Zinedine Zidane nuk është i shqetësuar për mungesën e golave nga Cristiano Ronaldo
Katër herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, po kalon sezonin më të dobët që nga transferimi nga Manchester United në vitin 2009. Ai deri më tani ka shënuar 21 gola në gjitha garat, shifra këto aspak të ngjashme me ato që jemi mësuar t’i shohim nga portugezi për gjashtë vite me radhë.

“Të gjithë e njohim Cristianon. Ai gjithmonë shënon, dhe kur nuk e bën këtë, bëhet nervoz, por sot nuk u pa një gjë e tillë. Nuk jam aspak i shqetësuar për këtë”, tha Zidane, i cili beson se do të vijnë golat për portugezin.

Portugezi nuk po kalon një sezon të mirë, në 18 ndeshje në La Liga, ai ka shënuar vetëm 14 gola.