Pres që BE të tregojë vendosmëri edhe për RM-në dhe të japë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, kështu ka porositur kryetari i vendit, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në sesionin zyrtar të hapjes së Forumit ‘Kran Montana’, që filloi sot në Bruksel.

”Me çdo kapitull të mbyllur, vendi i evropianizohet dhe afrohet drejt standardeve dhe afrohet drejt standardeve të dëshiruara evropiane. Unioni duhet të kuptojë se procesi i zgjerimit nuk është teknikisht i pastër, por para së gjithash çështje politike dhe strategjike”, ka shtuar ndër të tjera Ivanov. Sipas Ivanov, shtyrja e zgjerimit të Unionit, në mënyrë shtesë i ndërlikon situatat, ndërsa gjendja statuq-quo në integrimet, në kombinim me krizën ekonomike dhe sfidat e sigurisë i kanë bërë Ballkanin dhe Republikën e Maqedonisë edhe më të cënueshme në faktorët e jashtëm të destabilizimit.