Kryetari i Unionit të Dijetarëve Mysliman, Jusuf Kardavi, ka lëshuar një mesazh pas sulmit të ulët terrorist që ndodhi dje në Stamboll, transmeton KosovaPost.

“Siguria e Turqisë do të thotë siguria e të gjithë botës islame”, është mesazhi i dijetarit Kardavi.

Ai në profilin e tij zyrtar në Twitter shkruan se “I dënoj fuqishëm sulmet terroriste në Ortakoy të Stanbullit. Siguria e Turqisë do të thotë siguria e të gjithë botës islame. Forcat e huaja që duan të shkatërrojnë Turqinë nuk kanë te ndalur, çdo ditë e sulmojnë, populli turk duhet të jetë i bashkuar që t’ua prish lojen atyre”.