Gjykata franceze ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Haradinajt pasi siç ka thënë ajo, nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat formale nga Serbia.

Arsyetimi i vendimit të Gjykatës franceze renditet në katër pika të cilat çuan që gjykata të mos e ekstradoj Ramush Haradinajn në Serbi, transmeton lajmi.net.

* Gjykata ka konsideruar se në kërkesën e 01/06/2017 nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat formale të nevojshme nga ana e Serbisë.

*Franca ka kërkuar fakte dhe dëshmi të reja dhe jo ato me të cilat është marrë gjykata e Hagës.

*Ramush Haradinaj nuk ka qenë dakord që të ekstradohet në Serbi.

*Gjykata konsideroi se ekstradimi i Ramush Haradinajt do të llogaritej si padrejtësi dhe do të kishte pasoja të rënda.