Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, i ka vizituar disa memoriale në Hawaii, para vizitës së tij në Pearl Harbor, porti i Shteteve të Bashkuara që u sulmua nga japonezët në vitin 1941.

Abe do të shoqërohet nga presidenti amerikan Barack Obama, dhe kjo do të jetë vizita e parë e liderëve të të dyja vendeve që nga sulmi.

Abe do të lutet për ata që humbën jetën në këtë sulm, por nuk do të kërkojë falje, kanë deklaruar nga zyra e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sulmi japonez në Pearl Harbor kishte lënë të vdekur 2300 njerëz dhe bëri që SHBA-ja të përfshihet në luftën e dytë botërore.