Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva në një intervistë për Dojçe Vele shprehet e bindur se Specialja do të fitojë mundësinë që deri në fund të përfundojë punën e saj. Ajo vlerëson së në 10 vitet e kaluara në Maqedoni, kanë ndryshuar vlerat morale.

Sipas saj ky dhjetë vjeçar i sundimit të VMRO-DPMNE-së është përplot veprimtari kriminale dhe shantazhe. Ajo pret që të vazhdohet mandati i PSP-së, dhe i fton të gjithë qytetarët që kanë dëshmi për veprimtari kriminale edhe më tej të punojnë me prokurorinë speciale.

Pritjet e saja janë se ish kryeministri, Nikolla Gruevski do të nxirret para gjykatës dhe do të përgjigjet për dyshimet dhe akuzat që rëndojnë mbi të, por ajo refuzon të japë parashimim për rrjedhën e këtij procesi duke u thirrur në barazinë përpara ligjit dhe prezumimit të pafajësisë.

Po gjithsesi ajo nuk ka dilema se në këto 10 vitet e kaluara është qeverisur me vepra kriminale dhe shantazhe.

Me marrëveshjen e Përzhinos, PSP fitoi një mandat përej 18 muajsh për të hetuar dhe proceseuar inçizimet nga bisedat e përgjuara telefonike të cilat i publikoi opozita e atëhershme. Mandati i kësaj prokurorie përfundon në funt të qershorit të këtij viti. Nga VMRO-DPMNE-ja në disa raste ka bërë të qartë se është kundër vazhdimit të mandatit, por shumica parlamentare dhe faktori ndërkombëtar insistojnë që kjo prokurorita përfundojë deri në fund punën e saj. Pritet që pas formimit të qeverisë së re që do të jetë primare për Kuvendin, njëra nga pikat e rendit të ditës në Kuvend, të jetë pikërisht vazhdimi i mandatit të PSP-së, për të cilën tani më ka shumicë.