SPB Kumanovë ka dal me detaje lë lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku deputeti i LSDM-së, Maksim DImitrievski ka pohuar se është sulmuar nga disa persona në një lokal.

“Më 06.04.2017, rreth orës një pas mesnate, në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, është paraqitur personi M.B, i punësuar në restorantin ‘Palas’, që ndodhet në lagjen Vera Kotorka-Kumanovë dhe ka paraqitur prishje të rendit dhe qetësisë publike. Menjëherë pastaj personi Z.A është paraqitur se në restorantin e përmendur, biri i tij V.A, ka qenë i sulmuar nga ana e personit M.D nga Kumanova- deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili dy herë e goditi me grushta në fytyrë pas çka I ka shkaktuar lëndime të dukshme. Rasti i paraqitur është zbardhur dhe kundër autorit M.D do të do ketë kallëzim adekuat.”, thuhet në raportin e policisë.