Adolf Hitler kishte vrarë me në dhomat me gaz rreth 6 milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, ai refuzonte të përdorte gazin sarin ndaj ushtrive armike të tij, përkundër këshillave të shumta nga ushtarakët nazistë.
Gazi sarin u përdor ditë më parë nga Presidenti sirian Bashar al-Assad në një sulm ndaj civilëve në Idlib të Sirisë.

Sarini, gazi vdekjeprurës, ishte zbuluar aksidentalisht nga një shkencëtar nazist më 1943, derisa ai po përpiqej të gjente një helm për të vrarë insektet. Misteri pse Hitleri nuk donte ta përdorte sarinin, edhe pse e kishte, ka tunduar hulumtuesit për vite me radhë, shkruan Washington Post, transmeton gazetametro.net

Historianët argumentojnë se Hitleri nuk donte ta përdorte gazin sarin, sepse ai vet ishte viktimë e një sulmi me gaz të një lloji tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore, më 1918. Hitleri kishte shpëtuar mrekullisht, duke mbetur për një kohë edhe pjesërisht i verbër. Këtë ai e përshkruan edhe në  autobiografinë ‘Lufta Ime’.

Megjithatë, Hitleri nuk kursente asgjë në betejën e tij kundër botës. Por, sarinin nuk e përdori kurrë, dhe kjo vazhdon të mbetet mister në mendjet e shumë historianëve.