Pas miratimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur Izraelin me abstenimin e tyre ndaj mocionit që detyron vendin hebre të ndalojë planet e ndërtimit të blloqeve të banimit në tokat e pushtuara palestineze.

“Kjo nuk është ishte një rezolutë kundër banesave, por ishte një rezolutë kundër Izraelit, kundër popullit hebre dhe kundër shtetit hebre. Shtetet e Bashkuara, sot thjesht sa kanë braktisur mikun e tyre të vetëm në Lindjen e Mesme”, deklaroi Steinitz, një prej njerëzve besnikë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Reagime për abstenimin e SHBA-ve në një çështje kaq të rëndësishme kanë ardhur edhe nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Paul Ryan, si dhe senatori John McCain, që të dy republikanë, të cilët kritikuan ashpër vendimin e administratës “Obama” për të abstenuar në votimin e Këshillit të Sigurimit.

Ryan tha përmes një deklarate se, abstenimi i Shteteve të Bashkuara ishte “absolutisht i turpshëm” dhe përbënte një “goditje ndaj paqes”. McCain, në deklaratën e tij shtoi se lëvizja e fundit e SHBA-ve “na ka përfshirë të gjithëve në këtë sulm të egër”.

/ TCH /