Presidenti Gjorge Ivanov ka pranuar në takim sot Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier. Ai edhe në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet e tij lidhur me Platformën e përbashkët të Partive Shqiptare si pengesë kryesore për mosdhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballet shteti të shkaktuara nga kriza politike, kushtetuese dhe institucionale. Në kontekst të gjendjes aktuale, kryetari Ivanov ka përsëritur qëndrimet se ka aspekte juridike dhe politike, të cilët janë problem, por edhe parakusht për dalje nga kriza. Në lidhje me aspektin juridik, me dhënien e mandatit, theksoi se kjo është lehtë e tejkalueshme,” deklaroi Presidenti Ivanov.

Të njëjtat qëndrime ai i ka përsëritur edhe në takimet me përfaqësues të lartë BE-së dhe SHBA-ve.