Mot me vranësira dhe i ftohtë e me periudha të ngrohta, posaçërisht në pjesët perëndimore, do të mbizotërojë sot në Maqedoni. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura më e lartë e ajrit do të jetë në interval prej 0 deri në 4 gradë.

Në verilindje në mëngjes ka pasur vranësira mesatare, ndërsa në luginën e Strumicës mjegull të dobët.

Temperaturë më të ulët deir në orën 8 është matur në Gjurishte dhe Mavrovë -6 gradë pas të cilave pasoja Pozharane, Kumanova, Krusheva dhe Berova me -5, Llazaorpole, Kriva Pallanka, Shkup Petrovec, Tetovë dhe Dibër me -4, Topollçan, Shkup dhe Vinicë me -3, Prilep dhe Shtip me -2, Pretor, Manastir dhe Demir Kapi me -1 dhe Strumicë dhe Ohër 0 gradë. Temperaturë nën zero mëngjesin e sotëm është matur në pjesët jugore të shtetit, gjegjësisht në Dojran dhe Gjevgjeli -1 gradë.

Më shumë borë ka në Mavrovë 84 centimetra, pastaj në Llazaropole 61, Pozharane 60, Gjurishte 48, Krushevë 39, Manastir 38, Tetovë 37, Berovë 33, Shkup Petrovec 25, Topollçan 24, Dibër 22, Demir Kapi, Kumanovë, Shkup Zajçev Rid 21, Kriva Pallankë 13, Strumicë 12, Shtip 9, Pretor 8, Prilep 7 dhe Vinicë 6 centimetra.

Reshje shiu gjatë 24 orëve të kaluara kanë rënë në Berovë deri në 3 litra në një metër kub, në Demir Kapi deri në 2l/m2 dhe në Strumicë, Kriva Pallankë, Shtip dhe Gjevgjeli deri në 1 l/m2.

Në kryeqytet moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët mesatare veriore, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 1 gradë Celsius.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike për uikend paralajmëron mot stabil me rënie të temperaturave të mëngjesit edhe nën zero gradë. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes. Reshje të reja të borës dhe shiut priten nga e hëna në orën e mbrëmjes dhe të martën, të cilat do të jenë lokale dhe me intensitet më të dobët.