Në prag të Super Cup 2017 në Arenën kombëtare ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, përveç informacioneve për përgatitjen e aktiviteteve të shumta që janë planifikuar për tifozët të të dy klubeve futbollistike, Kalaja e Shkupit do të ndriçohet me ngjyrat zyrtare të UEFA Super Cup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumë plaketa dhe flamuj të vendosur, Shkupi me aktivitetet shtesë zbukuruese, ku me pamjen e re pritet t’i kalojë të gjitha pritshmëritë e atmosferës euforike për kohën e ndeshjes.

Bashkia e Shkupit organizon ‘zonën neutrale të tifozëve’ e cila do të jetë në sheshin ‘Maqedonia’. Në këtë zonë do të organizohet një pjesë e madhe e aktiviteteve të parapara.

Më 7 dhe 8 gusht, aktivitetet e programit do të fillojnë në ora 11:00 dhe do të zgjatin deri më ora 19:00. Përndryshe më 8 gusht në Shkup, do të përballen dy klubet gjigante në botë Real Madrid – Manchester United. /Telegrafi/