Të shumtë janë yjet që e kanë kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të mos i lejuar hyrjen në SHBA të myslimanëve nga disa shtete të caktuara.Jennifer Lopez ka shprehur habinë e saj për këtë vendim duke theksuar se kanë qenë pikërisht imigrantët ata që i kanë krijuar Shtetet e Bashkuara.Këngëtarja dhe aktorja me origjinë portorikane ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet një mbishkrim: “Të gjithë jemi imigrantë”.

“Sinqerisht, mendoj se tash jemi në një makth! Në një vend të themeluar nga imigrantët, si është e mundur që imigrant është bërë një fjalë e keqe!”, ka shkruar ajo.jlop

Postimit ia ka bashkuar ‘hashtagët’: “mos e ndalni askënd”, “jemi të bashkuar”, “jo ndalesës së myslimanëve”, “çohuni”, “dashuria është përgjigje”