“Ne si Lëvizje BESA, gjegjësisht koalicioni Rilindje me BESË, e kemi thënë disa herë që nuk kemi mundësi të fillojmë bisedime me parti krerët e të cilëve dyshohen nga PSP për përfshirje në krim, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës. Me këtë lidership të VMRO-së nuk ka asnjë shans që të koalicion për formimin e qeverisë.” deklaroi  Orhan Murtezani.

“Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA ka paraqitur tre parakushte për bisedime për formimin e qeverisë së ardhshme, njëra ndër ato kushte është që marrëveshja të jetë transparente për opinionin dhe të jetë e afatizuar. Nëse vjen deri te shkelja e afateve natyrisht që do të pasojnë sanksione” shtoi Murtezani.