Juventusi është duke monitoruar David De Gean

Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Gigi Buffonm pritet të pensionohet në verën e vitit 2018. Kjo ka shtyrë Zonjën e Vjetër që të gjejë një pasardhës të 39 vjeçarit dhe sipas Le Figaro dhe The Sun, synimi është portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, për të cilin interesohet edhe real Madridi.

Favoriti kryesor për ta zëvendësuar Buffonin është i riu Gianluigi Donnarumma, por vështirë se Milani do të pranojë ta humbë yllin e ri.

Juve gjithashtu është duke monitoruar edhe portierin e Genoas, Mattia Perin, i cili aktualisht po rikuperohet pas problemeve me ligamente.