Dëshironi të zëvendësoni gjalpin me vaj ulliri në recetat tuaja të preferuara? Mundësitë janë që të funksionojë. Ndryshe nga gjalpi, vaji i ullirit ka pak yndyrna të ngopura dhe është i pasur me antioksidantë. Ndryshe nga vajërat e tjerë vegjetalë, vaji i ullirit ka një shije unike që mund ta bëjë më aromatike recetën. Rekomandohet vaji extra-virgin sepse është i cilësisë më të lartë dhe ka më shumë antioksidantë dhe shije natyrale ulliri.

Ja disa këshilla për zëvendësimin e gjalpit me vaj ulliri:

Mat saktë. Zëvendëso tre të katërtat e sasisë së gjalpit në një recetë, me një sasi vaj ulliri. Nëse receta kërkon një pako gjalpë, që do të thotë 8 lugë gjelle, përdor 6 lugë gjelle vaj.

Për të gatuar mish dhe perime: Për pjata të shijshme ku mishi ose perimet janë të gatuara në pllakën e sobës ose në furrë, si tiganisje, skuqje, apo pjekje, ju mund të zëvendsoni pothuaj gjithmonë gjalpin me vaj. Kini parasysh që vaji i ullirit ka një shije të fortë që është shumë ndryshe nga gjalpi. Ai mund të ketë shije të mprehtë dhe pikante ose të butë e të lehtë. Provojeni vajin para se të gatuani me të që të dini si do e ndryshojë shijen e recetës.

Për të përgatitur makarona: Ju mund të zëvendësoni lehtësisht gjalpin me vajin e ullirit, veçanërisht në recetat që kanë shumë perime të freskëta. Zgjidh receta që kanë salca të lehta dhe shmang ato të rëndat kremoze që kërkojnë gjalpë. Recetat e rostos së pulës ose derrit janë gjithashtu të mira për të inkorporuar vajin e ullirit.

Për pjekje: Kur piqni, vaji i ullirit nuk është gjithmonë një zëvendësues i mirë për gjalpin, veçanërisht kur receta kërkon gjalpë të rrahur me sheqer. Ai proces u jep gatimeve të pjekura një përbërje të lehtë dhe të shkrifët që nuk mund të arrihet me vaj ulliri. Në vend të tyre, për një zëvendësim pa pasoja, zgjidh receta që kërkojnë gjalpë të shkrirë ose yndyrna të tjera të lëngshme që do kenë një rezultat më të mirë. Vaji i ullirit do shkonte shumë mirë për brownie të të gjitha llojeve, me çokollatë deri te ato me kunguj, muffin dhe kek të thjeshtë të shpejtë.