Për kryetarin e Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, është thelbësorë procesi eurointegrues, e jo data, diçka që sipas tij, Maqedonia e ka kuptuar.

Në intervistën e tij për Deutsche Welle (DW), Juncker thotë se Maqedonia bën përparim të madh në drejtim të Evropës, dhe se me rëndësi këtu është cilësia e përparimit, e jo kalendari kohor.

Ai shprehet se nga vizita në Maqedoni ka kuptuar se vendi po ec përpara, mirëpo thekson se nuk i ka premtuar datë asnjë shteti të rajonit, diçka që nuk do ta bëj edhe më tutje./Telegrafi/