VMRO-DPMNE, pas refuzimit të Bashkimit Demokratik për Integrim ;për koalicionim, ka “kërcënuar” se askush përveç saj nuk mund të formojë Qeveri, ndërsa në komunikatën drejtuar mediave, partia e Gruevskit ka përmendur se vazhdon të mbetet në të ashtuquajturën “Manifest i 17 dhjetorit”.

“VMRO-DPMNE bashkë me koalicionin ‘Për një Maqedoni më të mirë’, si fituese në zgjedhjet e fundit, e cila fitoi mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe fitoi gjithashtu numrin më të madh të mandateve, vlerëson se formimi i qeverisë duhet të jetë në funksion të zgjidhjes së krizës politike dhe jo thellimin e saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim I pjekur dhe në funksion të tejkalimit të krizës dhe vënien e reformave në listën e prioriteteve në plan të parë. Çdo vendim tjetër vetëm se do të sjellë deri tek konflikte të reja dhe problem në shoqërinë edhe ashtu të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmërisë dhe zbatimit të cilat do qëllimeve programore. VMRO-DPMNE mbetet në pozicionet e saj parimore lidhur me çështjet strategjike nga interesi kombëtar dhe shtetëror dhe Manifestin e miratuar më 17 dhjetor të vitit 2016”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Ja çfarë përmban MANIFESTI i VMRO-DPMNE-së:

– Komisioni Shtetëror Zgjedhor solli vendime joligjore me qëllim anashkalimin e vullnetit zgjedhor të popullit. Puna u shëndrua në parodi. Kemi informacione për ndërhyrjen e zyrtarëve të huaj në mënyrë që të ndikojnë ndajë disa anëtarë të Komisionit shtetëror zgjedhor në drejtim të inxhinierisë paszgjedhore dhe falsifikimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve.

– Disa përfaqësues të pavarur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk janë të pavarur. Vendimet joligjore të KSHZ-së mund ti korrigjojë gjykata administrative, bëjmë thirrje të mos kryhet asnjë presion mbi gjykatën administrative nga ndokush. Nëse dhe gjykata administrative bie nën ndikimet dhe i konfirmon vendimet e Komisionit shtetëror zgjedhor dhe tërhiqet fitorja e VMRO-DPMNE-së dhe falsifikohet vullneti i shprehur lirshëm i qytetarëve të Maqedonisë, VMRO-DPMNE njofton se nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do ti pranon rezultatet e atij rivotimi.

– Nuk do të lejojë që “krimineli i abolicuar” Zoran Zaev të fomojë Qeveri me falsifikim të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

– VMRO-DPMNE nuk do të lejojë funksionimin e institucioneve me vullnetin e falsifikuar të qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve, të cilët nuk e kanë legjitimitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

– Shteti duhet të mbajnë vendime sovrane. Disa ambasadorë filluan shumë të përzihen në politikën e brendshme të shtetit. Ajo duhet të ndalet. Mbesim të hapur për komunikim me të gjithë ambasadorët dhe përfaqësues të vendeve të tjera, por disa ambasadorë, të cilët filluan shumë të përzihen në politikën e brendshme duhet të ndalen të bëjnë atë.

– VMRO-DPMNE nuk do të lejojë ndërhyrje të mëtejshme të ambasadorëve në çështjet e brendshme politike dhe kërkojmë të qëndrojnë në kuadër të mandateve dhe kompetencave të tyre si diplomatë.

– VMRO-DPMNE largohet nga formati i takimeve dhe negociatave me partitë politike në të cilat përfshihen ambasadorë, ndërmjetësuesit e huaj, përfaqësues nga vendet tjera ku negociojnë apo sjellin vendime për të cilat në çdo shtet vendosin përfaqësuesit të zgjedhur nga populli.

– VMRO-DPMNE në të ardhmen nuk do të pranojë zgjidhje jostabile dhe hibride në cilindo sektor në qoftë se të njejtat nuk ekzistojnë në vende të tjera – vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

– VMRO-DPMNE nuk do të pranojë dhe nuk do të lejojë kanonizimin dhe ridefinimin e shtetit nën çfarëdo kushte dhe çfarëdo rrethanash.

– Do të luftojmë për DESOROSIZIM të Republikës së Maqedonisë dhe forcimin e shoqërisë civile të pavarur e cila nuk do të jetë nën kontrollin e askujt. Do të qasemi në rregullimin e falsifikimit të fondacioneve dhe organizatave joqeveritare sipas modelit të demokracive më të përparuara në botë.

– VMRO-DPMNE, historikisht, dhe në të tashmen dhe në ta ardhmen ka qenë dhe do të jetë parti me orientim pro-perëndimor, orientimi jonë është antarësimi në NATO dhe BE dhe marrëdhënie strategjike me SHBA. Vlera themelore e NATO-s dhe BE-së dhe SHBA-së është demokracia. Dhe ky manifest është manifest për mbrojtjen e demokracisë në Republikën e Maqedonisë, shtoi Gruevski para qytetarëve të cilët protestuan para Komisionit shtetëror zgjedhor. /koha.mk/