Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot me takimin me përfaqësuesit e koalicionit “Rilindje me BESË” i filloi takimet e ndara me liderët e partive politike, në të cilat do të bisedohet për situatën aktuale politike.

Siç njoftuan nga Kabineti i Ivanovit, në orën 13.00 duhet të fillojë takimi me përfaqësuesit e “Aleancës për shqiptarët”, në orën 14:30 me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, në orën 16:00 me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe në orën 17:30 me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Në konsultimet e presidentit Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij,  janë ftuar edhe përfaqësues të PDSH-së.

Konsultimet e presidentit të Republikës së Maqedonisë me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar./TvShenja/

kasami

kasami1

kasami2