Me gjasë që shumë njerëz gjithmonë janë kureshtarë rreth Zvicrës. Sidomos kur është fjala për kushtet e punës dhe ekonominë e vendit, e cila me të drejtë shikohet me lakmi nga qytetarët mbarë botës.
Sipas një studimi të ri nga Qendra Zvicerane për Hulumtime Ekonomike (KOF), në Zvicër punëtorët punojnë mesatarisht 1562 orë në vit.

 

Në vitin 1950, punëtorët zviceranë kishin regjistruar edhe 2400 orë në vit, siç shkruan “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.

Derisa njerëzit punonin viteve shtatëdhjeta 49 orë në javë, tani janë më pak se 42 orë. Orari i punës është pak më i lartë se në Francë (1474 orë), edhe pse koha e lejuar ligjore prej 35 orësh në javë është shumë e ulët.

Sipas “NZZ am Sonntag”, arsyeja për diferencën e vogël është pjesa e lartë e punës me orar të shkurtuar në Zvicër. 37 për qind, shifra është rreth dy herë më e lartë se në Francë. Vetëm 41% e grave punojnë me orar të plotë. Dhe, përqindja e njerëzve ka rënë në 83%.

Për statisticienët, personat që kanë një gjysmë dite në javë konsiderohen gjithashtu të punësuar plotësisht.

Nëse gjeneratat e mëparshme gëzonin dy javë pushime në vit, tani kemi mesatarisht 5.2 javë. Dhe, në vitin 1950 vetëm një në shtatë persona mund të pushonin një të shtune.

Michael Siegenthaler, studiues i NZZ, tha se rënia masive e orëve të punës tregon rritjen mbresëlënëse të prosperitetit zviceran.

Sa orë në javë punojnë në vendet e tjera? Në Austri (1608 orë), në Britani e Madhe (1674 orë) dhe veçanërisht në SHBA (1770 orë). Gjermanët arrijnë vlerën më të ulët me 1371 orë në vit.

Sipas “NZZ am Sonntag”, në Korenë e Jugut punojnë 2213 orë, kaq shumë kishin punuar në Zvicër për herë të fundit në vitin 1966.