Patenta përshkruan një pajisje e cila për pronarin, lejon kontrollin e plotë të automjetit. Kjo do të përfshijë ç’kyçjen e makinës, ndezjen e motorit dhe aktivizimin e gjërave të personalizuara të tilla si rregullimi i sendiljes etj.
Por ajo gjithashtu përshkruan se si kjo pajisje mund të përdoret për të autorizuar pajisje të tjera, për shembull kur i lini dikujt makinën tuaj.
Sipas asaj çfarë pretendohet nga Apple, ju do të jeni në gjendje ti tregoni mikut tuaj që makinën mund ta përdorin vetëm për disa orë, ose fëmijëve tuaj që ata mund ta përdorin atë vetëm ditën, dhe jo natën dhe vetëm brenda kufirit të shpejtësisë që ju i keni vënë!
Patenta është jashtëzakonisht e gjerë, duke përshkruar se si çdo pajisje elektronike mund të përdoret për të kontrolluar hyrjen për pothuajse të çdo lloj mjeti, jo domosdoshmërisht një makine krijuar nga Apple.