Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, Agron Selimaj, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij.

Në letrën e dorëheqjes së tij (drejtuar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa), që mund ta shihni më poshtë, ai falënderon bashkëpunëtorët, ndërkaq shprehet krenar që ka kontribuuar në çështjet e sigurisë së Kosovës. Por, nuk cek arsyet e dorëheqjes.

Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015. Dorëheqja e tij vjen pak ditë pasi në media u raportua për një serë shkeljesh të nxjerra nga një raport i auditimit të brendshëm në AKI. Ndërkaq, jozyrtarisht thuhet se dorëheqja ndërlidhet me mungesën e informacioneve për ngjarjet në veri të vendit.

 

unnamed_1485534035-2852579

 

unnamed-1_1485534037-4135422