Qeveria izraelite ka zhvilluar debat të dielën, duke u zotuar se do të përjashtojë nga vendi OKB’në pas miratimit të një rezolute nga UNESCO, e cila e quante Izraelin si “okupues” të Jerusalemit.

Propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës, por nga ana tjetër, Izraeli ka nënshkruar traktatet ndërkombëtare, të cilat i japim imunitet përfaqësuesit diplomatik.

“Mendimi profesional që do të paraqitet është që Izraeli është nënshkruese e një marrëveshjeje me OKB-në dhe konventa të tjera ndërkombëtare nën të cilat selia e OKB’së i jepet imuniteti diplomatik”, tha një burim i lartë i Ministrisë së Jashtme përpara takimit, cituar nga gazeta izraelite Haaretz.

Zyrtari i paidentifikuar shtoi se “Ministria e Jashtme duhet ta kujtojë ministrin e Kulturës dhe Sportit Miri Regev, i cili ka qenë forcë shtytëse prapa nismës dhe zyrtarëve ministrorë që kanë mbështetur idenë, për domosdoshmërinë për të ndjekur traktatet ndërkombëtare”.

Pasojat negative mund të shmangen vetëm në një rast, tha ai, i cili, megjithatë, duket se nuk ka shumë gjasa.

“E vetmja mënyrë për të dëbuar selinë e OKB’së nga lagja Armon Hanatziv (Jerusalemi Lindor) është nëse OKB vendos të largohet me vetëpëlqim”, tha zyrtari.

Rezoluta e UNESCO’s, organizata kulturore e OKB-së u miratua javën e shkuar, duke shkaktuar reagime të ashpra në Izrael.