e të tjerë. Madje, ata po përgatiteshin të krijonin një organ politik në Shqipëri, i cili të miratonte “platformën e Romës” – Shqipëri autonome nën mandatin italian, pa Vlorën dhe krahinën e saj.****

Pra, keto personalitete Shqiptare ishin dokort me projektin Italjan per coptimin e Shqiperise duke i falur Italise Vloren dhe krahinat e saje. Ismail Qemali ishte kategorikisht kundër synimeve italiane, të cilat binin në kundërshtim me veprën që ai kishte shpallur vetë më 28 Nëntor 1912, pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

m/7. Kryeministri Italjan (Vittorio Emauele Orlando) dhe ministri i Jashtem (Sidney Sonnino) nuk e takuan Ismail Qemalin para se te shkonin ne Konferencen e paqes ne Paris !

Kjo quhet drama e tij e fundit, sepse e gjithë pasuria është mbaruar në këtë sfidë të pashembullt, për t’i bërë bashkatdhetarët e tij me shtet. Akti i fundit i tij është më 15 janar 1919, kur do t’i bëjë një promemorie kryeministrit Orlando, ndërsa ky i fundit niset për në Konferencën e Paqes, ku i konfirmon se përfaqëson shqiptarët e Amerikës… Ashtu si do t’i tregojë kohë më vonë Et’hemi, i biri, Ali Asllanit.****** Ne letren e tij te 15 janarit 1919 drejtuar ” Kryeministrit italian V. E. Orlando****, ne të cilin ndërsa e njoftonte se priste me padurim takimin me të, e lajmëronte se kishte përgatitur një parashtresë ose një punim, sikurse e quan ai, për ta paraqitur në Konferencën e Paqes në Paris, në emër të shoqërisë shqiptare të Amerikës.” ****

Promemorjen “ia dorëzoi prefektit të Perugios për t‘ia përcjellë Romës. Sipas njoftimit që na jep Renzo Fallaschi, bashkëshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t, kjo një stërmbesë nga vija amësore e Ismail Qemalit, letra arriti në Romë pas tri ditësh, mbrëmjen e 18 janarit dhe në kancelarinë e Kryeministrit mbërritja e saj u regjistrua të nesërmen, më19 janar. Pikërisht atë ditë Kryeministri italian Orlando u nis së bashku me ministrin e Jashtëm, S. Sonnino, për në Paris për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes”****

g/8. Permbajtja e promemerjes se Ismail Qemalit derguar Kryeministrit Italjan V.E.Orlando) !

Kryetart te Këshillit të Ministrave, Romë.

Përveç admirimit tim personal, me ndjenjën e dëshirës së përfaqësimit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave i kam kushtuar gjithë jetën time, e ndjej për detyrë t’i besoj shpresat e mia, për lirinë e vendit tim, në mbështetjen dhe mbrojtjen e lartë të Italisë, martirizimi i gjatë i së cilës ka qenë njëkohësisht po aq i madh sa edhe vet historia e saj e lavdishme dhe, triumfuse me luftrat mbinjerëzore, u ka siguruar përgjithmonë popujve të shtypur lirinë.

Duke qenë emëruar, në bazë të një akti formal të shqiptarëve të Amerikës, në cilësinë e delegatit, për të mbrojtur, pranë Konferencës së Paqes, të drejtat e Shqipërisë dhe për të kërkuar rikthimet e territoreve të shkëputura më parë, duke përfituar gjithashtu nga ftesa bujare, komunikuar nga Ambasada Mbretërore në Madrid, pasi vura në dijeni zgjedhësit e mi dhe u porosita të kenë besim të plotë, u nxitova të nisem për Romë, për t’u vënë në shërbim të Qeverisë Mbretërore, për të bashkërenduar qëllimet tona në përputhje me pikpamjet Tuaja të larta.

Edhe pse i hidhëruar nga privimi i të drejtës për t’ju paraqitur personalisht Shkëlqesisë Suaj falenderimet dhe kërkesat legjitime të popullit shqiptar për rivendikimet territoriale të tij, fatet e të cilave varen nga dashamirësia dhe nga një mbështetje Juaj e fortë, pa asnjë hezitim, duke iu nënshtruar fatit, ndodhem në Peruxhia, në pritje të udhëzimeve Tuaja.

Megjithatë, duke qenë se Konferenca e Paqes, e cila do vendosë të ardhmen e njerëzimit si dhe fatin përfundimtar të Shqipërisë, fillon së shpejti punimet, edhe pse kujdesi i madh i Shkëlqesisë Suaj përbën një garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Shqipërisë, misioni im si përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës dhe patriotizmi im i zjarrtë më diktojnë dëshirën legjitime dhe detyrën e shenjtë për të qenë pranë jush dhe për të ndjekur nga afër vendimet rreth fatit të vendit tim dhe të Orientit, aq më tepër që, për këtë qëllim, kam përgatitur një studim, i cili ka lidhje me origjinën e racës sonë, zonën etnografike dhe të drejtat historiko-gjeografike të Shqipërisë, të cilat do të dëshiroja t’ia paraqisja Konferencës dhe opinionit publik, sigurisht pasi të merrja edhe aprovimin Tuaj.

I lutem Shkëlqesisë Suaj që të marrë në konsideratë të veçantë lutjet e mia duke më trasmetuar telegrafisht porosit dhe sugjerimet Tuaja.
Ismail Kemal    15 Janar 1919.         Në rast se është nisur, ju lutem dërgojani në Paris” *****

g/9. Helmimi opo deshperimi i Ismail Qemalit ! ?

Njeri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës e dëshpëroi shumë babanë e tyre. Për të mos e lënë në harresë misionin e tij, Ismail Qemali**** ftoi më 23 janar 1919 në hotelin “Brufani” ku kishte bujtur, korrespondentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Perugia. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemtë e Ismailit. Sipas të birit, Et‘hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para gazetarëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisë së Vlorës, tregon se Ethemi i kishte thënë që Ismail Qemali “kërkoi ta shoqëronin në banjë. Atje e mbyti shkuma e të vjellët”. Pas tri ditë sëmundjeje ai vdiq më 26 janar 1919.****

g/10. Shtypi Italjan njofton vdekjen e Ismail Qemalit !

Vdekjen e tij e njoftoi, ndër të tjera, me një komunikatë të veçantë gazeta italiane “L‘Unione Liberale” organ i Partisë Liberale të Italisë, e qendrës së djathtë, me këto fjalë: “…Dje në mbrëmje, më 26 janar, në orën 23.30 pushoi së jetuari në hotel ‘Brufani‘ mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora. Ai përfaqësonte denjësisht një familje të madhe dhe të lashtë nga Vlora.****

Meqenëse ishte patriot i flaktë, mik i Italisë sonë, i frymëzuar nga parimet e lirisë dhe drejtësisë, shihej me sy të keq nga qeveria turke, e cila e kishte dënuar dhe detyruar të kërkonte shpëtim në mërgim. Ishte 75 vjeç, ruante mendimin e kthjellët dhe fuqinë trupore, i palodhur në punë, sikur të ishte i ri dhe i përzemërt me të gjithë. Hemorragjia cerebrale e goditi më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. Për të përballuar sëmundjen nuk patën dobi as mjekimi më i kujdesshëm i mjekut që e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe të konsulentëve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve, të cilëve po u dërgojmë me zemër të pikëlluar ngushëllimet tona…”.Lajmërimi i gazetës “L‘Unione Liberale”.****

g/11. Pak retrospetive analitike !

1. Ja si shprehet Darling Vlore , sternip i   i Ismail Qemalit !

Në përfundim të Luftës I-rë Botërore çështja e kufijve të Shqipërisë sigurisht do të shqyrtohej përsëri. Interesat e Italisë kishin qenë dhe ishin akoma të mëdha në lidhje me çështjen shqiptare ndaj, për të bashkërenduar veprimet qeveria italiane e ftoj Ismail Qemalin në Romë. Në atë kohë ai ndodhej në Spanjë dhe ishte zgjedhur nga shqiptarët e Amerikës si përfaqësues i tyre në Europë, në mbrojtje të çështjes kombëtare. Më 23 janar 1919 ndërsa priste në Perugia, Ismail Qemali pësoi një emoragji cerebrale dhe megjithë kurimet e mundshme vdiq më 24 janar. Ka patur mendime të ndryshme mbi vdekjen e tij, e cila përkoi në një moment mjaft delikat për çështjen kombëtare dhe kur ndihma që pritej prej tij ishte e mjaft e rëndësishme. Sigurisht, si përfaqësues i çështjes kombëtare ai kishte edhe armiq, armiq të betuar të Shqipërisë, ndaj ekziston mundësia që të ketë patur edhe një komplot ndaj tij pikërisht nga qarqet antikombëtare.°°°

2.Versioni i helmimit ( sipas Skender Luarasit)

Kjo radhë ngjarjesh – ndalesa me urdhër qeveritar në Perugia, refuzimi i takimit me të me ministrin e Jashtëm italian, veshin e shurdhër që bëri Kryeministri i Italisë Orlando, i cili nuk iu përgjigj po ose jo kërkesës së Ismail Qemalit, udhëtimi i tyre për në Paris pa e njoftuar diplomatin shqiptar, më në fund vdekja e tij e papritur, kur nuk ishte ankuar asnjëherë më parë për shqetësime shëndetësore – dhanë rast për të lindur dyshime se për t‘ia mbyllur gojën Plakut të Vlorës, e kishin helmuar.****

Këtë tezë, e cila më parë qarkullonte në heshtje, e shpalli publikisht Skënder Luarasi në biografinë që ai botoi për Ismail Qemalin në vitin 1962. Skënder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua për në Paris pa iu përgjigjur fare kërkesës së tij, u revoltua jashtë mase. “Më prenë në besë”, paskësh thënë plaku i prekur thellë në sedrën e vet. Sipas Ismail Qemalit, urdhri për të pritur në Perugia përgjigjen ishte një mashtrim. Megjithatë, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vërtetë i vdekjes duhet të ketë qenë një dozë helmi e dhënë nga një dorë e fshehtë para konferencës së shtypit.(..)

3.Versioni i nje vrulli te furishem zemrimi qe mund te kete quar ne vdekje sipas Fallaskit !

Tezën e helmimit të Ismail Qemalit nga organet e sigurimit italian e ka kundërshtuar diplomati italian Renzo Fallaschi, sikurse u tha, bashkëshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t. Në jetëshkrimin që ai ka hartuar për Ismail Qemalin, si shtojcë në vëllimin e kujtimeve që ka diktuar vetë Plaku i Vlorës, ai pranon se shkaku i vdekjes së Ismail Qemalit ishte një hemorragji cerebrale e shkaktuar nga një vrull i furishëm zemërimi, i krijuar tek ai nga njohja e papritur e një lajmi, që ai kishte qenë viktimë e një mashtrimi të rëndë.****

Mbetet të zbulohet – vazhdon ai – se cili ishte shkaku i emocionit që e shpërtheu zemërimin e tij e që sigurisht lidhet me thirrjen përbuzëse për “njerëzit e pabesë”. Por – vazhdon R. Fallaschi – rrethanat e përjashtojnë që Ismail Qemali t‘i drejtohej për pabesi Orlandos. Sipas tij, mungesa e përgjigjes nga Orlandoja nuk mund të ishte arsyeja e zemërimit të Plakut të Vlorës, mbasi dihej se Kryeministri italian do të shkonte në Paris, pra nuk kishte kohë të takohej me të. Ai shton se edhe ministri i Jashtëm italian, Sonnino, nuk kishte mundësi t‘i përgjigjej, pasi edhe ai u nis për në Paris për përgatitjen e Konferencës së Paqes. Si rrjedhim – përfundon ai – shkaku i zemërimit të thellë duhej kërkuar gjetkë.(…)

Me këtë rast, ai supozon se revoltimi mund të jetë shkaktuar, ngase Ismail Qemali mund të ketë zbuluar këtë pabesi të re nga po ata kundërshtarë të vjetër. Renzo Fallaschi shkruan tekstualisht: Ismail Qemali mund të ketë zbuluar një pabesi të re nga kundërshtarët e tij të vjetër, gjë që zemra e tij fisnike të mos e ketë përballuar dot.****.

4. A ndjehej i tradhtuar dhe braktisur I. Qemali ?

Pakkush mund të dijë hidhërimin e tij, kur disa nga ata që do jenë protagonistë të shtetit shqiptar i kthejnë krahët. Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Abdyl Ypi, Dervish Hima etj., jo vetëm do ta mohojnë, por edhe do e pengojnë në çdo hap. Esat Pashë Toptani, kuptohet se do t’ia bëjë rrugën edhe më të vështirë, sa është gjallë. ******

Por ne fakt mendoj, se eshte e veshtire qe te bejej nje konfirmin i besushem nga Fallaski i cili ishte pjese e diplomacise Italjane te kohes. Argumente e tij duken me shume si justifikime te pathelluara se sa si prova reale. Pasi nuk mund te justifikohet mbajtja larg ne Perugia dhe mos pritja ne Rome nga Kryeminstri Italjan Orlando si dhe perhapja e fjaleve shpifse  nga ministri i jashtem Italjan se gjoja Ismail Qemali ishte intrigant egoist dhe qe kishte qellime personale, si dhe moslejimi per te shkuar ne Zvicerr per tu takluar me Shqiptaret qe gjendeshin atje. Po keshtu   dhe kercenimi me sigurimin social duke e lene te çveshur nga mjetet financiare. Gjithashtu ketyre qellimeve kunder tij i sherben dhe bashkpunimi me kundershtaret e tij politik ne Shqiperi qe ishin pro Italise dhe Frances si Esat Toptani qe kishte krijuar qeverine hije ne Durres per te ju kundervebe asaj te Ismail Qemalit dhe qe ishte dakort,  per protektoratin Italjan duke i dhene Italise Vloren me rrethinat e saje.

5. Raporti mjeksore i vdekjes së Ismail Qemalit !

Për “kundërshtarët e vjetër”**** të Plakut të Vlorës, ndoshta R. Fallaschi e ka fjalën për personalitetet shqiptare, të cilat shkaktuan më 1913-n dorëheqjen e Ismail Qemalit si kryetar i qeverisë së parë të Shqipërisë dhe që tani ishin miq të Italisë. (..)

Që atëherë kanë kaluar 90 vjet. Përveç S. Luarasit dhe R. Fallaschi-t, me shkaqet e vdekjes së tij nuk është marrë më njeri. Ne, sigurisht, nuk jemi në gjendje të merremi me të. Për ne, më tepër se dyshimet e të parit dhe hamendjet e të dytit, hëpërhë mbetet për t‘u marrë në konsideratë raporti mjekësor i hartuar nga profesorët e spitalit të Peruxhas, në të cilin mbi vdekjen e Ismail Qemalit flitet thjesht për hemorragji cerebrale. (..)

6. Analiza i nje hipoteze te helmimit te I.Qemalit !

Sintomat me te pergjithshme te nje hemorigije cerebrale te befasishme “Iktus” mund te evolojne shume shpejt. Nese pacjenti eshte akoma zgjuar dhe i orjentuar ai mund te ankohet per dhemje te forta koke, dhe te kete vjellje, por mund te shkoje ne spital ne gjendje kome te thelle qe prezantohet menjehere apo gjate evolimit te krizes, ka çrregullime te frymarrjes, rritje te presionit arteroze dhe vuajtje te qendrave cerebrale modulatore ( efekti Caushing ), anomali te temperatures se trupit (Iperpiressia)*

7. A mund te kishte pasur arsye per eleminim fizik ?

Na fakt nga sa doli me lart ai sapo kishte filluar te fliste ne konferencen e shtypit befasisht u zverdh foli perqart dhe pasi e derguan ne banjo u mbyt nge shkuma dhe te vjellurat. Natyrisht qe keto jane me teper shenja te helmimit, se sa te hemarogjise cerebrale. Por gjithsesi duhet gjykimi i specialisteve mjeke  per ti interpretuar.

a. Por, te bejne pershtypje dy gjera !

E para nese rasti i helmimit do te merret si version i pranushem at’here duhet thene se versioni qe jep spitali si hemorogji cerebrale duhet qe ta fshehe te verteten dhe ne kete rast merret me mend se dora e fshehte qe i hodhi helmin duhet te kete qene nje dore e specializuar dhe e fuqishme brenda shtetit Italjan qe u ka mbyllur gojen dhe mjekeve per te deklaruar te verteten. Dhe kjo nuk mund te ishte tjeter perveçse ajo e sherbimit sekret.

b. A kishin arsye ato qe ta benin kete gje ?

Natyrisht Italia e kishte te qarte se aftesite diplomatike te  I.Qemalit ishin shume te larta dhe se ai ishte i vetmi qe mund tua prishte planin Italjaneve per te marre pretektoratin Italjan mbi principaten Shqiptare qe do te mbetej ne shqiperine qendrore dhe Krahinen e Vlores qe te ja bashkangjiste Rajonit Puljos.

I.Qemali e kishte vertetuar me se nje here se kishte qene i afte qe te siguronte mbeshtetjen e  Austrise e  cila  kundershtonte  nje shtrirje te Serbise ne Adriatik, por dhe te zgjerimit te Italise ne Ballkan.

Gjithashtu I.Qemali kishte qene i afte qe te siguronte mbeshtetjen nepermjet komunitetit Shqiptare te Amerikes dhe ambasadorit amerikan te Spanjes dhe nje mbeshtetje Amerikane kunder coptimit te Shqiperise qe prishte planet Italise. Po ashtu akoma ekzistonte nje shprese nga ana a Turqise qe te mund ta bindete I.Qemalin qe ti kthehej planit per nje shtet unitare Shqiptare nen suazen e portes se larte, çka dihej dhe ndoshta shikohej me shume dyshim nga Rroma zyrtare.

Kete zemrim te Italjaneve e kishin shtuar dhe ngjarjet e te ashtuquejturit komplote te ( B.G ) i cili kishte zbarkuar ne Vlore per te hyre ne tratativa me Ismail Qemalin per ta bindur per nje bashkim te mundshem autonom te kater vilajeteve nen vartsine e Stambollit pasi e kuptuan se Europa po i shkurtonte duart aziatike ne Ballkan duke sakrifikuar Shqiperine  siç e mendonin ato, si  kurbanin e fundit Islamik ne ate rajon.

Turqit akoma nuk hiqnin dore nga qellimet e tyre politike dhe dipllomatike ne Ballkan ku gjendej nje shumice e popullsise muslimane dhe qe ishin kunder zgjerimit ortodoks te ballkanit sidomos te Greqise per te marre jugun e Shqiperise. Pasi me Greket e shoqeronte nje histori e vjeter per pretendime teritoriale. Pra duke qene se Ismail Qemali vlersohej kunder si vetmi eksponent politike dhe diplomatik me peshe dhe afte qe te nderhynte dhe tua prishte planet, at,here ai mud te jet vene ne shenjester per t’u eleminuar para se ti jepej rasti qe te shpaloste platformen e tij politike ne konferencen e Paqes ne Paris.

Ndoshta kjo duhet te kete qene arsyeja qe ai nuk u pranua ne Rome dhe nuk muar kontakt fare me te duke u menjanuar dhe se fundemi duke e eleminuar. Keshtu tashme Italia  i kishteb duart te lira ne Shqiperi qe te bene çfare te donte. Gjithashtu ne vijim te kesaj ideje ka dhe nje nje gje te terheq vemendjen; marrja persiper e te gjithe ceremonise mortore te varrimit ne Shqiperi e cila u be nga Roma duke perfshire te gjitha shpenzimet.  Ndoshta kjo u be mbuluar per te fshehur, çdo dyshim qe mund te lindete per ndonje veprim te mundshem Italjan ndaj jetes se Ismail Qemalit.

Po keshtu te ben pershtypje dhe vendosmerija Italjane per te mos perdorur asnje simbol kombetare nga populli, perveç atij te arkivolit qe u ra dakort pas vendosmerise se pushtetit lokal te dominuar nga patriotet. Frika qe Italjanet fshehin nga shperthimi i revoltave patriotike gjate varrimit.  Vdekja e Ismail Qemali ishte nje pikpyetje e madhe , pasi  ne Itali kishte shkuar   me shendet te plote me mision per te bindur Italjanet qe te hiqnin dore nga plani i tyre i protektoratit dhe aneksimit te Vlores si dhe te kordinonte qendrimin diplomatik per konferencen e paqes ne Paris.

Roma ne fillim kishte qene dakort qe ta priste dhe ta takonte- por siç rezultoj ne fakt ai u mbajt i shmangur nga Roma duke e urdheruar qe te priste ne Perugia, pa pergjigje takimi, dhe u braktis ne momentin kur filloj konferenca e Paqes ne Paris, pra u “pre ne bese” siç eshte shprehur vete Ismail Qemali. Vdekja e tij e papritur para konferences se shtypit me gazetaret pasi kishte ngrene dreke, duke perjashtuar plotsisht nje piste te mundshme te helmimit dhe duke e justifukuar me diagnozen e hemoragjise cerebrale ishin qe te gjitha sinjale te mundeshme per nje dyshim te ligjshem per nje vrasje te qellimshme, ç’ka do te bente qe shtersat patriotike Shqiptare te organizonin protesta.

Pra frika qe kishin Italianet  per protesta patriotike e cila beri qe trupi i tij te varrosej ne Kalane e Kanines dhe jo ne qytetin e Vlores e perligj ne nje fare mase friken dyshimin e nje vrasje te qellimshme.  Keshtu qe ky pra, per Italjanet  ishte thjeshte nje “plang prishes”.

Natyrisht kjo piste dyshimi nuk mund te perjashtoje dhe nderhyrjen e nje doren e fshehte Greke, Serbe apo Franceze, ashtu siç jane hedhur versione dhe per hafijet Osmane qe ne fakt e ndiçnin kemba kembes Ismail Qemalin sipas urdherave te Sulltanit.  Por version Turk ndoshta nuk mud te perlgjet pasi Turqit kur moren vesh planet e coptimit te Shqiperise nga shtetet kristjano-ortodokse i modifikuan qenderimet e tyre. Razultat i ketij ndryshimi  ishte dhe i ashtuquajturi komplot i (B.G ) qe u be njeri nga shkaqet  kryesore per dorheqjen e Ismail Qemalit nga qeveria. Keshtu ndonje veprim Turk kunder jetes se tij  nuk mund te dale shume i perligjur.

Gjithashtu me kete logjike mund te gjykohet dhe per nje nderhyrjet e sherbimeve te tjera Europiane sidomos apo ballkanike pasi eshte nje tregues domethenes version te diagnoses se spitalit te Perugios, qe do te kerkonte nje manipulim te provave nga ana mjekeve. Dihet fakti se nese Italjanet duhet ta zbardhnin ngjarjen ato e kishin ne dore qe ta benin. Pra eshte e qarte se nuk do te mjaftonte vetem vrasja ( helmimi) por dhe manipulimi i provave. Keshtu me mire se Italjanet kete gje nuk mund ta bente askush tjeter. Por nuk duhet te pejashtohet nga pista e dyshimeve dhe ndonje komplot i qarqeve armiqesore te brendeshme Shqiptare te cilet mund te kene qene ne akord me ato te jashtmet qe te kene ber te mundur eleminimin e tij.

Megjithate ne rast se version i helmimit nuk qendron at’her mbetet referenca e versionit zyrtare, te spitalit. Por kjo nuk e perligj shqetsimin Italjan per organizimin e ceremonies se varrimit dhe friken e revoltave. Por sido qe te kete ndodhur duhet te marrim ne konsiderate  fjalen  sentence te popullit “ te vret naten dhe te qan diten “ mund te kete  gjetur zbatim te plote ne kete rast, si ne shume raste te tjera.

17.  Mbi varrimin e pare te I. Qemalit ne kalane e Kanines Vlore !

a. Kronikat e kohes.

Ismail Qemali vdiq në një kohë kur në Shqipëri, për shkak të okupacioneve të huaja, nuk ekzistonte shtypi i lirë shqiptar. Nuk ka dyshim se vdekja e tij shkaktoi një dhimbje të përgjithshme në mbarë bashkatdhetarët. Këtë e dëshmojnë pak organe shtypi që botoheshin atë vit, ndonjëra në Shqipëri e të tjerat jashtë.****

Nikolla Ivanaj në gazetën “Koha e Re”, që nxirrte në Shkodër, kur qyteti ndodhej nën pushtimin ushtarak frëng, shkruante pesë ditë pas vdekjes së Ismail Qemalit, më 31 janar 1919: “Na mbërriti lajmi i zi si korbi, i ftohtë si akulli e i mprehtë si shpata e mejdanit: Vdiq Ismail Qemali i Vlorës.” (..)

Më tej: “Historia e Shqipërisë së re, në kohën e vet do të flasë më gjerë e gjatë për këtë burrë të shkëlqyeshëm të atdheut tonë.” N. Ivanaj e mbyllte fjalën e tij: “Ne, sot i lutemi shpirtit të tij që të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë e kritike, ku na lypej ende trupi e mendja e tij, më tepër se kurrë deri sot.” (..)

Gazeta “Kuvendi”,organ që dilte një herë në javë në Romë, nën drejtimin e Sotir Gjikës, në shqip e italisht, njoftonte më 8 shkurt 1919, vdekjen e Ismail Qemalit, me këto fjalë: “Më 26 të janarit 1919, në hotel Brufani të qytetit Perugia (Itali), vdiq në duart e të bijve, Etem e Qazim, Ismail Qemal Bej Vlora, ish-kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë e tani përfaqësues në Europë i ‘Partisë Politike‘”. Shumësia e lëndës nuk na jep leje sot të merremi gjatë me biografinë e burrit të shtetit shqiptar. Padyshim, Ismail Qemali do të zërë një faqe të gjerë në historinë e Përlindjes shqiptare, se veçanërisht i shquar është roli që luajti ky burrë me mendje të madhe i farës sonë. (..)

Ai pati fatin të ngrejë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 flamurin e mëvetësisë shqiptare, ngjarje që e bëri të mbetet fytyrë historike, meritë të cilën nuk do t‘ia hedhin dot poshtë as kundërshtarët e tij më të rreptë. Kuvendi merr pjesë në këtë zi kombëtare e i dërgon së fort të helmuarës familje të ndjesëpastit ngushëllime të përzemërta. Qeveria italiane bëri, nga ana e saj, fort fisnikërisht, ç‘duhej për ta shpënë trupin e Ismail Qemalit në Vlorë”. (..)

Mihal Grameno, në një artikull me titull “Humbja e Ismail Qemalit”, botuar më 12 mars 1919, në gazetën e tij “Koha” (Boston, Mass.), shkruante ndër të tjera: “Si vetëtima u përhap lajmi i hidhur për humbjen e Plakut të Shqipërisë, Ismail Qemalit, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë anët e botës. Ky lajm ishte si rrufeja edhe një nga më të mëdhatë goditje për kombin shqiptar, se humbi burrin më të madh që kishte nxjerrë, pas Skënderbeut, Shqipëria. Humbi diplomatin e madh e të famshëm, humbi shtyllën e çelniktë të programit kombëtar, humbi Atin e kombit, i cili e shpëtoi nga rreziku, humbi luanin që dërrmoi zinxhirët e robërisë dhe që ngriti flamurin e Skënderbeut e shpalli vetëqeverimin e Shqipërisë. Jemi shumë të vegjël edhe fuqia jonë është e dobët që të mund të përshkruajmë veprat e larta dhe të shenjta që ka sjellë Plaku i pavdekur, përmbi altarin e atdheut.”(..) Luftëtari rilindës përvijon në artikullin e tij këtë portret njerëzor për Plakun e Vlorës: “Tek Ismail Qemali përmblidheshin gjithë virtytet e mira, të cilat mund të gjenden në botë….” (Gazeta “Koha”, Boston, Mass., 12 mars 1919).****

b. Roma merr persiper varrimin e Ismail Qemalit ne Vendlindje !

Për të treguar se kishte respekt ndaj Ismail Qemalit, qeveria e Romës mori përsipër ta zhvillonte varrimin e Plakut të Vlorës me ceremoni zyrtare dhe me shpenzimet e veta. Ajo iu përgjigj menjëherë ftesës së Bashkisë së Vlorës për ta përcjellë trupin e Ismail Qemalit për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.****

c. Cila ishte situata politike e kohes ne Vlore sipas pikpamjeve Italjane ?

Varrimi i burrit të shquar në Vlorë, që konsiderohej si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, përveç rëndësisë se pergjithshme përmbante me vete edhe probleme te ndryshme politike. Vlora ndodhej nën pushtimin ushtarak italian. Veç kësaj, Roma e ndiente veten të sigurt, se me vendimin që do të merrte Konferenca e Paqes që po zhvillohej në Paris do ta aneksonte, në bazë të Traktatit të Londrës, qytetin e Vlorës së bashku me rrethinën e saj.(..) Pasi ta aneksonte, ajo mendonte ta përfshinte krahinën e Vlorës në provincën italiane të Puljes. Por, në Vlorë ekzistonte një frymë e theksuar patriotike për rezistencë kundër synimeve italiane. ****

ç. Komanda Italjane kishte nxjerre jashte ligjit perdorimin e flamurit kombetare ne Vlore !

Sikurse pohon një dëshmitar i kohës, Sali Hallkokondi, në një punim të botuar në vitin 1923, komanda italiane e pushtimit e kishte ndaluar që më 17 maj 1916 përdorimin e flamurit shqiptar në Vlorë, kurse më 20 gusht 1916 e kishte nxjerrë jashtë ligjit.(Sali Hallkokondi, “Historia e Shqipërisë së Re”, Vlorë 1923, fq. 241).****

Keshtu qe Komanda italiane dhe ne zbatim te udhedhit te dhena me pare si dhe te asaj se trembej nje rebelimi te munshem te popullit urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli patriot Shqiptare. Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar.* Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë.* Ne figuren Nr-2 Shikoni Flamurin origjinal me te cilin eshte mbuluar arkivoli i Ismail Qemalit ne shtratin e topit.

Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Ethem Bej Vlora. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e dite e mërkurë.* Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin flamur e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në Sheshin e Flamurit me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Ethem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.* Me poshte ne vijim te ketij artikulli ju do te gjeni te fotografine e flamurit dhe te gjitha aktet dokumentare qe hedhin drite mbi perdorimin dhe ruajtjen e ketij flamuri origjinal i cili eshte zbuluar kohet e fundit nga qendra e studimeve albanologjike ne Tirane.

d. Kishte pasur nje demostrim patriotik ne Vlore kunder Italjaneve !

Dy muaj para vdekjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1918, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë Kombëtare, në Vlorë shpërtheu një demonstratë patriotike, gjatë së cilës Avni Rustemi dhe Bajram Hallkoja në fjalimet që mbajtën dënuan synimet imperialiste të Romës ndaj Vlorës (Sali Hallkokondi, “Historia e Shqipërisë së Re”, Vlorë 1923, fq. 241-242). (..)

Si pasojë e kësaj demonstrate, me dhjetëra qytetarë qenë burgosur dhe jo pak figura të shquara ishin internuar në ishullin e Sazanit. Në mënyrë të veçantë, komanda e trup-ekspeditës ushtarake italiane në Vlorë me në krye gjeneralin Settimio Piacentini druheshin se ardhja e arkivolit me trupin e Ismail Qemalit në Vlorë do të shërbente si shkëndijë për manifestime të reja patriotike. (..)

dh. Komanda Italjane ne Vlore propozon qe varrimi te behej larg qytetit ( ne kalane e Kanines) se kishte frike nga trazira patriotike !

Si rrjedhim, ajo tregonte shumë kujdes në organizimin e procesionit të varrimit të trupit të Ismail Qemalit në vendlindje dhe në qytetin ku ai kishte shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Këshilli bashkiak i qytetit, ku mbisundonin patriotët, propozoi që varri i Ismail Qemalit të vendosej në sheshin qendror të qytetit, pranë selisë ku ishte shpallur më 28 Nëntor 1912 Pavarësia Kombëtare e Shqipërisë. (..) Por, komanda ushtarake italiane, duke u kapur pas projektit ende në studim të rregullimit të sheshit qendror të qytetit, nguli këmbë që trupi të vendosej në kalanë e Kaninës, të paktën përkohësisht, aty ku qenë vendosur stërgjyshërit e Ismail Qemalit, pinjollët e familjes Sinanaj apo të Sinanpashallarëve, gjatë shekujve të kaluar.(..)  ( Ne figuren Nr-10, po shikoni nje fotografi te viteve 1913-14 me autor Robet Elise, ndodhur ne Shqiperi gjate asaj  perjdhe).

Keshtu Më 12 shkurt, nën një ceremoni ne dukje madhështore per kohen, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. Safa Vlora ne kujtimet e saja familjare shkruan: «…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit…”*

e. Komanda ushtarake Italjane ne Vlore organizon ceremonine e varrimit te Ismail Qemalit !

Madje, ajo vetë mori përsipër organizimin e ceremonisë së varrimit, por vuri si kusht që gjatë procesionit të mos shpalosej asnjë flamur kombëtar shqiptar dhe të mos kishte shpërthime patriotike. (..)

ë/1. Censuron fjalimet

Ajo kërkoi gjithashtu të censuronte dhe fjalimet e përmortshme që do të mbaheshin. Pas disa debatesh u arrit marrëveshja e komandës italiane me këshillin bashkiak shqiptar, që gjatë kortezhit vetëm arkivoli të ishte i mbuluar me flamurin shqiptar.(..)

ë/2.Lejon vetem mbulimin e arkivolit me flamur shqiptare dhe nuk lejon perdorimin e asnje flamuri nga pjemarresit.

Kryesia e bashkisë, nga ana e saj, me qëllim që t‘i kryente homazh të madh birit të shquar të Vlorës dhe të Shqipërisë, një homazh të madh pa incidente, të cilat mund të prishnin varrimin, u lëshoi një thirrje qytetarëve dhe fshatarëve të zonës së okupuar që të merrnin pjesë në varrim jo me flamurin kombëtar në dorë, por ta nderonin në heshtje patriotin e madh me praninë e tyre sa më të shumtë gjatë ceremonisë së varrimit. Në të vërtetë, kështu ndodhi. (..)

f. Ardhja e trupit te Ismail Qemalit nga Italia !

1.Sjellja nga Perugia-Bari-Vlore

Nga Perugia, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqëruar nga djemtë e tij, Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, u dërgua me tren në Brindizi nga ku, me pas u ankorua në bordin e torpedinieres/luftanijes “Alpino”, u shoqërua per ne Vlorë.* Duke arritur në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në Skelë te Vlores Aty qëndroi dy ditë. (..)

2. Ceremonia e varrimit

Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela filloi në orën 10 : 00 paradite. Aty qenë të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore. Kortezhin e prinin 12 kurora lulesh të dërguara nga populli i Vlorës, organet e qarkut e të krahinës së Vlorës, shkollat fillore të qytetit, qyteti i Fierit, shoqëria “Djelmoshat e Vlorës”.(..)

Një nga kurorat ishte e gazetës “Kuvendi”, në të cilën thuhej: “Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët”. Edhe në këtë formulim shihej censura italiane, e cila lejonte që Ismail Qemali të nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, por si “diplomat i vlerët”.(..) Figura Nr-11, eshte nje fotografi e ceremonise  se varrimit Ismail Qemalit  ne Vlore ( Kanine)

Kur kortezhi u nis nga skela për në qytet, në krye qëndronin anëtarët e shoqërisë “Djelmoshat e Vlorës”, që mbanin kurorat. Pas kurorave vinin anëtarë të tjerë të “Shoqërisë djaloshare”. Pas tyre vinte banda ushtarake, e cila ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella. (..)

Më tutje, një grup ushtarësh të regjimentit të 86, si dhe një repart italian mitraljerësh. Pas tyre vinte karroca që mbante arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar. Karrocën e tërhiqnin gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës ecnin dy rreshta ushtarësh. Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një tufë ushtarësh kalorësie. (..)

Duke ecur me hap të ngadalshëm, kortezhi i përmortshëm arriti në qytet. Atë ditë, thotë korrespondenti i gazetës “Kuvendi”, Vlora ishte në zi. Tregu ishte mbyllur. Në dyqane qenë ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku ishte shkruar: “Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin.” (..)

Duket se flamurin kombëtar të ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarët vlonjatë e zëvendësuan me nderimin nëpërmjet shpalljeve nekrologjike për Ismail Qemalin, “patriotin e madh”.Nëpër dyert dhe dritaret e shtëpive, shkruante korrespondenti, kishin dalë gra dhe vajza, për të nderuar “Plakun e Shqipërisë”, disa nga të cilat e kishin njohur në rini. Kur arriti në tregun e qytetit kortezhi u ndal. Aty u mbajtën dy fjalime të përmortshme. Mbi ceremoninë e varrimit kemi dy burime historike – një nga autoritetet ushtarake italiane të pushtimit, tjetrën nga kujtime qytetarësh vlonjatë të atyre kohëve. (..)

Në lidhje me këtë ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte Ministrisë së Jashtme të Romës po atë mbrëmje: se anija luftarake “Alpino” arriti në skelë mbrëmjen e ditës së hënë më 10 shkurt 1919; se më 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela në orën 10.00 paradite; se sipas programit të parashikuar, mori pjesë batalioni i këmbësorisë së ushtrisë italiane me muzikë e flamuj.(..)

Ai nënvizonte se nuk pati “asnjë flamur shqiptar, përveç atij që mbulonte arkivolin. U mbajtën dy fjalime nga paria shqiptare, të cilat, theksonte gjenerali italian, më ishin bërë të njohura më parë (sigurisht për t‘i censuruar – F. B.). Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjë incident.” (..)

Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shënon nga ana e vet se “mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij.” (Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë).*

3.Populli i Vlores dhe krahinave perreth shoqeron me dhimbje te thelle varrimin e Ismail Qemalit !

Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, në orën e varrimit tërë popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anës rrugës nga skela në Kaninë nga do të kalonte arkivoli, ndërsa fshatarët mbushën dhe kodrat. Sipas dëshmitarëve nga mizëria e fshatarëve kodrat dukeshin si koshere bletësh. Gjenerali italian nuk na thotë se cilët qenë dy personalitetet që mbajtën fjalimet e përmortshme në tregun e qytetit.

Emrat e tyre i njofton korrespondenti i gazetës “Kuvendi”. Ata qenë Jani Minga dhe Qazim Kokoshi, dy delegatë që kishin marrë pjesë bashkë me Ismail Qemalin si përfaqësues të Vlorës në Kuvendin Historik që shpalli Pavarësinë Kombëtare, më 28 Nëntor 1912. Madje, ai na jep edhe fjalimet e tyre.****

4. Fjalimet ne ceremonine e varrimit !

a. Fragmete te fjales se Jani Minges !

Jani Minga tha ndër të tjera: “…Popull i përzishëm! Shumë të brengosur dhe shumë të vrenjtur të shoh sot. Vallë ç‘gjëmë e tmerrshme të ka ngjarë e ç‘mandatë të zezë ke dëgjuar? Pyes me pikëllim shpirtin. Pyes me zemër të dridhur. Po mjerisht kudo ku rrotulloj sytë, kudo ku mbaj veshët një zë përgjigjet për çdo anë, nga çdo fytyrë e venitur dhe e shkëmbyer e juaja del një zë i helmueshëm dhe i shëmtuar dëgjohet “Vdiq Ismail Qemali! Vdiq Plaku i Vlorës! Plaku i Shqipërisë!” Heu! Thuaj më mirë o i mjerë popull “vdiq burri më i madh i Shqipërisë, luftëtari më i fortë i mendjes, i ndjenjave dhe i mendimeve kombëtare, vdiq mburoja më e fortë dhe më e madhe e kombit, vdiq politikani ynë më i madh dhe diplomati ynë më i dëgjueshëm në fushë të politikës e të diplomacisë europiane…”****

b. Fragmente te fjales se Qazim Kokoshit !

Nga fjala që mbajti Qazim Kokoshi përpara trupit të Ismail Qemalit, shkëputim këto rreshta: “…Helmi dhe dëshpërimi që goditi gjithë bashkatdhetarët nga kjo gjëmë ishin aq të mëdha sa na pëlqente në ditën e shpalljes së pavarësisë Kombëtare, që të mos ta besonim, donim të shpresonim që lajmi të mos ishte i vërtetë dhe Ismail Qemali të mos kishte vdekur që kësisoj ai me gjalljen e tij të mund të kryente plotësisht qëllimin e shenjtë që kishte filluar që në kohën e djalërisë dhe për të cilin kishte marrë në sy pësimet e mërgimin me shumë rreziqe, me shumë vuajtje e të këqija… Por, mjerisht, këto shpresa nuk u vërtetuan pse thonjtë e tmerruar të vdekjes e rrëmbyen Ismail Qemalin.

Një e tillë humbje, sidomos në një kohë kur atdheu i tij priste shërbimin më të madh, priste nga fuqia e mendjes së tij kurorëzimin e të drejtave dhe të dëshirave kombëtare, një e tillë mynxyrë, në një kohë të tillë, kur fati i të gjorit komb shqiptar është duke u shqyer përjetë, na duket se e shton helmin e dëshpërimin tonë më shumë se çdo herë.” Ndersa Qazim Kokoshi e mbylli fjalën e tij kështu: “Ismail bej! të përunjemi dhe të sigurojmë që Shqipëria, ndonëse e vogël, e varfër dhe e paditur, të çmon dhe kujtimin tënd do ta ketë si rrënjë të idealit të saj.” ****

c. Ne ceremoni ekzekutohet himni Italjan !

Pas fjalimit të tyre, ushtria italiane i bëri nderimin e fundit Ismail Qemalit, duke ekzekutuar himnin mbretëror, sigurisht të Italisë. Që këtej reparti i kalorësisë italiane së bashku me të parët e fesë, parësinë e qytetit e një masë e madhe qytetarësh vlonjatë e shoqëruan arkivolin drejt e në Kaninë, ku u varros. Në këtë mënyrë mori fund dhe ceremonia e varrimit. ****

18. Rivarrosja e kufomes se Ismail Qemalit sjallja e eshtrave nga Kanina ne Vlore

Megjithëse kishte vdekur qysh në vitin 1919, qe sjellë nga Italia dhe qe varrosur në Kaninë të Vlorës, varri i kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista “Minerva” e 8 janarit 1932 shkruan në faqe të parë të saj se ishte “zbuluar” varri i njeriut që zë fillin në krye të listës së kryeministrave të Shqipërisë.

a. Ne parlamentin mbretrore behet debat per permirsimin e varrit te Ismail Qemalit duke bere rivarrosje te eshtrave te tij !

Më mbledhjen e Parlamentit të datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotë se ka vizituar së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit në Vlorë, dhe se është befasuar nga gjendje jo të mirë e varrit. Pasi u bisedua për rregullimin e varrit të Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave të tij në Vlorë si dhe ngritjen e një monumenti këtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thënë se për një qëllim të tillë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.**

Po në këtë seancë të Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kërkuar të zbardhej destinacioni i parave të grumbulluara më parë në fillim të viteve 20 t, për qëllimin e sipërpërmendur, duke bërë përgjegjës për një shpërdorim të tillë Q.K dhe Zenel Prodani. Disa dittë më vonë më 18 dhjetor 1931, në gazetën “Besa”, ish prefekti i Vlorës, Zenel Prodani i dërgon një letër të hapur deputetit Fejzi Alizoti, të titulluar “qeveria të hetojë”. Midis të tjerash në këtë letër ai thotë: “Në një diskutim që mbajta me rastin e 28 nëntorit 1922, kur isha prefekt në Vlorë, propozova ngritjen e një monumenti plakut të kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje të nxehta dhe pa humbur kohë u formua një komision prej patriotësh të vërtetë e të ndershëm për të përgatitur fushatën e ndihmave.**

Nga shumë vise të Shqipnis muarëm përgjigje përgëzimesh për iniciativën e marrë dhe s’mungonin të na siguronin se apelit tonë do t’i përgjigjeshin me gjithë shpirt. Megjithë që është kohë e gjatë prej 9 vjetësh dhe është e natyrshme që të mos mbaj mend mirë hollësitë e zhvillimit të çështjes, di me siguri se përveç 45  napolonash të dërguara nga n/prefektura e Leshit (Lezhës   shënim) dhe diçka nga Vlora, nuk u mblodhnë gjë tjetër sa isha unë atje mbase më vonë u transferova në Berat”.**

b. Parlamenti cakton përfaqësuesit e tij për ceremoninë e varrimit ne Vlorës

Më 22 nëntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parë e tij u çel nga deputeti më i vjetër Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin më të ri Zoi Xoxa. Në fillim të seancave të para të tij Parlamenti përpara se të zgjidhte kryesinë e tij (më 3 dhjetor), zgjodhi përfaqësuesit e tij në ceremonitë që do të zhvilloheshin në Vlorë për nder të kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali, të cilët ishin Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa. Përveç tyre në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe përfaqësuesit e qeverisë, Milto Tutulani dhe Hilë Mosi.**

c. Ceremonia e zhvilluar në Vlorë

Më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u zhvendos në Vlorë, në lulishten e qytetit, aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Sot, përbri varrit të tij, ngrihet një monument madhështor, që simbolizon atë ditë nëntori, që do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi të madh: “Sheshi i Flamurit”.******

Më 29 nëntor 1932, gazeta “Besa” përshkruan ceremonitë e zhvilluara një ditë më parë në Kaninë dhe Vlorës. Ndër të tjera gazeta shkruan: “Një brohoritje e zjarrtë dhe e zgjatur që ushtoi tërë sheshin, i përshëndeti autoritetet kur erdhën dhe duartrokitjet vazhduan të paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit për të marrë fjalën e hapjes së kremtimit dhe për të përshëndetur përfaqësuesit që kishin ardhur të merrnin pjesë në gëzimin e popullit vlonjat”.**

Kortezhi i formuar në sheshin e Vlorës ka vazhduar më pas rrugën drejt Kaninës, ku pas hapjes së varrit, trupi i Ismail Qemalit është gjetur pjesërisht i tretur. Pas fotografimit në shumë plane, trupi i I.Qemalit është vendosur në një arkivol të posaçëm. Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et’hem Vlora i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar.(..)

Ceremonia në Kaninë ia ka lënë radhën asaj të që do të zhvillohej në Vlorë. Nën tingujt e muzikës së përmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet në Vlorë nga formacione paraushtarakësh. Në sheshin qendror të qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, në emër të Mbretit Zog zbuloi pllakën e monumentit të punuar nga skulptori Odise Paskali dhe mbajti fjalën në emër të Mbretit.**

ç. Fjala e ministrit te arsimit Hile Mosi !

Pas tij ministri i Arsimit, Hilë Mosi ka thënë midis të tjerash:”…I dashtuni Mbreti ynë, Zog I, i frymëzuem nga ndjenja e nderimit për hartonjësin plak të indipendencës sonë, desh që eshtnat e këtij veterani të prehen në një varr madhështor në një shesh të dukshëm historik të qytetit të tij lindor, për t’i simbolizuar brezave të sotëm e të ardhshëm, bindjen e dashuninë që duhet të kenë rrënjosur ndër zemrat e tyne për atdhe e për flamur…”.

d. Perfekti i vlores Nepravishta lexon telegramin e mbretit Zog !

Mesazhin telegrafik të Mbretit në këtë aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte këtë përmbajtje: “…Me kënaqësinë ma të madhe marr pjesë në gëzimin e popullit të Vlorës, në këtë ditëlindje për kombin tonë. Sakrificat që ka ba populli i Vlonës për pavarësinë dhe mbrojtjen e atdheut tonë janë fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik të Vlonës se bashkë me patriotin e madh të kombit tonë, Ismail Qemali, të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim…”.
**
Aktivitetet e kësaj ditë në Vlorë janë mbylluar me shfaqjen e pjesës teatrore “Agimi i Lirisë” dhe të nesërmen me pjesën “Besa shqiptare”.**

Është botuar libri i tij me “Kujtime” (anglisht) në Londër më 1920, i cili edhe është ribotuar këto vitet e fundit në Shqipëri.**

19. Eshte zbuluar flamuri origjinal me te cilin eshte mbuluar arkivoli i Ismail Qemalit diten e Varrimit dhe te Rivarrimit ne Vlore !

a. Qendra e Studimeve albanologjike ka zbuluar ne arkivin e fondit etnografik flamurin Kombetar gati 100 vjecar, me te cilin u krye ceremonia e varrimit te Ismail Qemalit.°

Gjendet flamuri Kombetar me te cilin eshte mbuluar trupi Ismail Qemalit ne diten e varrimit. Nuk eshte i ai i ngritur ne Vlore por nje flamur i dhuruar nga duka i Monpasiesë në mars të vitit 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Ismail Qemali vdiq në Perugia në hotelin “Brufani” me 26 janar të vitit 1919. Në darkën e 10 shkurtit 1919 luftanija italiane “Alpino” solli në Skelë të Vlorës arkivolin me trupin e pa jetë të tij. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Pas varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora ia dhuroi flamurin Muzeut Kombëtar.°  (Ne figuren Nr-12, siper eshte nje fotografi e flamurit original me te cilin u mbulua arkivoli i Ismail Qemalit ne varrimin dhe rivarrimin e tij  dhe u ngrit tek dogana e Vlores.)

b. Aktet dokumenttare qe vertetojen ngjarjen !

1. “MBRETNIJA SHQIPTQRE – PREFEKTURA MBRETNORE- VLONЁ- Nr. 172. Vlonë me 21. Kallnuer. 1933 P.T. Ministris Aresimit Tirane

Kétu ngjitun kemi nderin me Ju paraqite process-verbalin e mbajtun me rastin e marre ne dorézim té Flamurit qé ashte ngritun pér té parén here né Vlone, prej Patriotit Ismail Qemalit. Gjith ashtu né pako te veçnté dhe po me kété shkresé dérgohet edhe Flamuri né fjalé. Shtojme se me gjithqe Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur ashte ngritur pér té parén here né ndértesén Qeveritare me doren Atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur ashte ngritur me té vértet mem 28 Nanduer 1912, por jo né ndértesén Qeveritare, por né Zyren e doganave né Vlone. Lutemi me na njoftue marrjen né dorézim.Prefekti A. Nepravishta”.Shkruar me dorë: “T’i dërgohet ky flamur Bibliotekës” Nën këtë shënim, është një tjetër, që konfirmon marrjen e flamurit në dorëzim: “asht këtu në bibliotekën t’onë” (firma) 28/10/33 Marrë në dorëzim me 29-X-933”.°

2. Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqërues:

“PROCES-VERBAL: Sot mé 28 Nanduer 1932, ditén e Héné, me rastin e transferimit té eshtravet té shénjtorit té Kombit té ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina né Pemendoren kujtimore té ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe né pranie té Pérfaqesuesit té N.M.Tij Mbretit Shkelqésis sé tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe té shkelqesave té tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministér i Arésimit, Milto Tutulani, Ministér i Drejtésis dhe té Prefektit té Vlonés Z. Abedin Nepravishta,Zoti Ethem Bej Vlora, i biri i té ndjerit Ismail Qemal pér kujtim Kombétar i dorézoj Prefektit té Vlonés Flamurin Kombétar té cilin mé 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti né qytetin e Vlonés tue prokllamuar indinpendencén e Shqipnisé pas shumé shekujsh rrobnije. Kété Flamur té shenjté Prefekti i Vlonés ja dorézoj Ministrit té Arésimit Shk. tij Z. Hil Mosi pér t’a dépozituar né Muzeun Kombétar né Tirané.Persa sa ma nalté u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun né katér kopje dhe i nénéshkruem prej té gjithéve qe pérménden ma sipér. Ministri i Arésimit Ministri i Drejtésis Pérfaqesuesi i N.M.Tij Hil Mosi Milto Tutulani Mbretit Gjeneral Leon De. Gilardidrejt I biri i té djerit Prefekti i Vlonés Ismail Qemal A. Nepravishta Etem Vlora” Nga shkresa e mëposhtme, e firmosur nga vetë ministri i arsimit Mirash Ivanaj, vërtetohet se flamuri i u dorëzua Muzeut Kombëtar. E citojmë:

3. Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173- MINISTRI E ARSIMIT-Nr. Prot. 1208. Dërgohet Flamuri Komtar i ngrehun për herë të parë në Vlonë.-Drejtoris së Muzeut Komtar, Tirane

Këtu ngjitun i dërgojmë asajë Drejtorije kopjen e process-verbalit të mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh për herë të parë nga i ndjeri Ismail Qemali në Vlonë. Për njiherit me këto shkresa ju dërgojmë dhe kët flamur historik për t’a ruejtun me kujdes në muzeun komtar. Ministr’i Arsimit Mirash Ivanaj (firma) Nisur me 6/XI/1933” °

4.Flamuri i Vlorës

Për punën, e flamurit’ kombëtar që valoj në Vlorë për here të pare ditën’ e të lëҫiturit’ të Shqipërijsë mbë krye të vehtë, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i të ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati mirësijën’ të shtronjë këta kujtime: Flamuri upat nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora. Pëlhura e flamurit’ qe e leshtë dhe shkaba e shtampuarë; nuk’ mban mënt të ketë pasur,’ theka o kravatë. Sa për fundin ‘ e këtij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora ësht’ i mejtimit’ se flamuri nuk’ ka qënë shdukurë, po se ndodhet’ i ruajturë në Shqipërijë, ndër duar’ që do të kujtohen’ ndofta ndonjë ditë t’i a falin’ Muzejës’ Kombëtare. Të madhët’ të tijë, gjer sa mund të caktohet’ me të maturë syri, munt të qe afëro 0 m. 80 për së gjati, dhe 0 m. 50 për së gjëri. Tiranë, 10 shkurt 1936” Më poshtë, në të majtë, është vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, si dhe firma, ndërsa në të djathtë, firma e Ethem Bej Vlorës. Poshtë ka një shënim: Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me dorën’ e vehtë: “nga shtëpija e Zotit’ Xhemil Bej Vlora”.°

6. Numuri i flatrave te flamurit qe u ngrit ne Vlore kane nje domethenje !

Siç shikohet ne numurin  e flatrave te dy kraheve  ( 28 Flatra),kemi numurin  diteve 28, pra te dates 28 ,kur ne kete date e kishte ngritur flamurin dhe Skenderbeu ne Kruje.

Numuri i flatrave te dy kokave te shqiponjes  na japin numurin e vitit kur ku flamur  do te ngrihej pra na percakton vitin 1912 ( me 12 flatra 6 per sejcilen koke)

Ndersa ne pjesen fundore te shqiponjes ( bishtin ) kemi 11 flatrat e bishtit qe perbenin numurin 11 qe percaktonte muajin kur u ngrit flamuri. Pra ne  ne numurin e pergjithshem te flatrave te  shqoponje  se flamurit qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore  ishte percaktuar qarte ne menyre simbolike data muaj dhe viti qe ky flamure do te ngrihej. Pra  kjo date nuk ishte koincedence e rastit por ishte e parashikuar para se te behej shqiponja ne flamur. Natyrisht qe data ( 28 ) dhe Muaji  Nentore (11 ) ishin te ditura qe me pare pasi  perputheshim me daten dhe muajin qe Skenderbeu kishte ngrutur ne Kruje. Pra a mund te ishte kjo nje rastesi  ? Besoj se  jo ! Kojincidenca  e plote e dites muajt dhe vitit me ate te  skenderbeut. Dime se Skenderbeu e ngriti flamurin ne Kruje me 28 Nentor ( 11) te vitit 1443.

Ja dhe kincidenca jone me Flamurin e Ismail Qemalit duket tek flatrat.  Daten  dhe muajin  e shpjeguam me lart. Por kemi dhe nje  koincidence tjeter shume interesante, pikerisht ate te vitit (12) . Viti kur Skenderbeu ngriti flamurin ne Kruje ishte viti 1443 ( 1+4+4+3 = 12). Pra shume e numrave te  vitit kur Skenderbeu ngriti flamurin ne Krujen na del 12. Eshte nje numur i shejte tregon 12 muajt e vitit te lidhur me “cilin djellor te tokes”  dhe shqiponja njihet qe ne lashtesi si simbol i djellit dhe sipas Iljades dhe Odisese se Homerit njihet dhe si simbol i Zeusit. Tregon njekohesisht dhe numurin e 12 perendive pagane te Olimpit.

Te jete dhe viti nje gje e paramenduar,  kjo nuk mund te thuhet, por kjo koincideca ka ndodhur dhe nuk mund te shmanget. Ndersa viti sipas flatrave eshte i parashikuar.  Kjo patjeter duhet te kete qene nje gje e paramenduar mire. Keshtu dhe nje here ky simbol i shqiponjes se ketij flamuri qe ngriti Ismail Qemali ne Vlore eshte nje simbol teper i veçante qe ka te shkrire  dhe mbane brenda sekretin  e vete dates, muajit dhe vitit te pavarsise qe koincidojne ate te Skenderbeut.

5.Ku mbeti  apo  humbi  flamuri  qe ngriti Ismail Qemali ne  Vlore !

a.Flamuri u qendis i teri apo vetem theket  dhe kush e qendisi ?

Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar, se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës. Por, ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit. Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës, vë në pah se, flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit- „Kontinental“ në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912.°°°°°°

Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit, realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë. Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në gji. Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios, natën e 27 nëntorit, ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj. Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit. Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos (djalit të Spiridon Ilos) flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër. Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë, të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio..°°°°°°

b.Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios !

Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz, për këtë qëllim. Meqenëse Marigo Pozio (grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore), këtë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë..°°°°°°
c.Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë, në vitin 1914 u dogj nga grekët në Delvinë !

Ndërkaq,përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora (kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim në Paris.°°°°°°

c. Sipas  versionit te trete; Aladro Kastrioti ja dorzoj flamurin Ekrem bej Vlores !

Shkrimtari i madh, novelisti Ernest Koliqi, në të përkohshmen “Shejzat” (Le Pleiadi), Viti VIII, 1964, Nr. 3-4, faqe 77 shkruan artikullin me shumë vlerë: “Ekrem Vlora”, në përkushtim të të ndjerit Ekrem Vlora, që ndërroi jetë në fund të marsit 1964. Eeshtrat e Ekrem Vlorës, e këtij dijetari patriot të madh, pushojnë në Vjenën e kulturës.Ekrem bej Vlorës ishte kushuri i Ismail Qemal Vlores. °°°°°°°

Sipas mjeshtrit i pendës, shkrimtari talentuem E. Koliqi, këtij artikulli ia bashka-njet me inteligjencë tue ba me dijtë: “Shkruesi i këtyne rradhëvet përfitoi shumë nga biseda e këtij Zotnije rranxë-are, dengë me dije e pervojë e mendjesquetësi”… Sipas E. Koliqit: Ekrem Vlora u takua me Alandron për herë të parë në Paris, 1900, që vazhdoi korrespondencën deri në 1910, që i dorëzoi reliken e flamurit të Skënderbeut.” °°°°°°°

Dhurata që Ekrem beu pat nga Aladroja Kastrioti (Nji intelektual me shumë kulturë, me prezencë) dhe i njoftun. Në banesën e vet pati nji Bibliotekë shumë të pasur me fondin e libravet Albanologjik dhe koleksion të pasun me piktura e foto mbi Shqipninë, që s’e kam pa kund ma të pasun. “Nji mbramje të vitit 1910, Pretendenti i Fronit të Skanderbeut e fton Ekrem beun në nji darkë ku gjetën pranë ma se 30 vetë t’aristokracisë ndërkombëtare. Darka ishte shtrue në pallatin e nji kushrinës s’Aladros, nji dukeshe franceze.°°°°°°°

Kah fundi darkës, nji shërbëtor i veshun me shejnakë (en livre) solli nji kuti të kuqe stolisë me shytin e artë të Don Aladro-s dhe e mbajti me të dyja durtë. Aladroja u ngrit në këmbë, në shej të nji thekunije (emocioni) të madh në fytyrë.°°°°°°°

Çoi kapakun e kutisë dhe nxori prej saj nji flamur shqiptar të kuq me shkabë të zezë krah-hapun. Foli fjalë të zjarrta e të prekshme me nji tingull trishtimi në za, si me i pasë ndie zemra se nuk do të arrinte me e pa at flamurë me value lirisht mbi tokën shqiptare. Pohoi para të ftuarve besimin e vet mbi ardhmëninë fatbardhe të dheut të Kastriotit dhe parafoli Pamvarësinë… se shpejt do të ishte punë e kryeme.” °°°°°°°

Në fund atë flamur ia dorëzoi Ekrem beut duke i thënë: “Unë jam plak e drue se nuk do ta shof ditën e lume të lirisë shqiptare; Ju jeni i ri, mirrnje e sillnje në Atdhe; Premtoftë Perëndija që shpejt të shtjellohet në qiella të lira të Shqipnisë.” Atë flamur Ekrem Vlora e mori gjithkund me vete, në Stamboll e në Shqipëri. Kur Ismail Kemal Vlora më 28. XI. 1912 u përgatit të shpallë Pavarësinë, kërkoi një flamur shqiptar e nuk e gjeti.°°°°°°°

Murat Toptani, që ishte ato ditë mysafir në shtëpi të Vlorajve i ra ndërmend se kishte parë një flamur kuq e zi në dhomën e Ekrem beut. I tregoi Ismail Kemalit. Ia lypën Ekrem beut e ai flamur i Aladro Kastriotit u valëvit si simbol lirie mbas 500 vjetësh në Vlorë, ditën 28. XI. 1912.°°°°°°°

Duke ia dorëzuar Ekrem beut atë dhuratë, Aladroja kishte paraparë afrimin e ditës së Pavarësisë shqiptare dhe njëherësh parandier se ai vetë nuk do të ishte më gjallë në atë rast të gazmueshëm. Pra del e qartë e vërteta historike si drita e diellit në agim. Fjala e tij shkruar nga mjeshtri i pendës Koliqi është e peshuar si në kandar të farmacisë. E. Koliqi vdiq pas 11 vjetëve, 1975, duke lënë këtë thesar.°°°°°°° Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë..°°°°°°

1. Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion..°°°°°°

2. Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa Juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë..°°°°°°

3. Zoti Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar..°°°°°°

4. Ndërkohë z.Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh, pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk ekziston më! Në vijim ai shpjegon se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës,u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë..°°°°°°

Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme,nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht),zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë.°°°°°°

Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale. Asokohe, ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“ që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, familja e znj. Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar,detyrohet të largohet për në Korfuz, dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.Pas një kohe,shtëpia plaçkitet nga forcat “vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin. Pra,sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë,duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin,që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë..°°°°°°

20. Persekutimet dhe vuajtjet e trashegimtareve te familjes se Ismail Qemalit !

Me lart ne kete shkrim mesuam se Ismail Qemali la si trashegimtare 9 fëmijë (6 djem e 3 vajza). Djemte ishin: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et’hem bej Vlora (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953),Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe tre vajza: Mevedeten (1873-1954), Alijen (?-1955), Ylvijen (?-1934) *

a. Nermin Vlora, vajza qe u thinj 24 vjeçe !

Nermin Vlora, ambasadorja e Kombit, per here te pare ne jeten e saj, pranon te rrefeje per gazeten “Koha Jone” vuajtjet e familjes se saj, dhimbjen qe iu desh te perballonte larg Atdheut, kur regjimi godiste pa meshire gjyshen, qe ishte femija i pare i Ismail Qemalit, nenen e saj dhe femijet e tjere te Ismail Qemalit.°°

Gruaja e shquar, studiuesja, publicistja e nderuar nga shume vende te botes per kontributet qe ka dhene ne fusha te ndryshme, ambasadorja e Kombit, pikerisht me 18 prill, teksa kaloi pragun e 83 vjeteve, jep mesazhin njerezor se te falesh eshte virtyt, te kerkosh falje per fajet qe ke bere, eshte detyre e secilit. Ajo eshte shqiptarja e shquar qe ka vuajtur nje jete te tere dhe qe i ka dashur vendin e saj dhe bashkekombesit tere jeten e saj. “Une, – thote ajo, – jam produkt i Shqiperise dhe e kam per nder.” (..)

b. Nermini i pergjigjet letres

Te falenderoj per shkrimin qe ke programuar mbi jeten time te gjate e plot me ngjarje. Kam vuajtur shume, per ngjarjet qe i kane ndodhur familjes sime ne Shqiperi gjate komunizmit, por i kam kapercyer ato, duke mesuar t’i jap urdher vetes sime, qe te mos urrej kurre gjate jetes sime. Ne te vertete, ia kam arritur qellimit, per fat te mire. Vertet mua floket m’u zbardhen nga deshperimi dhe nga pamundesia per t’i ndihmuar njerezit e mi te shtrenjte, por nuk duhet harruar fakti qe tragjedi te tilla shume vete nuk i perballuan dhe per pasoje u cmenden ose vrane veten. Une ndihem krenare qe e perballova, qe nuk urreva kurre. Edhe tani qe po i bej publike keto vuajtje, ne Atdheun tim te dashur, une nuk urrej. Ndihem krenare qe jam prodhim i Shqiperise, qe i kam sherbyer dhe i sherbej vendit tim, sidoqe larg tij.(..)

c. Grabitet gjyshja…

Ne asnje vend tjeter ne bote nuk gjen qe te jete trajtuar kaq mizorisht femija i pare i themeluesit te shtetit. Gjyshja ime jetonte me pensionin qe i jepte shteti, ne shtepi me qira dhe nuk kishte te bente fare me politiken. Te gjitha plackat e shtepise i kishte sjelle nga Stambolli. Nje dite fatkeqe, erdhen disa, disa, disa… Le t’i quajme njerez dhe i thane se ato plackat i perkisnin popullit dhe se ajo, bashke me te bijen, duhet te dilnin menjehere nga shtepia. Ajo i perket popullit dhe i duhet kthyer menjehere atij. Pasi i nxorren jashte dy gra te vetmuara, nene e bije, i futen ne nje drunore, ne rrugen e Elbasanit. Pas kesaj bastisjeje, u kujtuan se kishte mbetur nji dollap i vogel i bere nga im shoq, Renco, me rastin e njevjetorit te ditelindjes se djalit, kur i kishin sjelle peshqeshe te ndryshme dhe nuk kishte vend ku t’i vendosnim. Gjyshja dhe nena e shiten ate dollap, per kafshaten e gojes. Por, mos o Zot!(..)

ç. Mevedet Vlora, ne gjyq…..

Urrejtja per vajzen e Ismail Qemalit, njeriut qe themeloi shtetin, qe nuk dihej se nga cfare burimi dilte, shkoi deri atje sa te organizohej nje gjyq me akuzen se ka vjedhur popullin. Kryetari i trupit gjykues do t’i drejtohej asaj me ze te larte. “Ti, Mevedet Vlora, e ke vjedhur popullin, duke shitur ate dollap qe i perkiste popullit”. Gjyshja skuqej, por nuk fliste, ashtu si nuk foli asnjehere gjate periudhes se gjykimit. Me ne fund i thane: “Mevedet Vlora, a ke dicka per te thene per te mbrojtur veten?” Gjyshja u ngrit ne kembe dhe me shume dinjitet iu pergjigj: “Bijte e mi, juve moret plackat e shtepise qe kisha sjelle nga Stambolli. Me thate se i perkasin popullit shqiptar. Une e pranova kete teori, por dollapi qe shita, meqe kisha nevoje per buke, i perkiste nje italiani. Ai e kishte bere me duart e veta per ditelindjen e pare te djalit, Roberto Ismail.(..)

Kam jetuar nje jete te thjeshte ketu ne Shqiperi, meqe, im ate, Ismail Qemali, per ta krijuar kete shtetin tone te dashur, e harxhoi krejt pasurine. Ju falenderoj per miresine tuaj per t’i degjuar keto pak fjalet e mia”. Trupi gjykues i eshte drejtuar perseri, pas ketyre fjaleve. “Mevedet Vlora, a ke deshmitare qe ate dollap e kishte bere nje italian?” “Kam deshmitare plot, u pergjigj gjyshja, kini miresine t’i degjoni.” Dhe erdhen gjithe miqte tane qe e dinin kete histori, per te deshmuar. Kur u binden per te verteten, i thane: “Mjaft, mjaft! E fitove gjyqin dhe do te kesh shperblimin qe meriton”. Shperblimi nuk u mor kurre, sic ma shpjegoi mbas njezet vjetesh nena, kur, me ne fund, u detyruan t’i japin lejen per te ardhur ne Itali, tek e bija. Sa kohe jetoi me ne, nena e gjore, perjetonte panik e frike, qe e kishte zanafillen tek egersia e sjelljes se ketyre “patrioteve”. Jetonte me ankthin se nje dite do ta fusnin ne burg!(..)

d. Varferia i detyroi te shisnin gjithcka…

Historia e familjes sime vazhdon me episode tragjike te ndryshme. Mbasi e fitoi gjyqin gjyshja, si me tregoi im ate, mbas njezet vjetesh kur erdhi, me ne fund ne Rome, problemi ishte mbijetesa. Nena, bashke me vajzen e tezes se saj, burrin e se ciles e kishin pushkatuar qe ne fillim dhe qe ishte bija e vajzes se dyte tE Ismail Qemalit, filluan te dalin neper rruga dhe te shesin ate qe i kishte mbetur. Nena arriti te shese edhe leshin e shiltes se shtratit te saj, vetem per t’u kujdesur per gjyshen, duke e ushqyer sa me mire. Ajo ishte mjeke ne Stamboll, por pranoi te punoje me kazme per ndertimin e disa banesave ne Tirane. Kur i shikoj sot, me pikon zemra gjak. Per shkak te vuajtjeve, brengave, por edhe moshes, gjyshja u semur rende. Ne vitin 1952 nderroi jete. Nena mbeti vetem ne ate drurore, ku e shoqeronte vetem nje radio e vogel. Por, nji dite, erdhi dikush dhe i tha:

“Ti nuk mund ta mbash per vete kete radio, se ajo i perket popullit”. Pa shtuar asnje fjale, e mori radion dhe u zhduk. Nena, si me tregoi me vone, e ndjente veten se po cmendej, se nuk mund ta perballonte me jeten ne kete menyre. Me shkroi gjere e gjate mua, dhe u be e mundur qe, me ndermjetesine e nje mikut tim ne ambasaden shqiptare, me te cilin edhe sot vazhdon miqesia jone gjysme shekullore, une i dergova nje radio. Per fat te mire, nuk e konsideruan si prone e popullit! (..)

dh. Ne burg edhe djali i fundit i Ismil Qemalit, Qamili

I dergoj antibiotike nga Italia. Dua te them se nuk vuajti vetem vajza dhe mbesa e njeriut qe themeloi shtetin shqiptar dhe qe e shkriu tere pasurine per ate shtet. Qe ne fillim e burgosen Qamilin, djalin e fundit te Ismail Qemalit. Ai ishte diplomat dhe punonte ne Ministrine e Puneve te Jashme. Ishte njeri me kulture shume te madhe, fliste 12 gjuhe dhe e njihte historine e botes fare mire. Ky ishte shkaku qe ia kishin nevojen. Kesisoj gjate dites punonte per Qeverine dhe naten flinte ne burg. U semur nga tuberkolozi. I thane nenes sime qe te me kerkoje antibiotike per Qamil Vloren. Me veshtiresira te ndryshme dhe me ndihmen e Drejtorit te Doganes ne Livorno, u be e mundur te dergohen keto penicilina, duke shkrojtur ne kuti se ishin aspirina! Por ishte teper vone: Qamil Daiu nderroi jete ne moshen pesedhjetevjecare! (..)

e. Arratiset dhe vdes i vetmuar edhe djali tjeter, Qazim Vlora.

Pas ketij persekutimi, djali i parafundit i Ismail Qemalit, Qazimi, u arratis ne Oher. Ndjeu dhimbje qe la vendin e tij dhe nje dite e gjeten te vdekur ne shtratin e vet, duke shtuar tragjedite e familjes Vlora. Edhe gjetja ishte e rastesishme. Fqinjte, duke mos pare gjurme para portes se shtepise, ne deboren qe kishte rene, lajmeruan policine. Tregojne se vdiq nga deshperimi e brenga.(..)

Ai kishte miqesi me Enver Hoxhen, kur ky i fundit kishte nje kioske ku shiste cigare. Daj Qazimi shkonte dhe rrinte me te ne qoske. Por duket se ajo kioske, do te kete qene nje mbulese per intrigat e tij. Qazim Vlora i hynte ne pune qe askush te mos dyshonte per aktivitetin e tij. Por, kur arriti ne poziten e larte, dhe Qazimi vajti t’i beje urimet, as nuk e pranuan qe t’i afrohej as portes se vendit ku punonte. Tashme, nuk kishte nevoje per mbulese nga nje bej.(..)

e. Edhe ne Itali, jeta jone ishte e veshtire

Edhe ne Italine e shkaterruar nga bombardimet dhe nga mizeria, jeta ishte e veshtire. Edhe ne na u desh te shesim gjerat e ndryshme, per t’i perballuar veshtiresite. Une shita unazen e bukur te fejeses qe ma kishte dhuruar vjehrra. Ishte me te vertete unaze e bukur. Edhe sot e kesaj dite me dhimbset! Ishim ne Siena, ne Toskeri te Italise dhe Renzo punonte si avokat, por te paditurit qe ai mbronte, ishin ma keq se ne. Ne vend qe t’i kerkoje para, duhet t’i jepje dicka per mbijetese. Ne vitin 1947, vdiq babai i Rencos dhe e ama vajti ne Skoci tek i vellai. Keshtu, ne vendosem te vime ne Rome dhe Renco te marre pjese ne konkursin diplomatik. Studioi per specializim per dy vjet me profesore te rastit. Midis dyqind vetave qe moren pjese ne kete konkurs shume te veshtire, fituan vetem tete: njeri prej tyre ishte Renxo.(..)

f. Mevedeti dhe Qamili, femija i pare dhe i nente i Ismail Qemalit.

Qamil Vlora, duke qene femija i fundit i Ismail Qemalit, d.m.th.femija i nente dhe gjyshja Mevedet e para, e donte shume vellane e vogel. Ne nje fare menyre, ndoshta e konsideronte si djalin e vet, meqe midis tij dhe nanes sime Belkis, kishin nje diference moshe, vetem tre vjet. Prandaj, edhe ime me e donte shume kete daje gati moshatar, me te cilin ishin rritur bashke. Ai vinte dhe hante cdo dreke ne shtepine tone, te “Abllaja” e tij. Askush ne familje nuk e therriste gjyshen me emrin e saj dhe askush nuk i drejtohej me “ti”. As vajzat e veta, as une, e as Vera. Gjyshja kishte nje pasuri te brendshme te jashtezakonshme. Kur ajo lini mbas marteses se Ismail Qemalit me Kleoniqi Syrmeline, ishin dashuruar aq shume me njeri-tjetren, prandaj ia vune emrin Mevedet (dashuri ne osmanishte) dhe emrin e dyte Agapi, me te njejten kuptim ne greqishte.(..)

Mevedet Agapia u peshua me flori dhe, ato flori iu shperdane te vobekteve. Kur gjyshja na tregonte keto gjera e shume te tjera, Vera dhe une i thoshim se i kishte pare ne enderr: jeta jone e atehershme nuk mund t’i kuptonte keto gjera! Ajo e dinte fare mire se ne nuk mund t’i kuptonim, prandaj na thoshte: “Jeta eshte e cuditshme: askush nuk te pyet se kush ishe, por kush je sot”! Dhe ne te vertete, kur u padit per “hajdut i popullit”, askush nuk pyeti se kush ishte, askujt nuk i erdhi turp ta marre ne gjyq femijen e pare te njeriut, qe, me sakrifica mbinjerezore, fale zgjuarsise dhe diplomacise se tij, arriti te themeloje Shtetin shqiptar, qe edhe ata padites te rrepte po e gezonin dhe, ndoshta po e gezojne edhe sot!(..)

g. Kush eshte Nermin Vlora ?

Gazetarja, mikja ime e re, do te dije se kush jam une. Duket se do te bej hulumtime mbi jeten time te gjate me pervoja te shumta, ne fusha te ndryshme. Ne veshtrim te pare, per pyetjen se kush jam une, do t’i thoja: Kush jam une? Une jam vetem nji cast, Huazuar nga gjithesia, Per t’ia dorezuar, mandej, Misterit te Madh. Ate dite qe do te kaloj ne permasen tjeter, do te doja te shkruhej: Kush isha une? Une isha… Por vendin e vendosjes ne Vlore te guackes sime, deshiroj qe ta vendose Shoqata Kulturore Mbareshqiptare “Ismail Qemali”.(..)

Tashti t’i fillojme hulumtimet: linda shtatanike, me peshe nje kg e gjysme, e zeze, plot rrudha ne mbare trupin dhe mjeket me dhane tri dite jete. Ketu na paraqitet teoria e relativitetit te Ajnshtainit: ne fakt, duket se ato tri dite nuk paskan kaluar ende! Sidoqofte, une mendoj se jeta ime karakterizohet me ngjyrat e Kombit tone: e kuqja dhe e zeza, meqe kam pesuar vuajtje te forta, ashtu si edhe satisfaksione te medha. Mund te themi se sapo dola nga cerdhja familjare dhe sapo kisha mbaruar shkollen e mesme, jeta me hodhi pertej Adriatikut, ku u detyrova te rritem shpejt dhe t’i perballoj vuajtjet e shfarosjes se familjes, me ate ulerime te shpirtit qe nuk degjohet ne asnje menyre, por qe te trondit pa mase.(..)

Jane ato periudha kur njeriu mund te behet i keq dhe te jetoje vetem per hakmarrje. Por nuk ndodhi keshtu me mua, per fat te mire. Me erdhen ne ndihme filozofet e vendeve te ndryshme qe, duke ma pasuruar shpirtin, me mesuan se hakmarrja nuk eshte rrugedalje pozitive. Ndihma me e madhe na vjen nga dashuria, se vetem me ane te dashurise mund te gjendet drejtimi pozitiv dhe ndertues. Pa dyshim, ky u be parim i jetes sime, ashtu si vazhdon te jete edhe sot. Kur ulem dhe mendoj, duket se me dalin perpara keta filozofe dhe personalitetet e ndryshme te kultures, te cilet me japin urdher te shkruaj, meqe vetem kultura e perparon njerezine dhe e ndricon shpirtin. Mund te te marrin gjithcka, vecse ate qe ke ne tru nuk mund ta marre askush.(..)

E kishim fjalen per kulturen. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetes sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: “Mund te te marrin cdo gje, por vetem ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundesi ta marre askush”. Fjale te shenjta! Ne te vertete, ajo me ka ndihmuar gjithmone, si ne periudha veshtiresie, ashtu edhe ne ato normale ose gezimi. Me keto parimet ne familje, gjyshja me fliste ne turqisht dhe nena ne frengjisht. Shqipen e mesoja duke lozur me femijet ne Tirane. Ne moshen pesevjecare, ime me me shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogel e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe une pata mundesi ta mesoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, une isha pese vjec e gjysme.(..)

Vendosen te me dergojne ne Shkollen e motrave Kiriaz. Shkolla ishte jashtezakonisht e bukur, si nga pikepamja e natyres, ne maj te kodres, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e nderteses. Kishte banka te vecanta per cdo nxenese, dhoma gjumi vec e vec per mosha te ndryshme dhe banjo, ne cdo kat, me sherbimet perkatese. Kishte edhe gjenerator autonom per shkollen, ne menyre qe drita nuk mungonte kurre. Me thane te drejten, te gjitha keto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikes. Ishte periudha kur ne Shqiperi, Mbreti Zog kishte urdheruar qe, per ta emancipuar nje vend, duhet te emancipohet gruaja, meqe nje grua injorante rrit femije injorante°°.

Kur vajta ne Shkollen e Dakos “keshtu quheje asokohe ajo shkolle), kishte vetem nje nxenese te huaj, e cila ishte italiane, Dinora. Nuk dinte asnje fjale shqip. Rrinte gjithmone me mua, meqe frengjishtja ime bente qe te kuptoheshim. Keshtu ndodhi qe une e mesova edhe italishten. Kur erdhi mesuesja e italishtes, me mori si perkthyese. Pervec italishtes, duhet te mesonim edhe frengjishten dhe anglishten. Keshtu na detyronin qe te loznim nje jave me radhe me njerin prej ketyre gjuheve. Na kontrollonin dhe na denonin kur e perdornim shqipen gjate javes si nje gjuhe tjeter. Por, kur me ne fund vinte radha e shqipes, atehere shkallmoheshim me ritma neper ato fusha te bukura. Ky ishte, me te vertete sistemi me i mire per t’i mesuar gjuhet e ndryshme. Si e shtrova me pare, shkolla gjendej ne maj te kodres, kurse ne fund gjendeshin dy kampe tenisi. Atje loznin vajzat e rritura. Ne te voglat i binim rrotull, duke kenduar kenge ose vjersha ne gjuhe te ndryshme. Ajo ishte kenaqesi e madhe pee ne. Por, mandej vinte ora e pergatitjes se mesimeve te se nesermes per mbare shkollen ne nje salle te madhe.

gj. Kujtimet e shkolles dhe Nexhmije Hoxha

E kam thene dhe e them, qe me Nexhmije Xhunglinin kam qene shoqe shkolle dhe e respektonim njera-tjetren. Por fatkeqesisht rruget tona ishin te ndryshme. Ajo do te behej gruaja e Enver Hoxhes, qe qeverisi per nje gjysme shekulli Shqiperine. Ndersa une do te merrja arratine dhe familja ime do te ndeshkohej ne menyren me barbare. E kam takuar 2-3 here shkurt, por shtruar me Nexhmijen qendrova dy vjet me pare ne shtepine e saj. Shkova, kur ajo vuante, pse e di se c’eshte vuajtja. Ajo kish boshllekun jo vetem te vdekjes se te shoqit, por edhe te pasojave qe pati pas rrezimit te regjimit, deri edhe ne burgosjen e saj. Nuk di te pergjigjem se cila eshte pergjegjesia e shoqes sime, per cka beri Enver Hoxha mbi familjen time, pjesetare te familjes se Ismail Qemalit, por nuk dua ta besoj qe Nexhmija nuk eshte ne dijeni te kesaj historie te dhimbshme, te mbushur me vuajtje te pafundme. Ajo qe di sakte, eshte deshira qe realizova per ta takuar kete grua, qe nuk do te doja te vuante. Nje e falur publike e saj do ta clironte, do ta fuste ne rrjedhen e jetes.

Kjo eshte keshilla ime si shoqe e rinise se saj. Te falesh eshte virtyt. Te kerkosh te falur, kur ke bere faje, eshte detyre e cilitdo. Te korrigjohesh, eshte ne dobine tende dhe te vendit tend. Zemra ime, i ka falur ata njerez mjerane qe nga padija, apo ligesia, bene tortura tek njerezit, perfshi edhe femijet e Ismail Qemalit, sidoqe me shkaktuan brengen e perjetshme dhe me zbardhen floket ne moshen 22-vjecare. Shqiperise, vendlindjes sime i jam mirenjohese, qe me dha jeten, kulturen, me beri te jem shqiptare dhe kete e kam per nder. Kete mirenjohje, vendit tim ia ka shperblyer me punen e perkushtimin tim, qe eshte ne vazhdim, per te bere aq sa te mundem per te ngritur lart vlerat e Kombit te dashur, Shqiperise se shtrenjte.°°

h. Regjimi i kaluar shkatrroj varrezat e familjes Vlora ne kalane e Kanines !

Që nga viti 1500, kur pranë kalasë së Kaninës u varros Sinan Pasha, ish-Vezir i Madh i Perandorisë Osmane, njohur edhe si themeluesi i Familjes Vlora, edhe pjestarët e tjerë të familjes u varrosën gjithmonë aty duke u kthyer pak nga pak në një varrezë madhështore familjare. Në të, midis shumë familjarëve të shquar, ishte edhe varri i një tjetër Veziri të Madh të Perandorisë, Ferid Pasha Vlora. Urrejtja e komunistëve ndaj familjeve të mëdha nuk njihte kufij ndaj, për të zhdukur çdo shenjë të mundshme, ata shkatërraun edhe varrezat e vlorajve, në vitet e para të «çlirimit». Aty nga viti 1980 hapën edhe arkivolin e Ferid Pashait dhe trupin e tij të balsamosur, gati 70 vjet pas vdekjes, e hodhën në ferrat e varrezave të fshatit. Sot aty, përveç vendvarrimit të Sinan Pashait, nuk ka mbetur asgjë dhe ajo madhështi ekziston vetëm nëpër foto për të dëshmuar krimin dhe shkatërrimin komunist.°°°

Perfundim !

1.Duke ju referuar te gjithe kesaj pasqyre te pergjithshme qe pershkruan te gjithe rrugen e jetes dhe vepres se Ismail Qemalit nuk ka si te mos mbushesh me krenari kur kupton se ne krye te kombit shqiptare doli pikerisht nje burre i paisur me te gjitha cilesite aftesite intelektuale eksperjencen e duhur shtetrore dhe diplomatike si shtet- formues. Ai kishte te shkrira ne nje permbajtje te vetme horizontin e gjere kulturore euridit dhe prirjet e tija konseguente liberale perendimore reformuese.

Keto cilesi e bejne ate qe te demostrostrohet jo vetem si mbrojtesi i zjarrte te çeshtjes se ruajtjes se teritoreve dhe popullsise se Shqiperise nga coptimi, por dhe si projektuesin dhe zbatuesin e pavarsise, qe e kishin bazen, qe ne kohen kur ai ishte i perfshire ne detyra madhore perandorine Turke por qe moren nje impuls te ri me lergimit nga perandorija dhe ikjen ne mergim neper Europe, per tu marre me çeshtjen Shqiptare, pasi tashme fuqite e madhe e kishin marre vendimin e kobshem per sakrifikimin e shqiperise.

2. Ismail Qemali ishte i vetmi personalit i besushem dhe i paisur me te gjitha aftesite diplomatike dhe morale i cili ishte i paepur nel uften pa kompromis per zgjidhjen e çeshtjes Shqiptare. Per te nuk kishte vend shprehja qe per hire te keqes me te madhe te sakrifikojme te voglen siç u vetejte tek disa eksponent me pretendime per  marrjen e pushtet ne Shqiperine e asaj kohe. Ai ne qellimet dhe idete e tij  ishte i prere. Per Shqiperine nuk do te pranohej ne menyre kadegorike as te keqe te vogel as te madhe. Dhe per kete luftoj deri ne fund te jetes se tij.

3. Ai me aftesite e tij  intelektuale, bagazhin e gjere si shtetare dhe reformatore, si dhe me aftesite e tij  te shkelqyara diplomatike , nuk kishte se si te mos shikohej me frike dhe xhelozi nga ato qe pretendonin qe te kryesonin “fronin” ne Shqiperi pas shperberjes se perandorise Turke. Keshtu ai u luftua ne dy fronte njeheresh si ne ate te jashtmin qe kerkonin qe ta coptonin Shqiperine per interesat e tyre ekspansioniste ashtu dhe ne frontin e brendshem nga ata persona te cilet kerkonin ta rrezonin dhe te merrnin pushtetin.

Natyrisht keto te fundit kishin bere marrveshje me fuqite e medha per te coptuar teritoret e shqiperise per hire te pushtetit te tyre personal , siç ishte rasti i Esat Pash Toptanit qe kishte siguruar mbeshtetjen e Frances dhe Italise (  siç del me pas dhe te Serbise),  pasi dihet se kjo gje Italise i interesonte sepse  merrte Vloren dhe krahinat e saj, ndersa Shqiperija do te mbetej vetm nje pjese Shqiperine qendrore qe do te ishte prone çiflik i Toptanit. Por Ismail Qemali ju kundervu ketyre planeve djallzore me te gjitha fuqite e tij te shpirtit deri ne fund te jetes se tij.

3. Ismail Qemali i perfshire ne vorbullen e intrigave te brendshme te te jashtme qe ishin ne akord te plote per sakrifikimin e teritoreve shqiptare, ne luften e tij te pa kompromis u ndodh ne nje pozicion shume te veshtire te jetes se tij. Por dhe ne ato kushte ai luftoj pothuajse i vetem dhe i paperkulur ne aspektin dipllomatik, dhe asnje here nuk u terhoq nga veshtersite qe i krijuan kundershtaret e tij politik  te brendeshem por dhe diplomacia e shteteve kryesore Europiane (Franca e Italia dhe shtetet ballkanike ), te cilet ju kundervune me te gjitha forcat, per ta penguar dhe sabotuar ne ralizimin e qellimeve te tij. Ai forcen e tij ne kete lufte te pafund e kishte marre tek patriotet e vertete  dhe  tek  populli qe e perkrahte dhe e donte pa kufi.

Kembngulja e tij e paepur per te vazhduar luften per mbrojtjen e Shqiperise nga coptimi natyirisht qe ra ndesh me qellimet e konferences se ambasadoreve ne Londer qe kishin vendosur qe te sakrifikonin Shqiperine, keshtu qe per to;  -sakrifikimi i vete jetes se ketij dipllomati burri shteti e patrioti te madh, qe ishte bere per ta pengasa kryesore;  -natyrisht,  qe mund te kete dale ne plan te pare;- pasi ato kerkonin qe ta kishin rrugen e lire. Megjithate eshte pse mbetemi ne fushen e supozimeve dhe te hipotezave pasi provat mud te jene manipuluar dhe nuk jane zbardhur kurre; kjo nuk do te thote se ai te mos jete eleminuar ne nje moment shume delikat per fatet e Shqiperise dhe Shqiptareve.

4. Me lart ju njohem me trashegimtaret e familjes se Ismail Qemalit, si dhe me deshmite nepemjet gojes se Nermin Vlores , ose siç e kane emertuar “ambasadorja e Kombit”, njeres qe tere jeten e saj ja ka kushtuar shqiptarizmes, studimeve gjuhesore dhe historike  qe nga lashtesia.  Eshte i çuditshem ky fakt !  Pse  kjo tragjedi me  pasardhesit e njerit nga burrat me te medhenje te kombit Shqiptare, pse kjo mungese respekti, pse kjo mosperkujdesje, pse ky trajtim ç’njerzore per femijet e nje familje patriote siç ishte Ismail Qemali qe kishte sakrifikuar jo vetem pasurine por dhe jeten per çeshtejn kombetare ?  Kesaj akoma nuk mund te imagjinohet qe ti jepet nje pergjigje !!!. Por nje gje mund te thuhet se regjimi i shkuar e la ne hije kete figure te rendsishme politike dhe historike, per te lartesuar ate qe perfaqesonte regjimin. Aq i kobshem ishte persekutimi dhe shkatrrimi moral,  saqe nuk u mjaftuan vetem me te gjallet por u moren dhe me te vdekurit duke shkatrruar varrezat e familjes se madhe Vlora.

Por eshte fatkeqesi  qe fenomente te kasaj natyre verehen dhe ne kohet e sotme.  Lihen ne hije figurat e medha politike dhe histroike per te lartesuar ne menyre artificiale, portretet manikine, te konsumuara dhe  brejtura nga teja e antishqiptarizmes dhe e mohimit te vlerave tona kombetare.

Keshtu po verehet dita dites baltosja e figurave me te rendesisheme kombetare si Skenderbeu apo dhe figurave te tjera qe akoma vazhdojne qe te mbeten ne hije te panjohura. Gjithashtu dhe tendenca qe po vetehet kohet e fundit per ta vendosur monumentin e pavarsise ne Tirane eshte nje ide shume e pa pershtatshme dhe e panevojshme. Pavarsia u shpall ne Vlore dhe eshte e lidhur simbolokisht me Vloren dhe Ismail Qemalin dhe familjen e madhe Vlora. C’do tendence per te bere ndryshime te vendodhjes se ketyre simboleve kombetare eshte e demshme sepse  krijohen premisa per te shkatrruar historine tone kombetare qe i ka rrenjet ne gjakun e martireve pikerisht te lidhur me vendin ku e lidhen fatin e jetes se tyre.  Ata atje  ku e zhvilluan aktivitetin e tyre, atje ku gjeten dhe lane kujtimet e tyre brez pas brezi, atje ku lane vlerat e tyre dhe te trashegimtareve te tyre, atje duhet te mbeten.  Datyra jone eshte qe te nderojme vepren dhe historine e tyre dhe jo ta ndryshojme ate per qellime politike.

5.  Shqiptare  kudo qe ndodheni  nuk duhet te heqim kurre nga mendja mesazhin qe ati i kombit  Ismail Qemali na ka lene  ketu e 100 vite me pare: “…Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t’i jepte të drejtë largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja në Ballkan nuk do të mund të rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e Ballkanit»..” * Kjo natyrisht qe mund te konsiderohet si PROFETSIA  e ATIT te  shtetit te Pare kombetare Shqiptare  qe po ta shprehim ne esence do te mund te shprehet: ” Pa nje Shqiperi te bashkuar etnikisht   nuk mund te kete qetsi ne Ballkan “. ( Nr.101: Biblografia/ Sitografia )