Është raportuar se Noizy dhe simpatizuesja seksi e Kombëtares, Rike Roci, janë në lidhje dashurie.

Të paktën këso aludimesh ka dhënë  faqja ‘Vipat  e Bllokut’ përmes një fotografie  të hedhur në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net

Në foto dyshja shihet se kanë veshur të njëjtën bluzë, prandaj edhe ka ardhur ky supozim.

Po ashtu, faqja ka kujtuar edhe kohën kur Marina dhe Geti kishin dalur me të njëjtën bluzë dhe mohonin lidhjen e tyre.

Një rast i njëjtë ka qenë edhe me Elita Rudin dhe Bekim Balaj.

Mirëpo, nuk dihet nëse Noizy dhe Rike janë në lidhje, apo kanë pasur ndonjë romancë të shkurtë.

Kjo se, ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe asnjëherë nuk ka dalur tjetër dyshim për këtë lidhje.

Screenshot_2-28