Partitë politike publikojnë vendet prej ku do të nisin tubimet parazgjedhore më 21 nëntor. VMRO DPMNE nga Ohri, LSDM nga Prilepi, BDI nga Likova, ndërsa FRODEM nga hoteli “Kontinental” në Shkup do ta fillojnë fushatën sivjet.

Nga LSDM thonë se fushata do të jetë standarde, gjatë ditës takime me qytetarët ndërsa gjatë natës mitingje.

Nga BDI thonë se promovimi i kandidatëve do të jetë të dielën më 20 nëntor, me konventën që do të mbahet prej orës 17 në qendrën e sporti “Boris Trajkovski”.

Në mënyrën e njëjtë do të veproj edhe FRODEM. Lideri i këtij Koalicioni, Jove Kekenovski thotë se në qytetet më të mëdha do të kenë tubime.