Presidenti Gjorgje Ivanov sot do të takohet veçmas me liderët e partive politike, në të cilën do të bisedohet për situatën politike aktuale.

Konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Paralamentin e Republikës se Maqedonisë, janë me iniciativë të presidentit Ivanov.

Kabineti i Ivanovit njoftoi se takimi i parë do të realizohet në ora 12:00 me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në ora 13:00 më përfaqësuesit e “Aleancës për Shqiptarët”, në ora 14:30 më kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në ora 16:00 me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, dhë në ora 17:30 me kryetarin e VMRO-së Nikolla Gruevski.